Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha ironizon Ramën për Korçën: Po e ngatërron me Parisin, bllokove statusin

Berisha ironizon Ramën për Korçën: Po e ngatëron me Parisin, bllokove statusin

Postuar: 17/05/2013 - 20:53

Në Qarkun e Korçës, mbrëmjen e sotme Partia Demokratike ka bërë prezantimin e kandidatëve të saj për deputetë për zgjedhjet e 23 Qershorit. Kryeministri Berisha nuk ka nguruar të akuzojë kryesocialistin Rama, në lidhje me bllokimin e statusit të vendit kandidat në BE.

“Vokacioni ynë perëndimor është më i rëndësishëm. Ne kemi përjetuar pushtime të gjata, luftëra të tmerrshme, varfëri, epidemi, por një gjë ka qenë shpëtimtare, kurrë nuk dorëzuam vokacionin perëndimor, besimin tonë tek vlerat perëndimore. Këtu lindi shkolla shqipe me germat e alfabetit. U shkruajtën traktet e mëdha të shpirtit perëndimor. Ne nuk kemi bërë gjë tjetër, por kokulur kemi mbështetur vlerat perëndimore që ju besoni, por krahu tjetër ka alternativë të vetme akuza, mohime, mashtrime, bllokime, kjo është.

A po shpik unë gjë? Pyesni veten si ka mundësi që ky njeri vjen i thotë Korçës je Parisi ynë, por Korça vërtet të ngjason me Parisin, unë ju them se unë kam miqësi në Francë me familje franceze dhe korçare dhe ka ngjashmëri, po ku janë ngjashmëritë, jo vetëm në velenxa, por në aspiratat perëndimore.

Atëherë zotëri si ka mundësi që ti e quan Korçën, Paris dhe i mbyll asaj dyert e statusit kandidat në BE. Si ka mundësi që bërë gjithçka që shqiptarët të mos marrin vizat, si ka mundësi të lozësh, të marrësh nëpër këmbë shpirtin perëndimor, vlerat perëndimore. Si ka mundësi që për 3 ligjet nuk lejon të merret statusi. Si ka mundësi që kur do firmosej kontrata më e madhe me BE, marrëveshja e asocim-stabilizimit, ti urdhërojë Bacin tënd të hynte në Parlament me bori e bilbila vetëm për t’i thënë Evropës që ky popull nuk e meriton atë. Ju më 23 Qershor votoni për përfaqësuesit që do bëjnë gjithçka për integrimin”, tha Berisha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 09:00

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta po tenton të çojë ven

Postuar: 21/08/2019 - 08:11

Kryetarja në ikje e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi vijon të këmbëngulë në detyrën e saj, duk

Postuar: 21/08/2019 - 08:07

Qeveria ka rikthyer aksionet për shfarosjen e kanabisit.

Postuar: 21/08/2019 - 08:05

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha