BREAKING NEWS

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të
x
BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën,
x
BREAKING NEWS

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane
x
BREAKING NEWS

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe tregon si po shkon drejt burgut ish-kryeministri, zbardh planin e tij për të shkaktuar sërish vrasje politike

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe
x

Politike

PD-ja shkon në Primare e përçarë, Agron Shehaj tregon çfarë është më e mira për Partinë Demokratike

PD-ja shkon në Primare e përçarë, Agron Shehaj tregon

Deputeti Agron Shehaj është pyetur mbrëmjen e sotme për agrën e primareve dhe zgjedhjet vendore të 14 majit, në kohën kur PD-ja dhe grupi i Enkelejd Alibeajt po dalin me kandidatë të veçantë. Shehaj tha në një intervistë se primaret kanë ecur shumë mirë, pavarësisht kontestimeve.

“Partia Demokratike ka ndërmarrë pasi premtoi një iniciativë si është ajo e primareve për të identifikuar dhe përzgjedhur kandidatët. Është partia e parë në Shqipëri në këto 30 vjet, që pyet anëtarësinë dhe sipmatizantët se kush do të jenë kandidatët. Nuk i vendos më kryetari apo vetëm forumet e larta të Partisë Demokratike. Sigurtisht, kjo është hera e parë që bëhet në Shqipëri, është hera e parë që e bënë Partia Demokratike dhe sigurisht ka patur edhe probleme, ka patur edhe kontestime. Por, unë mendoj që procesi në përgjithësi ka ecur shumë mirë dhe sigurisht zgjedhjet e ardhshme, primaret e ardhshme do të reflektojnë problemet që mund të kenë ndodhur në herën e parë që bëhet ky process”, u shpreh ai.

I pyetur mbi pritshmëritë për rezultate të kënaqshme në zgjedhjet vendore me PD-në e ndarë në grupe, deputeti tha se PD nuk është më e përçarë.

“PD në fakt mund të quhej e përçarë kur filloi procesi, kur filloi përplasja brenda PD, ku kishim dy pjesë që pretendonin se kishin shumicën. Por, pasi u bënë zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, pasi votuan anëtarët e PD dhe sidomos pasi votuan edhe votuesit në zgjedhjet e parakohshme u bë e qartë se kush e ka shumicën brenda Partisë Demokratike. Aktualisht që flasim në PD vazhdon të mbetet një fraksion gjithnjë e më i vogël dhe ka një mbështetje gjithnjë e më të vogël brenda PD, po flasim për disa përqindje. Kështu që nuk do ta quaja të përçarë Partinë Demokratike, sigurisht kemi një problem në lidhje me grupin parlamentar brenda Parlamentit të Shqipërisë ku një pjesë e deputetëve të zgjedhur me votat e Partisë Demokratike, me votat e demokratëve, nuk njohin vendimet e demokratëve dhe anëtarësisë edhe vazhdojnë të kenë pretendime, në këndvështrimin tim, të uzurpojnë në njëfarë mënyre, postet që iu takojnë përfaqësuesve të PD-së në parlament siç është kryetari i grupit parlamentar dhe kryetar i partisë më të madhe opozitare në parlament”, theksoi Shehaj.

Për i përket shpalljes së Berishës “non grata”, ai deklaroi se kjo gjë ndikon te PD, por theksoi se ka marrë konfirmimin e votuesve për të qenë kryetar.

“Nëse po paguan... Partia Demokratike… sigurisht fakti që zoti Berisha është shpallur…, lideri i opozitës është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara është një gjë që nuk ndihmon, s’ka dyshim që nuk ndihmon. Por nga ana tjetër zoti Berisha është zgjedhur lider i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike nga anëtarësia dhe pastaj ka marrë edhe konfirmimin e votuesve të Partisë Demokratike. Sigurisht që do të ishte më mirë të mos ishte shpallur “non grata”, kjo s’ka dyshim”, nënvizoi deputeti.

 

Më të lexuarat