
BREAKING NEWS
“E tmerrshme”/ Shtanget Roland Bejko, reagon i revoltuar dhe plas deklaratën e fortë për Sali Berishën: Kjo është kriminale! Tirani hesapi!

x
BREAKING NEWS
Fatos Klosi: Berisha është një filoserb, ja pse e theu embargon e naftës dhe ndihmoi Serbinë, duhet të hetohet për “21 janarin” pasi urdhri u dha nga ai

x
BREAKING NEWS
Ish-presidenti Trump dërgon përfaqësuesin e tij për të takuar kryeministrin, thellohet konflikti mes Edi Ramës dhe administratës “Biden”

x
BREAKING NEWS
Oferta në fshehtësi e Joe Biden për Kremlinin, ja çfarë është gati të pranojë për paqen, vija shumë e hollë e strategjisë amerikane që mund të çojë në një luftë të madhe

x
BREAKING NEWS
Ja sëmundjet e fshehta vdekjeprurëse të Xi Jinping dhe Vladimir Putin dhe plani i grushtit të shtetit në Kinë e Rusi që pritet të tronditë dy liderët botërorë

x
BREAKING NEWS
Presidenti Zelensky del me paralajmërimin e frikshëm, zbardh çfarë po planifikon Putini

x
BREAKING NEWS
G7 do të godasë Serbinë nëse provokon konflikt, Vuçiç nuk tërhiqet nga presioni i Perëndimit, paralajmëron katastrofën më të rëndë në 70 vitet e fundit: Ja çfarë na pret

x
BREAKING NEWS
“Për të bërë turshi e do Saliun ky?”/ vizita e ish-sekretarit të SHBA në Shqipëri, Spartak Ngjela hedh dyshime të forta: Tallje e madhe! Kush i ka mbledhur provat për Berishën, Pompeo apo Soros?

x
Berisha-Nishani vënë nën hetim Edi Ramën nëpërmjet 5 gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, urdhër Llallës të hapë dosje për 3 leje ndërtimi

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Qershor 2015

Drejtësia shqiptare, e damkosur ndërkombëtarisht sa i takon nivelit dhe rekordeve të korrupsionit, ka marrë një vendim të pazakontë. Pesë anëtarë të Gjykatës së Lartë, nën influencën dhe diktatin e Sali Berishës dhe Bujar Nishanit, kanë firmosur një vendim, i cili detyron kryeprokurorin Adriatik Llalla të marrë nën hetim kryeministrin Edi Rama, për dhëniet e tre lejeve ndërtimi, në datat 05.2001, 17.03.2004 dhe 17.09.2004. Ky akt është i pazakontë, në kushtet kur, Gjykata e Lartë, që nga themelimi i saj, nuk ka marrë qoftë edhe një vendim kundër zyrtarëve të lartë, aq më tepër kundër një kryeministri.
Gjithsesi, nuk ka dyshim se pas kësaj lëvizjeje fshihen Sali Berisha dhe Bujar Nishani, të cilët aktualisht kanë nën kontroll dhe nën influencë Gjykatën e Lartë. Ky vendim pritet t’i hapë telashe kryeministrit Edi Rama me drejtësinë, pasi detyron kryeprokurorin Llalla të nisë hetimet dhe të procedojë penalisht kryeministrin. Tashmë duket qartë se, drejtësia e Sali Berishës dhe Bujar Nishanit ka nxjerrë dhëmbët për të kafshuar dhe kanosur mazhorancën në mesin e mandatit qeverisës. Duke përdorur Gjykatën e Lartë si kamxhik politik, Sali Berisha, me vendimin në fjalë, synon t’i japë një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama, se mund t’i minojë pozitat në çdo moment. Ndërkaq, nëse kryeprokurori do ta referojë këtë dosje në Gjykatën e Lartë, sikundër edhe e detyron vendimi, atëherë mund të kemi të bëjmë me një skenar destabilizimi, i orkestruar nga dyshja Berisha-Nishani dhe gjykatat që kanë nën kontroll.
Vendimi
Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar tek fati i kandidatëve të inkriminuar dhe në një kohë kur mazhoranca po akuzon Lulzim Bashën, Prokurori i Përgjithshëm tashmë është i detyruar të hapë një dosje të kryeministrit Edi Rama, për tre leje ndërtimi, të dhëna gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Çështë e vërteta, fillimisht, kryeprokurori Llalla vendosi ta mbyllë këtë dosje. Por çfarë ka ndodhur? Pesë anëtarë të Gjykatës së Lartë kanë marrë një vendim, i cili e detyron Adriatik Llallën që të hapë dosjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe ta referojë për gjykim në gjykatë. Pesë anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët i kërkojnë Lallës të marrë nën hetim Ramën janë Medi Bici, Shkëlzen Selimi, Edmond Islamaj, Artan Broci, Admir Thanza. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i cili ka marrë këtë vendim, kryesohej nga Medi Bici. “P?r k?to arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e neneve 277/3 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Pranimin e kërkesës. Prishjen e vendimit të mosfillimit të procedimit penal, datë 03.11.2014 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kalimin e akteve të çështjes për kompetencë lëndore Prokurorisë së Përgjithshme. Tiranë, më 23.03.2015”, thuhet në vendim.
Kallëzimi
Në datën 10.04.2014, pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, është paraqitur një kallëzim penal kundër kryeministrit Edi Rama. Kallëzimi i është referuar një deklarate mediatike të shtetases Jorida Tabaku me datë 11.05.2013 (ish n/kryetare e Bashkisë Tiranë në atë kohë), nëpërmjet të cilës ka akuzuar shtetasin Edi Rama që gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Kryetarit të Bashkisë ka dhënë tre leje ndërtimi të kundërligjshme, firmave të ndërtimit pranë tij dhe në dëm të buxhetit të shtetit. Ndërkaq, Prokuroria me vendimin e datës 03.11.2014 ka vendosur të mos fillojë materialin nr. 6822 të vitit 2014 pasi: Faktet për të cilat është depozituar kallëzimi penal nuk mund të hetohet pasi janë përfshirë nga Instituti i Parashkrimit.
Arsyetimi i gjykatës
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi dëgjoi palën prezente në gjykim, administroi provat e paraqitura dhe arriti në përfundimin se ankimi i paraqitur nga kallëzuesi është i mbështetur në ligjin procedural dhe si i tillë duhet të pranohet. Ky kolegj vlerëson se shkresa me nr.566/2, datë 06.05.2014 e Drejtorit të Hetimit dhe Kontrollit të Ndjekjes Penale të Krimit të Ekonomik, Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Përgjithshme si akt administrativ me të cilin i është dërguar për kompetencë hetimi, kallëzimi në fjalë bie ndesh me ligjin procedural penal, nenin 277/3 të Kodit të Procedurës Penal, sipas të cilit për veprat penale që gjykohen në shkallë të parë nga Gjykata e Lartë, procedohet nga Prokuroria e Përgjithshme. Përfundimisht, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, datë 03.11.2014, “Për mosfillimin e procedimit penal”, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural penal, si vendim i marrë nga organi jo kompetent. Si i tillë ky vendim duhet të prishet dhe aktet e çështjes t’i dërgohen për kompetencë lëndore Prokurorisë së Përgjithshme. Adriatik Doçi
Më të lexuarat


Apeli pranoi ankimin e Alibeajt, “Foltorja” nis presionet ndaj gjykatës, zëdhënësja e Berishës paralajmëron kallzim penal ndaj gjyqtares Muça

Kapllanaj sulm frontal Berishës: Politikan me shumë fytyra që e meritonte të shpallej “non grata”, mbështetja e tij në PD lë për të dëshiruar

Berisha tërheq firmën nga mocioni për debat kundër Ramës pas mesazhit që kryeministri i dërgoi përmes emisarëve të vet, në kërkesë mbeten vetëm emrat deputetëve të LSI dhe “Foltores”

Mark Marku plas “bombën” dhe shpërthen në akuza ndaj “Trekëndëshit të Bermudës”: Me thirrjet ndaj SPAK, Rama po mbron Berishën dhe Metën

Përfundon afati për të dorëzuar emrat e kandidatëve për kreun e ri të shtetit, raundi i parë ezaurohet sot me zero kandidatë, PS sulmon Metën

“Për të bërë turshi e do Saliun ky?”/ vizita e ish-sekretarit të SHBA në Shqipëri, Spartak Ngjela hedh dyshime të forta: Tallje e madhe! Kush i ka mbledhur provat për Berishën, Pompeo apo Soros?

Sfidon Sali Berishën për kreu e PD/ Ibsen Elezi e zhvendos në Lezhë fushatën elektorale dhe i bën thirrjen e fortë ish-kryeministrit: Mbaj fjalën që ke dhënë në foltore

Edi Rama “zhvishet” nga kostumi i kryeministrit, fotografohet në supermaker duke blerë...(FOTO)

Evi Kokalarit “nuk i ndahet shpirti” nga Sali Berisha, detaji në filxhanin e saj të kafes po bën xhiron e rrjetit (FOTO)

Ka frikë politika të përballet me ligjin? Lorenc Vangjeli “zbërthen” qëllimin e SPAK-ut: Politikës po i shuhet pak nga pak roli dominues
