BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Berisha merr frenat e Partisë Demokratike, zhvillon ai takimet zyrtare, OSBE ultimatum të arrihet konsensusi PD-PS

Berisha merr frenat e Partisë Demokratike, zhvillon ai takimet zyrtare,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në dorë frenat e Partisë Demokratike. Dje, Berisha priti në një takim të dërguarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, deputetin britanik Mark Pritchard si dhe disa zyrtarë të tjerë. Përmes një njoftimi në “Facebook”, Berisha njoftoi takimin me përfaqësuesin e OSBE duke dhënë detaje edhe mbi takimin. Ai tha se i njoftoi zyrtarët e OSBE me kolapsin në sistemin e drejtësisë nga ku nuk nguroi të cilësonte si shkaktarin kryesor të bllokimit të gjykatave kryeministrin Rama. “Të dashur miq. Dje pata një takim me të dërguarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, deputetin Britanik Mark Pritchard, i cili shoqërohej nga ambasadori Andreas Nutele dhe Zv/Ambasadori i OSBE-së në Tiranë. Në këtë takim unë i njoha bashkëbiseduesit me kolapsin e plotë të qëllimshëm të sistemit të drejtësisë. Duke përdorur reformën për të shndërruar drejtësinë, sipas projektit orwollian të George Soros, degë të ekzekutivit të Edi Ramës, u asgjësuan Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe së shpejti, do eliminohet edhe Gjykata e Apelit. Të gjitha funksionet e Gjykatave të paralizuara i ka sot Edi Rama i cili, me kontrollin total të drejtësisë, ka bërë që 97% e të gjitha proceseve gjyqësore fitohen nga qeveria”, tha ai. Por pavarësisht këtij fakti ajo se çfarë bie në sy është se zyrtarët e BE kanë anashkaluar një takim me kreun demokrat Lulzim Basha. Kjo për faktin se para se të zhvillonin takimin me Berishën, ata u pritën në ambientet e Kryesisë së Kuvendit nga zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Vasilika Hysi. Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë takimit mes deputetes Hysi dhe zyrtarëve të OSBE u bisedua për kontributin e Kuvendit të Shqipërisë në proceset e integrimit europian, ecurinë e punës së komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, reformën në drejtësi si edhe ecurinë e procesit te vetingut. Bashkëbiseduesit nënvizuan se realizimi i këtyre reformave kërkon angazhimin jo vetëm të mazhorancës, por dhe të opozitës.

Më të lexuarat