Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha: Kam përballë koalicionin e 1 Prillit dhe trashëgiminë e komunizmit

Berisha: Kam përballë koalicionin e 1 Prillit dhe trashëgiminë e komunizmit

Postuar: 14/05/2013 - 10:02

Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryeministri Sali Berisha nuk dorëzohet asnjëherë edhe kur është i humbur. Edhe pse ai do të shkojë në zgjedhjet e 23 qershorit me një koalicion të cunguar me 24 parti, përballë frontit opozitar me 37 parti, në çeljen e fushatës elektorale, Berisha u shpreh se koalicioni i tij i djathtë është më i gjeri. Sipas Berishës, kandidatët për deputetë do të jenë parlamentarët e ardhshëm që do i shërbejnë qytetarit e Shqipërisë. “Zonja dhe zotërinj, kam nder të madh sot të paraqes para jush, ekipin e parlamentarëve të ardhshëm, të koalicionit të qendrës, qendrës së djathtë dhe së djathtës, koalicionit më të gjerë, në historinë politike të pluralizmit shqiptar. Jam sot këtu për t’u zotuar para jush se asnjëri nga këta gra e burra që qëndrojnë para jush nuk janë deputetë të partisë, por secili prej tyre janë deputetë të qytetarit, të qytetarëve të Tiranës, Shqipërisë, për ne. Në çdo kohë, në çdo stinë, në çdo ditë është dhe do jetë qytetari, interesat, aspiratat, idealet, problemet e tij”, u shpreh Berisha. Ai sulmoi Ramën se nuk është shkëputur nga e kaluara. “Alternativa tjetër ka faktuar se nuk është shkëputur nga trashëgimia e saj, nga ajo trashëgimi që bëri gjithçka që ta vendosë kombin jashtë hapësirës perëndimore. Ajo alternativë në 20 vite bëri gjithçka për të bllokuar integrimin në Këshillin e Europës, bëri gjithçka për të bllokuar MSA-në, bëri gjithçka për të bllokuar anëtarësimin në NATO, bëri gjithçka për t’u lënë ju pa viza, ajo alternativë bëri gjithçka për të privuar shqiptarët nga pasaporta e shkëlqyer e statusit të vendit kandidat. Ajo alternativë sot me cinizëm e quan veten Aleanca e Shqipërisë Evropiane. Kjo është e vërtetë sa ç’është i vërtetë zotimi i 1 prillit”, tha Berisha. Duke vijuar sulmet ndaj liderit të opozitës, kryeministri tha se Rama ka për qëllim që shqiptarët të punojnë për qeverinë e tij. “Alternativa tjetër është alternativa, e cila kërkon të bëjë Shqipërinë të punojë për qeverinë. Është alternativa e besimit tek diktati shtetëror, tek diktati qeveritar, e taksave të larta, e ngushtimit të hapësirave të iniciativës së lirë. Më 23 qershor përballen dy filozofi: qëndrimi ynë, që ka në thelb, që synon lirinë tuaj, besimin e pakufishëm tek iniciativa juaj e lirë, pasuria e saj. Ne besojmë se gjithçka ka arritur Shqipëria në këto 20 vite e ka prej jush si arkitektë të vërtetë”, tha Berisha. Kryeministri tha se Ramës rrotacionin e tretë do ia bëjë Tirana. “Z. Basha, demokratët e Tiranës dhe të Shqipërisë të falënderojnë ty për rrotacionin që i bëre zotit Rama. Herën e dytë miqtë e mi, rrotacionin e dytë, ia bëri Koço Kokëdhima. Të tretin do ia bëjë Tirana, do ia bëjë Shqipëria. Do fillojmë fushatën më të civilizuar, fushatën e vlerave, fushatën që do të bindë çdo qytetar shqiptar, pavarësisht nga përkatësia partiake se ne jemi ndryshimi. Përpara, përpara, përpara!”, tha Berisha
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 08:07

Qeveria ka rikthyer aksionet për shfarosjen e kanabisit.

Postuar: 21/08/2019 - 08:05

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.

Postuar: 21/08/2019 - 07:50

Me ngritjen e SPAK, hapi i radhës që do të vijojë është Byroja Kombëtare e Hetimit.