BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Politike

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e

Presidenti Ilir Meta edhe ish-kryeministri Sali Berisha duket se janë të dy kundër bashkëpunimit PD-PS. Në një intervistë televizive Berisha, teksa komentoi ftesën për bashkëpunim që kryeministri Edi Rama i bëri kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka konsideruar atë si një lutje humbësi. Berisha u shpreh se kjo qeveri nuk ka program dhe për këtë i lutet kundërshtarit për bashkëqeverisje. “Është lutja e humbësit kjo e Edi Ramës. Ai po e ndjen humbjen me të gjithë qenien e tij. Ai është në panik, në lodhje të madhe fizike. Në çdo paraqitje del me këmisha dhe bluza të gjata deri në gju, dëshmi e problemeve të tij fizike. Një njeri që nuk ka program, por që po shikon fundin e tij, i lutet kundërshtarit, të cilin e quante kukull deri pardje. Basha ia ka kthyer qartë përgjigjen. Rama po punon thjesht për të qëndruar në krye të PS-së”, tha ai. Ndër të tjera, Berisha u shpreh se me kryeministrin Rama nuk mund të ketë asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje duke i çuar kështu një mesazh të qartë edhe liderit demokrat të refuzojë bashkëpunimin. Sipas Berishës, të bashkëqeverisësh me kryeministrin Rama do të thotë ta çosh vendin pas dhe jo drejt Europës. “I garantoj plotësisht shqiptarët, që marrëveshja e vjetër nuk nënkuptonte bashkëqeverisjen me Edi Ramën. E dyta, përjashtohet në mënyrë kategorike bashkëqeverisja, pasi atë nuk e do asnjë shqiptar, i vendosur apo i pavendosur qoftë. Të bësh aleancë me Ramën është që të “martohesh” me korrupsionin, të bësh aleancë me Ramën është të shohësh drejt Azisë, jo Europës, të bësh aleancë me Ramën do të thotë të përjashtosh investitorët e huaj. Çdo shqiptar e kupton që kjo do të ishte vdekje e ëmbël e demokracisë. Do të bashkëpunojmë me opozitën për integrimin e vendit, por jo bashkëqeverisje”, tha Berisha.

Reagon Meta

Lidhur me bashkëqeverisjen ka reaguar dje edhe presidenti Ilir Meta. Nga Vlora në një intervistë televizive, ai e cilësoi diversion deklaratën e Ramës. Ndërkohë që paralajmëroi hapur Bashën. “Kjo është çështje që i takon atij. Ka dashur të bëjë diversion dhe asgjë tjetër. Kjo është fushatë e pakuptimtë. Nuk ka përballje mes pretendentëve për kryeministër. Ndaj një të marri djegia e mandateve ishte veprim i dëmshëm. Unë opozitën e kam kritikuar. Për zgjedhjet e 25 prillit nuk do ketë justifikim dhe opozita duhet të marrë masa”, tha ai.

Berisha flet për zgjedhjet

Teksa foli për zgjedhjet e 25 prillit, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se këto zgjedhje janë të një rëndësie historike, ndërsa vijoi më tej duke vlerësuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha dhe fushatën e tij. Ai theksoi se ka parë edhe një interes të madh nga ana e qytetarëve lidhur me programin e PD dhe për të marrë pjesë në këto zgjedhje. “Nëse zgjedhjet e ‘92 ndanë epokat për Shqipërinë e shqiptarët, zgjedhjet e 25 prillit 2021 ndajnë gjeneratat që këto zgjedhje sjellin në pushtet një gjeneratë të re që është rritur e formuar në sistem demokratik, një kryeministër që nga vitet 1930 do jetë i pari i shkolluar në universitetet më të mira perëndimore janë të një rëndësie historike dhe po e përjetoj me gëzim të veçantë qoftë fushatën e shkëlqyer të Bashës dhe reagimin e qytetarëve shqiptarë në përqafimin e këtij programi në vetëdijen e interesit qytetar shoqëror e kombëtar të këtyre zgjedhjeve të gjeneratave”, tha Berisha. Sa u përket deklaratave të presidentit Meta dhe pjesëmarrjen e tij në fushatë, ish-kryeministri Berisha u shpreh se presidenti po mbron Kushtetutën. Ai theksoi se ky i fundit nuk është duke bërë fushatë. “Presidenti është i detyruar që ta mbrojë Kushtetutën, nuk mund të shmangë dhunimet flagrante të përditshme të saj. Ai nuk po bën fushatë, por po denoncon thyerjen e parimeve dhe normave të zgjedhjeve të lira. Është luftarak në mbrojtje të Kushtetutës, pasi duhet pranuar që kur të gjitha palët janë në fushëbetejë, ligji dhunohet nga qeveria dhe kjo e lëndon presidentin, i cili ka detyrë mbrojtjen e Kushtetutës”, shpjegoi Berisha.