BREAKING NEWS

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x
BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x
BREAKING NEWS

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të
x
BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x

Politike

Berisha mbledh sot Këshillin Kombëtar të PD, dalin 46 emrat e Kryesisë, hyjnë Topalli dhe Imami, Flamur Noka bëhet numri 2 i “Foltores”

Berisha mbledh sot Këshillin Kombëtar të PD, dalin 46 emrat e

Ashtu siç gazeta “SOT” e kishte paralajmëruar pak ditë më parë, Grupi i Rithemelimit të PD do të mbajë sot mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në orën 11:00 në selinë blu, ku do të votohet Kryesia e re e partisë. Komisioni i Rithemelimit miratoi dje vonë në mbrëmje listën me 46 kandidatë për Kryesinë e partisë që do të votohen sot në Këshillin Kombëtar, teksa bien në sy emra suprizë, sikundër është rikthmi i Arben Imamit dhe Jozefina Topallit. Gazeta ka sigurura listën e plotë të 46 kandiatëve që kanë shafqur ambicien për të qenë anëtarë të Kryeisë së PD, disa prej të cilëve janë të njohur dhe disa jo. Përvem Imamit dhe Topallit, surprizë janë emrat e Ina Zhupa, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Isuf Çela, Erald Kapri, Ervin Minarolli, Fatbardha Kadiu, Florion Mima, Genc Deromemaj dhe Bedri Blloshmi. Por pavarësisht se sot do të votohet vetëm për anëtarët e Kryesisë, gazeta ka mësuar se pa një javë do të mblidhet sërish Këshilli Kombëtar i Partisë Demorkatike, i cili do të zgjedhë 2 nënkryetarët e PD, Sekretarin e Përgjithshëm dhe kreun e grupit parlamentar. Mësohet se deputeti Flamur Noka ka shfaqur dëshirën për të garuar për postin e nënkryetarit dhe sekretarit, teksa burime nga Grupi i Rithemelimit theksuan se ish-kryeministri Sali Berisha e ka mirëpritur këtë ambicie të deputetit në fjalë. Madje mësohet se Berisha i ka thënë Nokës se zgjidhe kë post të duash dhe do të ta jap, duke i hapur kështu rrugë katapultimi të tij si numri 2 i “Foltores”. Pra duket qartë që Berisha gjithë besnikët dhe ushtarët e tij do t’i përkëdhelë me poste të rëndësishme në Partinë Demokratike.

Berisha jep detaje

Ndërkohë më herët gjatë paradites së ditës së djeshme, Berisha doli në një konferencë para gazetarëve. I pyetur nga mediat se përse nuk bëhen publike emrat e kandidatëve, ai u përgjigj se duhet t’ia dërgojë Komisionit të Rithemelimit emrat që do të votohen. “Statuti parashikon që lista propozohet nga kryetari i partisë. Në këtë rast e merr këtë funksion Komisioni i Rithemelimit. Propozimet nuk i bëj dot këtu publike para se t’ia them Komisionit”, u shpreh fillimisht Berisha. Ai theksoi se n/kryetarët dhe sekretariati i partisë do të zgjidhen në një tjetër mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD. “Do vendoset më së shumti Kryesia. Më pas në një mbledhje pasuese do të zgjidhen nënkryetarët, sekretarët e partisë, i përgjithshmi. Më pas të tjerët, muajin tjetër”, u përgjigj për seancën e nesërme Berisha. Po ashtu, në media janë publikuar dhe emrat e kandidatëve për n/kryetarë të PD janë deputetët: Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi. Bylykbashi e shpalosi ambicien për n/kryetar të PD në një studio televizive, kurse Këlliçi pranoi se do të kërkojë sot vend në Kryesinë e PD.

Ish-kryeministri sulmon Bardhin

Më tej gjatë fjalës së tij në konferncën për shtyp, ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi dje sekretarin e PD, Gazment Bardhi, kreun e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeajn dhe kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën. Berisha, i cili u rizgjodh për herë të tretë në krye të PD akuzoi Bardhin dhe Ballën janë përgjegjës për vrasjen e mjekut dhe militantit socialist, Pjerin Xhuvani në 21 prill 2021 në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare. Ai i bëri thirrje eksponentit të PD zyrtare që të tregojë të vërtetën për vrasjen e 56-vjeçarit. “Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij. Unë e kuptoj luftën që bënë për të shpëtuar shpirtin, por është i pashpresë. Është i pashpresë. Të zbardhë njëherë, të mos i thur lavde SPAK-ut, po të zbardhë pak rolin e tij në vrasjen në Elbasan. E them sepse askush nuk është për t’u vrarë. Ne jemi vend që nuk kemi dënime me vdekje. Bardhi dhe Balla janë përgjegjës direkt politik për atë gjakderdhje në një lagje që mund të mos ketë pasur gjakderdhje ndonjëherë. Ndaj të shkojë të japë sqarime”, tha për gazetarët Berisha.
3 komisionet, Berisha: Rama po përdor Alibeajn si pseudopozitë
Më tej, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupi të deputetëve të PD, Enkelejd Alibeajn se po tentojnë të shkatërrojnë opozitën në Shqipëri duke iu referuar  3 komisioneve për reformën zgjedhore, territoriale dhe për investimet strategjike që mazhoranca mund t’ia besojë PD zyrtare. Teksa PD ka kërkuar ngritjen e këtyre komisioneve, Berisha deklaroi se Alibeaj dhe Bardhi po keqshfrytëzohen nga Rama. Sipas tij, ky është një lojë makabre dhe antidemokratike me pseudopozitën. “Loja e ulët e Ramës me pseudopozitën. Përpjekjet janë keqshfrytëzim i Alibeaj dhe Bardhit për të çimentuar pushtetin e krimit të Ramës. Kjo është një lëvizje, mbaron procesi dhe jemi të gatshëm të mbrojmë parimet që besojmë dhe do ta faktojmë. Loja me pseudo-opozitë është makabër, përpjekja për të lënë Shqipërinë pa opozitë e turpshme dhe antidemokratike”, sulmoi Berisha Alibeajn, Bardhin dhe Ramën.
Berisha: Të dalin tabulatet e Ballës dhe Suel Çelës, Dumani të rrëfejë gjithçka
Lideri historik i demokratëve i kërkoi Nuredin Dumanit, njërit prej personave të arrestuar për plagosjen e Talo Çelës në Elbasan dhe prej elementëve kriminale më të rrezikshëm në Shqipëri, të dëshmojë të gjitha krimet e kryera për t’i shërbyer shoqërisë shqiptare. Gjithashtu, Berisha u bëri thirrje organeve të drejtësisë të publikojnë bisedat telefonike mes Taulant Ballës dhe Suel Çelës, një tjetër person i konsideron si njëri prej më të fuqishmëve në Elbasan në trafikun e drogës. Ai e konsideroi Nuredin Dumanin si fytyrën e vërtetë të qeverisë socialiste. Gjithashtu, ish-kryeministri akuzoi dhe ish-kryebashkiakun socialist të Elbasanit, Qazim Sejdinin si person që komandon krimin e organizuar në Elbasan. Për Berishën, drejtësia po kontrollohet nga Rama dhe bandat kriminale. “Bëj thirrje të zbulojnë tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën. Dumani është fytyra e vërtetë e këtij shteti, e kësaj qeverie. E keni dëgjuar që t’i dalë emri Don Lalës? Çfarë është Don Lala? Edi Rama i Elbasanit. Fiks. Ka thënë gjë SPAK për të? A bëhet gjë në Elbasan pa e ditur ai? Ndaj i bëj thirrje Dumanit të rrëfehet për gjithçka di, në emër të moralit që ai që rrëfehet rifiton dhe kjo është një shërbim që ai i bën shoqërinë shqiptare kundrejt veprimtarisë së tij të tmerrshme, jetët që ka marrë. S’kisha dëgjuar që bandat rivale të merrnin të njëjtin vrasës”, tha Berisha.
Protesta të reja, Berisha: Rama ka ndaluar testin antidrogë në polici
I pyetur nëse ka hequr dorë nga protestat kundër qeverisë socialiste, Berisha se tani është momenti për të thirrur protesta për dy ngjarjet e fundit të ndodhura lidhur me policinë. Ai u ndal te vrasja e efektivit Çaush Saliasi nga kolegu i tij Ludian Zaimi në komisariatin nr.3 dhe plagosjes së Murteza Likës nga punonjësi i FNSH, Lutfi Gjyli. Sipas Berishës, kryeministri Rama ka bllokuar kryerjen e testit antidrogë te të gjithë efektivët e rendit. “Procesi që po kalon PD është i domosdoshëm dhe jetik për Rithemelimin e saj. Është një kohë e humbur për protesta. Mjaftojnë 2 vrasjet e fundit nga policët e droguar. Droga është bërë një normë në policie dhe Edi Rama ka urdhëruar ndalimin e testit të drogës, gjëja më absurde dhe kriminale. Dy vrasjet janë të lidhura me drogën. Nuk do mbetet pa u dëgjuara fjala jote për protesta”, përfundoi fjalën ish-kryeministrin.

Më të lexuarat