Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha kërcënon strukturat me mesazhe: Mos mbështesni asnjë kandidat, po na përçahet partia

Berisha kërcënon strukturat me mesazhe: Mos mbështesni asnjë kandidat, po na përçahet partia

Postuar: 10/07/2013 - 10:12

Gara fasadë për kreun e Partisë Demokratike, ka sjellë tensione në strukturat e kësaj partie. Strukturat e PD kanë shprehur publikisht preferencat e tyre për secilin nga dy kandidatët që konkurrojnë për postin e kreut të PD, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Një fakt i tillë ka shqetësuar kreun në detyrë të PD, Sali Berisha, i cili kërkon që të respektohen parimet demokratike të kësaj gare të rëndësishme. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, kishte publikuar në faqen e saj mbështetjen e hapur për Bashën, ndërsa presidenti Bujar Nishani prej dy ditësh pret në rezidencën e tij struktura të Partisë Demokratike nga Tirana, kryesisht zona e Kombinatit, ku i udhëzon të votojnë për Bashën. Në këto kushte, i gjendur përballë këtyre emocioneve të garës, kryeministri aktual, Sali Berisha, u ka dërguar një mesazh në celular gjithë strukturave të Partisë Demokratike, në të cilën u kërkon të shmangin mbështetjen publike për ndonjërin nga kandidatët. “Gara për liderin e ri të PD-së në tërësi po ecën shumë mirë dhe për këtë keni urimet e mia më të mira. Por gjatë ditëve të fundit nga informacione të sigurta nga baza janë identifikuar disa raste zyrtaresh të administratës dhe ndonjë partiak që në kundërshtim të hapur me udhëzimin tim kanë: 1- bërë fushatë të hapur për kandidatin e preferuar, 2- ka pasur ndonjë rast që në sharlatanizëm të plotë kanë folur pa asnjë autorizim në emër edhe të drejtuesve të tjerë kryesorë të PD-së”, shkruan Berisha në Facebook. Ai tha se ka marrë vendime ndaj individëve, që kanë bërë publike preferencat e tyre për secilin nga kandidatët. “Ndaj tyre janë marrë të gjitha vendimet që meritojnë. Ju kërkoj që të mos lejoni asnjë njeri të abuzojë me procesin tonë transparent! Përgjegjësinë, të drejtën dhe besimin e plotë për organizimin e procesit në territorin e degës/grupseksionit tuaj e keni vetëm ju!”, shkruan Berisha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2019 - 20:51

Në përurimin e stadiumit të ri "Air Albania" stadium kryeministri Rama i është përgjigjur të gjithë kritikëve, të cilët e kanë konsideruar atë si qendër tregtare.

Postuar: 17/11/2019 - 20:40

Kryeministri Rama ndodhet në këto momente në stadiumin e ri  të Kombëtares së Shqipërisë për

Postuar: 17/11/2019 - 19:45

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, bashkë me djalin e tij

Postuar: 17/11/2019 - 18:44

Presidenti Ilir Meta do të takohet të martën me krerët politikës të opozitës së bashkuar në orën

Postuar: 17/11/2019 - 18:37

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj deklaratave të ish

Postuar: 17/11/2019 - 18:14

Sekretari i LSI-së Endrit Braimllari akuzoi deputetët e PS-së Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafën se po

Postuar: 17/11/2019 - 17:27

Ministrat e BE-së më 19 nëntor për herë të parë propozimin francez për reformimin e politikës së