
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Berisha konfirmon pazaret me Ramën, ultimatum të zgjedhurve vendorë të “Foltores” të bashkëpunojnë me qeverinë, “non-grata” kërcënon Bashën me padi deri në Strasburg për vulën e PD

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 18 Shtator 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka konfirmuar pazaret mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Në fundjavë u mbajt Asambleja e Përgjithshme e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë, ku në fjalën e tij në këtë asamble, Berisha u la disa porosi të zgjedhurve vendor demokratë. Ai u tha atyre të bashkëpunojnë me qeverinë e Edi Ramës, duke konfirmuara kështu zërat për pazare mes tij dhe shefit të qeverisë, të cilët datojnë qysh prej vitit 2008. “Është shumë e rëndësishme që të bëjmë gjithçka me votën tonë, të kundërshtojmë rritjen e taksave. Ju ftoj gjithashtu, edhe të zgjedhurit tanë të nderuar, të përfaqësoni me të gjithë pushtetin që keni, arsimin. Bashkitë tona duhet të bëjnë gjithçka që kanë mundësi, me akordim bursash për të varfrit, për ta pasur arsimin si përparësi kryesore. Të kontrolloni ndihmën ekonomike. Të bëni gjithçka për të regjistruar qytetarët që e kanë të domosdoshme ndihmën ekonomike dhe që nuk e marrin. Ne do bëjmë betejë të fuqishme për minimumin jetik. Vendosja e minimumit jetik është e një rëndësie vendimtare. Në përputhje me ligjin, ju duhet të bashkëpunoni me qeverinë qendrore, në interes të zgjedhësve tuaj. Ndaj, ato fonde që keni, i përqendroni në projekte sidomos nga institucionet ndërkombëtare, se ky do bëjë një diskriminim ndaj jush. Duhet të jeni shumë aktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar, në interesin më të mirë të qytetarëve që ju drejtoni”, deklaroi ai. Më tej Berisha u ka thënë se të zgjedhurit vendorë duhet të motivojnë armatën idealiste për t’u përballur me atë që quan “regjim të Edi Ramës”. “Është në detyrën tonë, sot që kemi gjithçka të qartë në dritën e diellit, të motivojë këtë armatë idealiste për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës. Ky është armik i votës, ky nuk e lejon votën. Ky ka krijuar modele të blerjes publike të votës, po e lëmë të fshehtën. Të bazuar në bandat, vrasësit, kriminelët, me të cilët ai grabit në tërësi mandatet që përcakton”, u shpreh ai.
Berisha paralajmëron përballje të fortë me Bashën
Ndërkohë, pa dhënë një datë, por duke premtuar një mënyrë ndryshe nga tubimet e dy viteve të fundit, Sali Berisha paralajmëroi pak ditë më parë nisjen e një sezoni protestash që sipas tij, nuk do ndalen deri në arritjen e qëllimit. Madje kreu i Rithemelimit komentoi edhe situatën ligjore të Partisë Demokratike, për të cilën theksoi po bëhen përgatitjet për një përballje në gjykatat europiane. Berisha akuzoi organet e drejtësisë se janë krejtësisht të kontrolluar nga numri një i qeverisë. Sipas tij, vendimi për vulën e PD mbahet peng prej 4 muajsh. “Më njeh e gjithë bota përveç Edi Ramës. Ngjarjet të palidhura me njëra-tjetrën, por statuti do zbatohet pa asnjë diskutim. Gjykatën e Lartë e dominon Sokol Sadushi, i cili mbahet peng nga Edi Rama me dosjen e vetingut dhe siç keni vënë re ju një vendim që duhet ta jepte brenda 30 ditëve e mban prej 4 muajsh në sirtar me urdhër të Edi Ramës, kështu na pengoi të shkojmë në Strasburg. Organet këtu janë anti-ligjore, të kontrolluara nga Edi Rama. Çështja është për rigjykim, por Sadushi mban dosjen. Shkoni kërkoni te ajo zonja te KLGJ, aty shihet se si e lejon ligji”, nënvizoi Berisha.
Më të lexuarat


Vrasja e efektivit në veri, kryeministri kroat "shuplakë" BE: Dënojmë me forcë forcat e strukturuara serbe, të përkrahet Kosova

Sulmi terrorist në veri të Kosovës, Rama i bën thirrje ndërkombëtarëve, kërkon sanksione për Serbinë

“Shfaqja e ushtrisë serbe në veri të Kosovës, shfaqje që nxit tension”/ Rama reagon nga Kroacia dhe bën thirrje: E vetmja rrugë...

Bujqësia në vendnumëro, ja si përgjigjet Rama nga Kroacia për pezullimi i fondeve nga BE për programin IPARD

Kryeministri i Kroacisë jep lajmin e mirë: Do të bëhemi shtysë për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë e fqinjëve në BE

E pazakontë/ Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë punon si kamerier në restorantin e tij, nuk do ta besoni kush është (Emri)

I përfolur në dosjen e korrupsionit, Beqaj “dhëmbë për dhëmbë” me demokratët në Komisionin e Ligjeve

Analiza e BIRN: Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore

Nis viti i ri akademik, Tabaku: Arsimi universitar reflekton dështimet e reformave gjysmake

Deklaratat për vendosjen e KFOR-it në veri të Kosovës, Çollaku kërkon interpelancë me kryeministrin Rama
