Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha: E djathta është porta e Perëndimit, Rama simbol i bllokimit

Berisha: E djathta është porta e Perëndimit, Rama simbol i bllokimit

Postuar: 15/05/2013 - 10:02

Një ditë pas çeljes së fushatës elektorale në Tiranë, PD e vijoi atë në qytetin e Durrësit, ku prezantoi edhe kandidatët për këtë qark. Berisha e ka cilësuar alternativën e djathtë si uraganin e fitores së 23 qershorit. “Në Durrës ka zbarkuar sot uragani i fuqishëm i fitores së 23 qershorit, i vazhdimit të ecjes përpara drejt Durrësit të zhvilluar, Shqipërisë së zhvilluar, Durrësit europian dhe Shqipërisë europiane”, tha Berisha. Kryeministri Berisha sulmoi ashpër kreun e Partisë Socialiste për bllokim të integrimit. “Si ka mundësi që në 22 vjet me radhë të gjitha ngjarjet e mëdha të integrimit, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, NATO, marrëveshja e Stabilizim Asociimit, liberalizimi i vizave, propozimi i statusit, të lidhen vetëm me emrin e PD-së. Ne nuk kemi qene 22 vite në pushtet, kemi njohur pushtetin dhe opozitën, dhe kemi qëndruar në mbështetje të fuqishme të integrimit, kurse ata nuk kanë hedhur as dhe një firmë për integrimin”, tha Berisha. Kryeministri Berisha theksoi se sot përballen mes tyre dy alternativa. Sipas tij, alternativa e djathtë është ajo e vlerave dhe lirive, kurse ajo e majtë, e shkatërrimit dhe bllokimit. “Sot përballen dy qëndrime, dy alternativa. Përballet alternativa jonë e bazuar në vlerat më të mira në liritë familjen në kombin dhe integrimin. Kjo alternativë na udhëhoqi ne dhe këto 20 vite, mundi dhe djersa juaj, e emigrantëve shqiptarë kudo që janë, reformat tona bënë të mundur që të ngrihemi nga një mjerim i paparë ndonjëherë dhe të ecim të sigurt në rrugën e begatisë dhe prosperitetit”, tha Berisha. Kryeministri vlerësoi programin e PD sa i përket hapjes së vendeve të reja të punës. “Ne shkojmë në këto zgjedhje me programin më të shkëlqyer më të sigurt, konkret për punësimin e qytetarëve shqiptarë. Detrat e ekonomisë europiane dhe botërore kanë qenë më me tallaze se kurrë, por ekonomia shqiptare, në vitet më të vështira, ia doli me sukses të ruajë rritjen e saj. Ia doli të krijojë vende pune dhe të japë ulje të papunësisë. Këto vite në kulmin e një krize, besimi ynë tek liritë tuaja, iniciativa juaj e lirë ka bërë që Shqipëria të marrë më shumë se kurrë investime të huaja, të krijojë vende pune. Në këto vite, Durrësi, i shekujve dhe mijëvjeçarëve, Shqipëria me brigjet dhe malet e saj, janë ngritur në kurorën e vendeve turistike të botës. Janë krijuar kështu mijëra e qindra vende pune”, tha Berisha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 08:05

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.

Postuar: 21/08/2019 - 07:50

Me ngritjen e SPAK, hapi i radhës që do të vijojë është Byroja Kombëtare e Hetimit.

Postuar: 20/08/2019 - 23:58

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me procesverbalin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Be