Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha i kundërpërgjigjet Ramës: Ke hyrë në këtë betejë, lufto, administrata e lirë të bëjë fushatë

Berisha i kundërpërgjigjet Ramës: Ke hyrë në këtë betejë, lufto, administrata e lirë të bëjë fushatë

Postuar: 18/05/2013 - 14:16

Për kryeministrin Berisha, energjia është një faktor vendimtar për zhvillimin e Shqipërisë. Ndërsa ka marrë pjesë në përurimin e nënstacionit elektrik në Fushë Mbret të Elbasanit, Berisha kërkoi që qytetarët e vendit dhe bizneset të marrin energji elektrike në mënyrë të pandërprerë. “Elbasani është një nyje mjaft e rëndësishme në Shqipëri. Qytetarët e vendit dhe bizneset duhet të marrin energji elektrike në mënyrë të pandërprerë, pasi energjia është një faktor vendimtar për zhvillimin e Shqipërisë.

Para pak vitesh Shqipëria ishte një rreth vicioz, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike me orë të tëra në të gjitha qytetet dhe fshatrat. Në mbarë vendin gumëzhinin gjeneratorët që ishin një taksë e dytë për biznesin. Por ne e mbajtëm premtimin tonë, se do ti jepnim fund ndërprerjes së energjisë elektrike”, u shpreh Berisha.

Berisha i ka bërë thirrje edhe kryesocialistit Rama që të mos fyejë punonjësit e administratës që dalin në mitingje elektorale. “Nuk besoj kurrë se ka ekzistuar ndonjëherë ne Evropë një opozitë e tillë. Rama deklaron se ata që vijnë në sheshin e PD, ata janë robër. Unë i them atij zotërisë se duhet të mbajë zemërimin, nervozizmin. I them nëse ke hyrë në këtë betejë, lufto, qëndro aty, por jo fyerje kolektive, se punonjës të kësaj administrate, në Shkodër e në Vlorë nuk janë robotë, por janë qenie shoqërore, politike dhe sa kohë të votohet Sali Berisha, ata do dalin në sheshe me cilën forcë politike të duan”.

“Ata kanë të gjitha të drejtat politike të dalin në mitingje, përveç ushtarakëve, punonjësve të policisë dhe punonjësve informativë të shtetit. Të gjithë të tjerët jeni të ftuar të ushtroni vullnetin tuaj, të mbroni në fushatë pikëpamjet që dëshironi, ndaj dhe i nderuar zotëri nis e shkon në Gjirokastër dhe shpall e fyen punonjësit. U thua robër. Një mesazh më erdhi, më thoshte,  z.kryeministër se ne jemi njerëz të lirë, ai mesa duket është rob i së shkuarës së tij, nuk kemi ç’ti bëjmë. Po, po, por unë ju ftoj të injorojmë sharjet, akuzat, trillimet dhe të vazhdojmë me vepra si kjo, me rrugë, shkolla, në mbështetje të fermerëve”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 08:05

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.

Postuar: 21/08/2019 - 07:50

Me ngritjen e SPAK, hapi i radhës që do të vijojë është Byroja Kombëtare e Hetimit.

Postuar: 20/08/2019 - 23:58

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me procesverbalin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Be