BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Berisha: Meta dhe Rama skenar për të më rrëzuar nga pushteti, të bëjnë tek a çift për debat me mua

Berisha: Meta dhe Rama skenar për të më rrëzuar nga

Kryeministri Sali Berisha ka kthyer dje artilerinë e sulmeve nga njeriu që e mbajti katër vite në pushtet dhe që do ta nxjerrë një herë e përgjithmonë në pension politik në zgjedhjet e 23 Qershorit. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga qyteti i Korçës, ku zhvilloi takimin elektoral të radhës, kryeministri Berisha ka sulmuar Ilir Metën dhe Edi Ramën. Prej disa ditësh Meta e ka ironizuar Berishën në takimet me elektoratin. Kulmi i ironisë së Metës ishte kur tha se ishin më të gjatë shiritat që priteshin se sa rrugët që inauguronte Berisha. Ndërkaq, ka ardhur edhe përgjigja e kryeministrit Berisha, i cili ka deklaruar se Meta flet herë si në qeveri dhe herë si në opozitë. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për mundësinë e një debati televiziv me kryesocialistin Rama, shefi i qeverisë tha se ka qenë i hapur kurdoherë por sipas tij, është  lideri i opozitës ai që nuk ka pranuar. Ai tha se Rama dhe Meta të bëjnë tek a çift për të përcaktuar se cili duhet të bëjë debat më të. “Ke parë që më kërkon z. Meta debat, të bëjnë tek a çift dhe ta vendosin. E kam ftuar dy herë Ramën, jo thoshte dhe mbante hundën në qiell. Tani del aleati i tij dhe do debat. Ti zgjidhin problemet me njëri-tjetrin. Kam respekt për kundërshtarët, por një gjë t’i them z. Meta. Nuk mundet një ditë të flasë si qeveri një herë si opozitë. Kanë probleme të adaptimit të brendshëm, por do adaptohen”, u shpreh Berisha. Ai ka ironizuar edhe opozitën gjatë fjalës së tij, duke thënë se pas bashkimit PS-LSI, ajo nuk ka më moral. Për këtë arsye, sipas Berishës, njerëzit nuk e duan këtë opozitë, ndryshe nga atë kur ishte në opozitë. “Ju e dini sa më kanë dashur njerëzit kur unë kam qenë në opozitë, jo si opozita e sotme”, ka thënë Berisha, ndërsa më pas i është përgjigjur edhe pyetjes se përse nuk del në debat me Ramën.

Skenari

Kryeministri ka deklaruar se Meta dhe Rama kishin një skenar për ta rrëzuar nga pushteti me anë të një mocioni në Kuvend, por kjo sipas tij dështoi. “Meta që kishte marrëveshje për të qeverisur gjatë gjithë mandatit e ndërpreu 2 muaj para. A është kjo një gjë e rëndë, nuk është, pasi këto janë veprime politike. Marrëveshja u ndërpre me një skenar të rrëzojmë Sali Berishën që të shkojmë me një qeveri teknike, injorancë e gjallë kushtetuese, pasi nuk pranon qeveri teknike. Këta e bënë pasi erdhi koha të realizojnë një ëndërr të Edi Ramës që nuk e realizoi dot. Deputetët socialistë pranuan që të mos futen në një fazë të pa sigurtë. Unë nuk bëj makinacione je opozitë mbro interesat e opozitës. Ka një bazë morale më të fortë, interes më madhor prevaloi mbi interesat e PD, interesi për zgjedhje normale, që vendi të mos futej në krizë qeveritare dhe në një situatë që qeveria të rinte me 70 deputetë”, tha Berisha.

Shmangia e zgjedhjeve të parakohshme

Kryeministri Berisha ka deklaruar gjithashtu se ishte gati për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, por ai tha se një gjë të tillë nuk e ka bërë për interes të qytetarëve. “Neni e lejon, por unë për 45 ditë do i çoja në zgjedhje. Kisha mundësi të mos e bëja këtë në interes të qytetarëve dhe vëzhguesve. Për atë qëndrim që mbajtën unë pa hezitim i vendosa në lista. Rëndësi kapitale ka vlera me të cilën bashkohesh me një njeri. Aleatët e mi i kam për bashkëpunëtor, unë nuk mund të bëj atë që bëri ai, që i mori një nga një si në burrë i vjetër në kohë të lashta, që kishte marrë 7 gra, dhe atë që i dhuronte unazën i thoshte: je e shtrenjta ime, ashtu bëri ai e mori me radhë dhe i përcolli siç i mori”, theksoi Berisha.

PD nuk lëshon pe për KQZ

Kryeministri Berisha ka deklaruar dje se Edi Rama duhet ta harrojë rikompozimin e KQZ. Berisha ka hedhur poshtë edhe çdo mundësi për shkarkimin e Lefterije Lleshit. Absolutisht PD nuk ndërhyn në mënyrë absolute në problemin e KQZ, ai u shndërrua në një problem pazaresh të turpshme të kreut të PS me aleatët e vet në mënyrën më bizantine,. Ajo që i ndodhi Jani Janit, dhe të marrësh dhe ta bësh Pazar për të fut në listë një njeri këtë mund ta bëjë vetëm shoku Edvin. Por, edhe në zgjedhjet e kaluara, zoti Rama i tërhoqi tre muaj anëtarët e komisionit është me datë ajo. Para dy javëve një grupi diplomatësh zoti Rama u deklaroi se me këtë situatë të KQZ edhe po i humba zgjedhjet nuk do i njoh, këtu flemë lepuri. Rama do të mos i bjerë ata në KQZ, dhe si rezultat të thotë humba zgjedhjet se kishte e 4 anëtarë në KQZ. Por këtë nuk mund t’ia shesë dikujt tjetër përveç Erion Veliajt. Ti sjellë anëtarët t’ia votojmë se unë kam sensin e kompromisin. Për të votuar anëtarët e opozitës që nesër e mbledhim për të tjerat të puthem me ‘Milon’, jo me Paskalin”, theksoi Berisha. Adriatik Doçi
 

Më të lexuarat