BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Politike

Berisha i vendosur kundër SHBA për të mos dorëzuar mandatin e deputetit, kërcënon Bashën me rikthim në krye të PD

Berisha i vendosur kundër SHBA për të mos dorëzuar mandatin

Pavarësisht shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-kryeministri Sali Berisha duket i vendosur për të mos dorëzuara mandatin e deputetit që mori në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Teksa ishte i ftuara dje përballë gazetarit Çim Peka në “Syri Tv’, ish-kryeministri Berisha deklaroi se ai nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen si deputet. Ai ritheksoi se do të jetë 3 herë më shumë aktiv në politikë. Madje, Berisha deklaroi se do të kërkojë deri në fund që të dalë një fakt kundër tij. “Unë po kërkoj një fakt. Kur të paraqitet një fakt i vërtetë dhe jo i trilluar unë marr çdo vendim. Por që unë të tërhiqem par shpifjes. Përkundrazi, tre herë më aktiv për të mbrojtur dinjitetin tim. Po të marrësh diskutimet e mia në grupin e PD unë kam diskutuar për të drejtat e njeriut. I dyti është interesi kombëtar. Nëse PD shkel këto parime, unë do bëj gjithçka që PD të kthehet në këto parime. Unë nuk mund të pranoj shpifjen. PD nuk ka asnjë problem me këtë betejë. Unë po kërkoj prova e fakte. Më thuaj si e kam pasuruar veten. Unë do i shkoj deri në fund të vërtetës. Kush nuk e pëlqen të mos e pëlqejë”, deklaroi ai.

Berisha kërcënon Bashën

Nga ana tjetër ai ka kërcënuar hapur Lulzim Bashën. I pyetur nëse do të tentojë të rikthehet në poste drejtuese të PD apo ka hequr dorë, ai nuk e përjashtoi si mundësi duke dhënë sinjal të qartë se nëse vijnë keq punët mund të tentojë të marrë frenat e partisë. “Kurrë mos thuaj kurrë! Never say enver. E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë. Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timen kushtetuese më”, tha ai. Më tej ai i dërgoi një mesazh kreut të PD, Lulzim Basha që të vijojë betejën e denoncimeve dhe mos pranojë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Sipas tij, një nga sfidat që e presin Bashën dhe PD është mosnjohja e zgjedhjeve dhe denoncimi i tyre kudo. “Qëndrimi ndaj zgjedhjeve duhet të dilet me një raport dhe dokument, ku të kristalizohet çdo pretendim dhe gjetje objektive, duke mos u tërhequr nga masakra zgjedhore e 25 prillit; Zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të drejta, kështu që opozita do t’i paraqesë me prova OSBE/ODHIR provat që votat u blenë. Vullneti i shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit, sipas meje, nuk është ky që ka dalë”, u shpreh ai. Ndërkohë, Berisha deklaroi se shpallja e tij “non grata” erdhi pikërisht nga George Soros. Po ashtu, ai u shpreh se dalja e tij kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi ka ndikuar në këtë aspekt. Madje, ish-kryeministri Berisha tha se gjitha ajo që ndodhi me vendimin ndaj tij nga DASH, është absolutisht një vepër hakmarrëse e Edi Ramës dhe lobeve kundër interesave shqiptare, në bashkëpunim me multimiliarderin George Soros. "Këtë që ndodhi, unë kam bërë veprimet e mia. Veprimi im është si në materia, i bazuar në keqinformimin e sekretarit Blinken sepse unë nuk besoj që ai vetë të jetë angazhuar vetë për shqyrtimin e dosjeve, nga lobimi hakmarrës i vetë Edi Ramës më multimiliarderin Soros, që është padiskutim një nga njerëzit më të fuqishëm jashtë politikës. Është miliardiateri që përdor miliardat e tij për pushtet politik të tij”, nënvizoi Berisha.