Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha në fb: Rama rrënoi ëndrrën e bukur universitare të 11 mijë të rinjve shqiptar

Berisha në fb: Rama rrënoi ëndrrën e bukur universitare të 11 mijë të rinjve shqiptar

Postuar: 05/08/2014 - 19:58

Ish kryeministri, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për mbylljen e universiteteve. Ai shkruan se nga mbyllja e tyre preken plot 11 mijë maturantë, ndërsa rriten tarifat me 33% për studentët.
 
Shkrimi i plotë : 
 
Të dashur miq, Edvin Kristaq Rama, në një akt qeveritar negativizmi dhe ligësie ekstreme, uli për vitin akademik që vjen kuotat e pranimeve dhe rrënoi ëndrrën e bukur universitare të 11 mijë të rinjve shqiptar, duke mbyllur kështu për ta dyert e universiteteve publike të vendit. Ky vendim merret në një kohë kur në të gjitha vendet e BE dhe të rajonit politika e dyerve të hapura të universiteteve publike është detyrim ligjor kushtetues. Ky vendim merret në një kohë kur përqindja e të diplomuarve në universitete, në popullatën në tërësi, është 5 - 6 herë më e ulët se sa mesatarja europiane. Ai nuk mjaftohet me kaq, por rrit me 33% tarifat për studimet universitare duke i rritur ato, në proporcion për vendin më të varfër, në nivelet më të larta në kontinentin tonë. 
Kështu, si përbindësh i vërtetë i ëndrrës më të bukur të të rinjve, ëndrrës universitare, me realizimin e të cilës çdo i ri apo e re synon të hyjë në shtëpinë e intelektualëve të kombit të tij dhe të ndërtoj, bazuar në mendjen dhe dijet e tij, një jetë më të mirë për veten dhe familjen e tij. Edi Rama uli pranimet në universitetet publike të vendit me 11 mijë studentë apo 33 %. 
Në të gjitha raportet ndërkombëtare vlerësohej shumë fakti që në Shqipëri 72% e atyre që merrnin maturën hynin në universitet. Me këtë akt të pashpirt prej të sëmuri psiqik, Rama, brenda një viti e zbret hyrjen në universitete të maturantëve në 44%. Ky vendim bie ndesh me Kushtetutën e vendit, kartën e saj sociale. 
Përveç kësaj, Edvin Kristaq Rama, rrit tarifat për regjistrim dhe studime në universitetet publike dhe i bën ato nominalisht më të larta se Zvicra, Austria, Gjermania etj, kurse në proporcion i bën ndër më të lartat në Europë. Theksoj këtu se në rajon Sllovenia, Bosnja Hercegovina, Greqia, Serbia, dhe në Europë një sëri vendesh, nuk kanë tarifa për pranimet dhe studimet në universitetet publike. 
Edvin Kristaq Rama, njeriu që kishte premtuar rritjen e buxhetit për arsimin në 5% të GDP-së, ndërmorri në ligësi dhe pabesi të plotë këto vendime armiqësore ndaj maturantëve dhe studentëve tanë. Ai i mori këto vendime në pabesi të plotë pasi universitetet dhe shkollat janë të mbyllura. Por,  shtatori po vjen. Ftoj të rinjtë dhe të rejat që me protestat më të fuqishme t'i japim në shtator klikes Rama - Meta ndëshkimin e merituar!! 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par