BREAKING NEWS

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i viktimave, mbi 400 raste të reja

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë. Emri

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI
x
BREAKING NEWS

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, kamerat zbulojnë gjithçka, ja lëvizjet në hotelin luksoz. Ambasada ruse merr vendimin e menjëhershëm

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4
x
BREAKING NEWS

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat që implikojnë politikanët e njohur dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja si po i detyron Berisha që t’i rrinë rrotull!

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron pasurinë marramendëse të dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë. Zbardhen akuzat e rënda

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron
x
BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/ Çfarë ka ndodhur në dhomën e saunës ku po qëndronin 4 turistët që u gjetën të vdekur në Qerret, shoqërohen në polici e gjithë stafi

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/
x
BREAKING NEWS

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe paralajmëron sekuestrim të pasurive sipas vendimit të Biden

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir, nënë e bir hidhen nga kati i tretë për t’u shpëtuar flakëve! Vdes e ëma. Zbardhen dyshimet e rënda

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir,
x

Politike

Berisha në alarm pas përjashtimit, u bën thirrje mbështetësve të ngrihen për rrëzimin e Ramës dhe Bashës: Të hedhim në kosh regjimin e tradhtisë

Berisha në alarm pas përjashtimit, u bën thirrje

Përjashtimi nga Partia Demokratike, ka alarmuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Që prej së enjtes, sulmet e tij kundër liderit demokrat Lulzim Basha sa vijnë edhe shtohen dhe nuk kanë munguar as dje. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa ka kujtuar edhe 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Berisha u shpreh se demokratët duhet që të frymëzohen nga trimëria e tij, për t’u ngritur ndaj këtij regjimi. Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij, që të ngrihen për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. “Sot 23 vite pas ekzekutimit të tij, kujtimi dhe vepra e Azem Hajdarit është më frymëzuese se kurrë, mirënjohja e shqiptarëve për birin e tyre që si feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirinë dhe dinjitetin e munguar, është më e pakufishme se kurrë. Sot demokratet dhe demokratët, frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike, guximi mbinjerëzor i Azem Hajdarit, për t’u ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historisë, regjimin e kakistokracisë dhe tradhtisë së lartë kombëtare të Zografit Bis dhe veglës së tij mjerane në krye të PD”, tha ai. Ndër të tjera, Berisha shprehet se sot kombi ynë duhet që të përulet me nderimin më të madh dhe mirënjohje për veprën e pavdekshme të Azem Hajdarit të vrarë 23 vite më parë para selisë së Partisë Demokratike. Ai shton, se Hajdari u vra nga falangat terroriste me uniformë të qeverisë, duke e cilësuar hakmarrje ndaj të riut që bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. “Azem ti je gjallë! Demokratë, tribuni ynë sot na thërret: Kokën lart! Sot kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh, mirënjohjen më të thellë para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të lirisë së tyre, Azem Hajdari të ekzekutuar më 12 shtator të vitit 1998 para selisë së Partisë Demokratike nga falangat terroriste me uniformë të qeverisë së Partisë Socialiste”, tha ai.

Berisha: PD duhet t’u shërbejë shqiptarëve

Ish-kryeministri Berisha, u shpreh se, PD duhet që të kthehet sa më parë mbi parimet bazë mbi të cilat Azem Hajdari e themeloi atë. Ai theksoi, se PD duhet që të jetë një parti, e cila duhet t’u shërbejë shqiptarëve dhe interesit kombëtar. “Kujtimi i ndritur i Azem Hajdarit, është kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anëtarë të thjeshtë, mbështetës të PD, drejtues të strukturave të saj në të gjitha nivelet e institucioneve të saj të rikthejnë me urgjencë Partinë Demokratike, mbi parimet bazë mbi të cilat ajo u themelua nga Azem Hajdari dhe studentët liberator të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave njerëzore dhe interesit kombëtar të shqiptarëve dhe shndërrimin e saj në një lokomotivë të integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Berisha. Sakaq, ish-kryeministri, u shpreh se akti i vrasjes së Azem Hajdarit sipas tij, është një akt, të cilin ai e cilësoi si një hakmarrje primitive. “Ky akt makabër, vrasja e shekullit për kombin shqiptar ishte një hakmarrje e verbër primitive ndaj të riut legjendë, i cili në krye të lëvizjes studentore bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ndaj prijësit të revolucionit Demokratik të Studentëve të dhjetorit ‘90, themeluesit të pluralizmit politik në Shqipëri”, tha ai.

Më të lexuarat