BREAKING NEWS

Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke
x
BREAKING NEWS

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë drejt spitalit

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë
x
BREAKING NEWS

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së rrëfen tmerrin: Ishte i dehur, iu hodha sipër dhe i kapa armën pasi...

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së
x
BREAKING NEWS

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin Elbasan-Tiranë

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin
x
BREAKING NEWS

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD akuzon ashpër kryeministrin dhe publikon foton: Ja çfarë po përpiqet të bëjë Rama

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD
x
BREAKING NEWS

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat javën e ardhshme

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit të The Sun: Rama nuk po bën asgjë për të parandaluar shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit
x

Politike

Berisha njofton se do shkojë në Bilisht dhe do takohet online me demokratët e SHBA, mbështetësit e tij cilësojnë “Foltoren” si shpëtim për PD

Berisha njofton se do shkojë në Bilisht dhe do takohet online me

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se javën që vjen do të zhvillojë më 3 dhjetor një tubim me demokratët e qytetit të Bilishtit dhe dy ditë më pas një takim online me demokratët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deputetë e Partisë Demokratike të pozicionuar tashmë hapur në krah të tij kanë dale dje në mbështetje të “Foltores”. Duke folur në një prononcimi për mediat, deputeti Tritan Shehu deklaroi se Kuvendi i datës 11 dhjetor i thirrur nga Berisha, sipas tij, kërkohet nga çdo demokrat në Shqipëri. Madje, zoti Shehu theksoi se “Foltorja” e Berishës është motor zhvillimi në vend. “Foltorja është motor i zhvillimit në vend. Firmat e delegatëve janë lehtësisht të verifikueshme. Anëtari i PD-së është më i rëndësishmi, e kur flet anëtari, të gjithë heshtin. Ajo që bën Basha është anti-Kuvend, prevalon Kuvendi i datës 11 dhjetor. Kuvendi i 11 dhjetorit kërkohet nga demokratët e Shqipërisë. Duhet formalizuar edhe rregulli, se kryetari i partisë, pas humbjeve në zgjedhje, duhet të japë dorëheqjen. Edhe ata që thërrasin Kuvendin e datës 18 e dinë se bëjnë vepër anti-demokratike dhe imorale. Anti-mitingu i datës 18 dhe veprimet e shkarkimeve të Bashës në parti janë veprime si dishepujt e Enver Hoxhës në vitet 1990, kur Hoxha kishte rënë tashmë. PD tani ka hyrë në një kanal të qartë zhvillimi, më datë 11 në Kuvend do dalim në vendime shumë të rëndësishme”, deklaroi Shehu. Ndërkohë publicitet “Foltores” së 3 dhjetorit në Devoll i ka bërë edhe deputeti i PD, Edmond Spaho. Ky i fundit në rrjetet sociale fton demokratët që t’i bashkohen takimit ku do jetë prezent ish-kryeministri Berisha. “Të nderuar demokratë dhe qytetarë të Devollit, Ditën e Premte, datë 3 Dhjetor 2021, ora 17.00, në Qendrën Kulturore Bilisht, zoti Sali Berisha do mbajë foltoren me demokratët dhe qytetarët e Devollit për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe me të hapur, e cila të jetë në gjendje të shporrë narkoshtetin e Ramës dhe patericave që e ndihmojnë”, shkruan Spaho.

Më të lexuarat