BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Politike

Berisha nën terrorin e bashkëqeverisjes Rama-Basha, ish-kryeministri i shqetësuar nga lëvizjet e ndërkombëtarëve dhe surprizat e shtatorit

Berisha nën terrorin e bashkëqeverisjes Rama-Basha, ish-kryeministri i

Raportet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha sa vijnë dhe ftohen. Në 19 maj të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli “non grata” ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij, si të përfshirë në akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri. Por ky vendim i DASH ndaj Berishës e ka vendosur kryedemokratin Basha përpara një përgjegjësie tepër të madhe, pasi amerikanët duan një qëndrim zyrtar nga lideri demokrat. Mirëpo, zoti Basha në çdo dalje publike i është shmangur pyetjes mbi Berishën sikundër e bëri edhe ditën e djeshme gjatë konferencës që zhvilloi në selinë blu me gazetarët. Kjo strategji e zotit Basha dhe pozicioni neutral, duket se nuk po pritet mirë nga ish-kryeministri Berisha, për shkak se ky i fundit nuk ia ka besën liderit të PD.

Berisha nën terrorin e bashkëqeverisjes Rama-Basha

Gazeta e deklaroi pak ditë më parë se ndërkombëtarët të udhëhequr nga gjermanët po punojnë shumë fort në prapavijë për të krijuar një qeveri me bazë të gjerë, PS-PD, në emër të integrimit, plotësimit të kushteve të vendosura nga Brukseli, çuarjes përpara të reformave, me synim mbajtjen e një stabiliteti jo vetëm politik. Por kjo ide për të bashkëqeverisur demokratë dhe socialistë së bashku, duket se ka trembur tej mase ish-kryeministrin Berisha, i cili ka nisur presionet ndaj Bashës. Sipas informacioneve, ish-lideri demokrat është vënë në alarm nga lëvizjet e ndërkombëtarëve dhe surprizat e shtatorit që mund të rikthejnë një pakt Rama-Basha si ai i 17 majit të vitit 2017, kështu që i gjendur përpara këtyre skenarëve, ai i ka dërguar mesazhe të drejtpërdrejta dhe të koduara Bashës që të mos e çojë ndërmend të bashkëqeverisë me Ramën. Pra, përveç shpalljes “non grata” nga amerikanët, Berisha është futur edhe në një siklet tjetër, pasi një bashkëqeverisje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste do ta nxirrte atë jashtë loje dhe poziciononte tërësisht në hije. Madje, nëse do të jemi përpara faktit që Rama dhe Basha të bashkëqeverisin së bashku, ish-kryeministri Berisha rrezikon shumë, pasi shpallja “non grata” mund ta nxjerrë nga politika dhe mund t’i hapë telashe me drejtësinë.

Berisha mobilizon të vetët për protesta në shtator

Megjithatë, për të bllokuar një pakt të mundshëm “Rama-Basha”, ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur të mobilizojë njerëzit e tij besnikë për të çuar vendin në protesta në vjeshtë. Dy ditë më parë ai ka mobilizuar njerëzit e tij besnikë, duke i dërguar mesazh shefit të selisë blu që në shtator të nisë protestat kundër qeverisë dhe se ta harrojë bashkëqeverisjen me Ramën. Ka qenë deputeti i zgjedhur i PD, Tritan Shehu, i cili teksa ishte i ftuar në një studio televizive, i bëri thirrje opozitës që të përdorë të gjitha mjetet për rrëzimin e qeverisë “Rama”. “Kjo që thotë OSBE-ODIHR janë maja e ajsbergut e masakrës së 25 prillit për të deformuar vullnetin e shqiptarëve. Zgjedhjet janë të rënë, të pavlefshme. Ne kemi thënë që nuk i njohim këto zgjedhje. Opozita duhet të përdorë të gjitha mjetet për rrëzimin e këtij regjimi nga Parlamenti deri tek protestat”, deklaroi Shehu.

Më të lexuarat