Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha përjashtoi deputetët që raportuan tek Xhon Uidhers për problemet e qeverisjes

Berisha përjashtoi deputetët që raportuan tek Xhon Uidhers për problemet e qeverisjes

Postuar: 19/05/2013 - 10:56

Hakmarrja, raportuan kundra Berishës tek amerikanët, përjashtohen nga Parlamenti i ardhshëm

Adriatik Doçi

Reprezalja e befasishme e Sali Berishës në grupin parlamentar demokrat tashmë ka një motiv. Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 23 Qershorit, përpos larjes së hesapeve brenda llojit, shkatërrimit të klanit të Jozefina Topallit, djegies së deputetëve të dyshuar dhe delegimit të pushtetit në duart e fëmijëve, reflekton antiamerikanizmin dhe amerikanofobinë e tmerrshme të Sali Berishës. Në hartimin e listës së kandidatëve për deputetë, Sali Berisha ka treguar një kujdes të veçantë për të përjashtuar nga lista fituese të gjithë spiunët e ambasadës amerikane në Tiranë, të cilët raportonin sistematikisht para ambasadorit amerikan për zhvillimet në Partinë Demokratike dhe në kupolën blu. Ndërsa nga njëra ana Berisha ka katapultuar në krye të listave ish-spiunët e sigurimit të shtetit, pra të strukturës më famëkeqe dhe mizore të regjimit komunist, nga ana tjetër, Berisha ka djegur të gjithë spiunët e ambasadës amerikane, duke i përjashtuar jo vetëm nga Parlamenti i ardhshëm, por duke i larguar edhe nga kupola e PD. Po kush janë spiunët e ambasadës amerikane në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët mund të kenë shitur kryeministrin Berisha me raportimet e tyre? Gjithçka është zbardhur nga kabllogramet që ambasada amerikane në Tiranë i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me ngjarjet e rëndësishme politike në Shqipëri. Nga publikimi i dosjeve sekrete të “Wikileaks”, rezulton se kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, një ndër figurat më qendrore të PD, raportonte sistematikisht tek ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers. Ndërkaq, edhe ndëshkimi i Berishës nuk ka vonuar. Rusmali është përjashtuar nga lista fituese e PD. Por, dyshime për raportime pranë ambasadës amerikane, Berisha ka pasur edhe mbi grupin e Rusmalit në Komisionin e Ligjeve. Bëhet fjalë për Viktor Gumin dhe Enkelejd Alibeajn. Këta të fundit, bashkë me Fatos Hoxhën janë përjashtuar nga lista. Megjithatë, një mister i madh, një enigmë dhe dyshim, vijon të shoqërojë përjashtimin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali. Ndëshkimi i Berishës nuk ka vonuar as për Gjergj Bojaxhiun, i cili raportonte tek ambasada amerikane, kur ishte në poste të rëndësishme të administratës. Kryeministri Berisha u shpalli luftë Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiut, të cilët raportonin tek ambasada amerikane. Në radhët e PS, pranë ambasadës amerikane kanë raportuar Kastriot Islami, Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Ben Blushi, Pandeli Majko dhe Erion Veliaj.

Linja antiamerikane e Berishës

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi dhe një nga zërat më guximtar në selinë blu, është një tjetër viktimë e linjës antiamerikane të Sali Berishës. Leonard Demi ishte njeriu me i besueshëm i amerikanëve dhe i NATO në Partinë Demokratike dhe për këtë është ndëshkuar rëndë nga Sali Berisha. Tre vjet më parë, Leonard Demi, pati guximin dhe doli kundra ligjit të Sali Berishës që shkarkonte ish-kreun e spiunazhit shqiptar, Bahri Shaqirin, por hakmarrja e Berishës ka qenë e pamëshirshme. Kryeministri Berisha ka shfrytëzuar listën e kandidatëve për deputetë për të larë hesapet me Leonard Demin, duke i ndërprerë këtij të fundit karrierën politike. Leonard Demin, një ndër figurat kryesore të Partisë Demokratike, është identifikuar si pro-amerikan, pro-perëndimor, komunikues, bashkëpunues me opozitën si dhe si një figurë e së djathtës që ka dituar të ruajë balancat në Komisionin e Sigurisë jashtë kualifikimeve politike. Edhe pse një profesionist korrekt me Partinë Demokratike, Leonard Demi nuk i ka shpëtuar dot reprezaljes së kryeministrit Berisha dhe familjes së tij në grupin parlamentar demokrat.

Kabllogrami për Rusmalin

Në një kabllogram të 18 dhjetorit 2009, të zbardhur nga Wikileaks, ambasada amerikane në Tiranë i dërgon Uashingtonit një analizë të gjatë në lidhje me situatën në Shqipëri. Ajo shpjegon ngërçin e krijuar dhe analizon sjelljet e dy liderëve politikë. Përfundimi i ambasadës është se asnjëra palë nuk do të lëshojë dhe se Rama e Berisha nuk duan të ulen në dialog dhe se asnjë prej tyre nuk ka një strategji të saktë për atë që do të ndodhë. Ambasada komenton sulmet e Berishës ndaj biznesmenëve si tentativë për të prerë financat e Ramës. Raportimet konfidenciale janë bërë në bazë të raportimeve të Ilir Rusmalit, Kastriot Islamit dhe Erion Veliajt. “Deputeti i PD-së, Ilir Rusmali bie dakord pjesërisht me Islamin duke thënë se thirrjet për zgjedhje të parakohshme janë mish i kuq që i hidhen bazës socialiste dhe se Rama nuk ka pritshmëri reale se do të arrijë zgjedhjet e parakohshme. Rusmali pretendon se qëllimi kryesor i Ramës është të pengojë punën e parlamentit dhe të krijojë një atmosferë krize që të dëmtojë perspektivën e PD-së në zgjedhjet e 2011”, thuhet në kabllogram.

Reprezalja në grupin e PD

Kryeministri Sali Berisha ka pritur momentin e hartimit të listës së deputetëve për të shkatërruar pa mëshirë dhe në mënyrë përfundimtare klanin e Jozefina Topallit në Partinë Demokratike. Ashtu siç edhe eliminoi grupin e Bamir Topit para zgjedhjeve të 2009, katër vite më vonë, Sali Berisha ka shkërmoqur një tjetër grup në partinë e tij, i cili ishte bërë pengesa më e rrezikshme në rrugën e Lulzim Bashës për t’u ngjitur drejt kreut të PD. Kështu, lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, më shumë se një listë përfaqësuese e vlerave më të mira të së djathtës, ngjan me një larje hesapesh mes klaneve në selinë blu dhe si reflektim i fustës së nëndheshme për pasardhësin e liderit absolut, Sali Berishës. Kryeministri Sali Berisha ka treguar një kujdes të veçantë për të përjashtuar nga lista e kandidatëve fitues njerëzit e Jozefina Topallit, pretendentes kryesore për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike pas humbjes së kryeministrit Berisha në zgjedhjet e 23 Qershorit. Por shkërmoqja e klanit të Jozefina Topallit është shoqëruar në njëjtën kohë, me forcimin e pozitave të Bashës dhe fëmijëve të kryeministrit në selinë blu.

 

 

 

 

 

 

Kolonë

36 deputetët e përjashtuar

 

1.      Ilir Rusmali

2.      Ferdinad Xhaferraj

3.      Fatos Hoxha

4.      Enkelejd Alibeaj

5.      Leonard Demi

6.      Mark Marku

7.      Jemin Gjana

8.      Viktor Gumi

9.      Osman Metalla

10.  Tritan Shehu

11.  Selami Xhepa

12.  Adriana Gjonaj

13.  Arenca Trashani

14.  Astrit Bushati

15.  Vath Tabaku

16.  Fatbardh Kadilli (zonë rreziku)

17.  Fatos Beja

18.  Gjok Uldedaj (zonë rreziku)

19.  Ramiz Çobaj

20.  Ndriçim Babasi

21.  Ilir Bano

22.  Kreshnik Çipi

23.  Lajla Përnaska

24.  Ledina Aliolli

25.  Luan Skuqi

26.  Paulina Hoti

27.  Rajmonda Bulku

28.  Rrahim Çota

29.  Sybi Hida

30.  Vasillaq Ngresi

31.  Ylli Lama

32.  Koço Barka

33.  Aurel Bylykbashi (zonë e rrezikuar)

34.  Mehmet Xheka (zonë e rrezikuar)

35.  Ismail Hoxha

36.  Rajmond Hoxha

 

 

 

 

Njerëzit e Bashës, Argitës dhe Shkëlzenit në lista

 

-Aldo Bumçi, shoku i klasës së Shkëlzen Berishës, deputet, ish-ministër i Drejtësisë, aktualisht ministër i Jashtëm. anëtar i Kryesisë së PD

-Eduard Halimi, ministër Drejtësie, shok klase me vajzën e kryeministrit, anëtar i Kryesisë së PD

-Majlinda Bregu, ministre e Integrimit, mike e përbashkët e fëmijëve të kryeministrit Berisha, anëtare e Kryesisë së PD

-Keltis Kruja, shoku i Shkëlzen Berishës, Prefekt i Tiranës, ish-anëtar i KRT së Tiranës.

-Jorida Tabaku, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës

-Elvana Hana, drejtore i ISKSH, mbesa e bashkëshortes së kryeministrit Berisha, Liri Berisha.

-Albana Vokshi, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, mbështetëse e Bashës 

-Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, mbështetës i Bashës 

-Florion Mima, ministër i Ekonomisë, mbështetës i Bashës 

-Arben Ristani, zëvendësministër i Brendshëm, mbështetës i Bashës 

-Mesila Doda, deputete, mbështetëse e Bashës 

-Helidon Bushati, mbështetës i Bashës 

-Votana Ademi, mbështetëse e Bashës 

 

 

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.

Postuar: 21/08/2019 - 07:50

Me ngritjen e SPAK, hapi i radhës që do të vijojë është Byroja Kombëtare e Hetimit.

Postuar: 20/08/2019 - 23:58

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me procesverbalin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Be

Postuar: 20/08/2019 - 23:46

Ministrja Elisa Spiropali shprehet se rritja e numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë është

Postuar: 20/08/2019 - 23:33

Pronari i një lokali në Sarandë, Spiro Iljadhi replikon me ish-kryeministrin Sali Berisha pas den