Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha: Pas firmave të ndërtimit, Rama-Meta po krijojnë universitet e tyre private

Berisha: Pas firmave të ndërtimit, Rama-Meta po krijojnë universitet e tyre private

Postuar: 07/08/2014 - 18:21

Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në profilin e tij Facebook bën me dije se është në favor të qëndrimeve të rrepta ligjore dhe ndëshkimit ndaj çdo abuzimi në fushën earsimit të lartë.
 
Por sipas tij, të godasësh në një ditë të vetme 31 institucione të arsimit të lartë, dëshmon se po vepron kryekëput në menyrë korruptive.
 
“Pas krijimit të firmave të ndërtimit, Rama - Meta krijojnë dhe universitet e tyre private!
 
Të dashur miq, këto ditë në kuadrin e pseudo reformës në arsimin e lartë, me një komision tërësisht anonim, mbi bazën e një raporti të këtij komisioni të hartuar në mungesë absolute të transparencës, Edvin Kristaq Rama mbylli me një të rënë të lapsit 29 shkolla të larta dhe dy universitete private, në të cilat studionin mbi 7500 studentë dhe ishin bërë në infrastrukturë mbi 200 milionë dollarë investime, pa llogaritur këtu dhjetëra milion dollarë të familjeve të studentëve.
 
Dua të sqaroj që në fillim se jam në favor të qëndrimeve të rrepta ligjore dhe ndëshkimit ndaj çdo abuzimi në fushën e arsimit të lartë, sikundër jam i sigurt se abuzime të papranueshme ka pasur, ka dhe do ketë si në universitetet private ashtu dhe në ato shtetërore dhe ato duhet ndëshkuar. Them do ketë sepse mjerisht raste abuzimi me diploma dhe doktorata njoftohen edhe në vendet me të zhvilluara. Për Shqipërinë, zbatimi i ligjit në fushën e arsimit duhet të jetë parësore.
Por të godasësh në një ditë të vetme 31 institucione të arsimit të lartë, shumë të ndryshme nga njeri-tjetri, disa prej të cilave ndër më seriozet, duke mos paraqitur publikisht asnjë fakt për shkelje ligji nga ana e tyre, dëshmon qartë se po vepron kryekëput në mënyrë korruptive dhe vetëm korruptive, njëlloj si me liçensat e hidrocentraleve që i heq për t'i dhënë me rryshfet nga e para.
 
Në praktikën botërore, rruga e vlerësimit të performancës së universiteteve dhe heqjes se liçensave edhe rating-u nga kompani të pavarura. Shqipëria 3 vjet më parë realizoi rating-un e parë. Rama premtoi se do ta bënte atë që vitin e parë, por babëzia e detyroi të zëvendësojë rating-un me kleringun, fund e krye korruptiv.
Rama - Meta dhe qeveritarët e tyre, njëlloj siç kanë krijuar kompanitë e ndërtimit për punët publike apo siç bllokuan lojërat e fatit për t'ua dhënë familjarëve dhe sojit të vet, po krijojnë tani universitetet e veta private. E them këtë jo vetëm bazuar në ato që rëndom po flitet për punën e komisionit por para se gjithash bazuar në:
 
- Së pari, vendimin e Ramës për të ulur kuotat për 11 mijë vetë në universitetet publike. Theksoj këtu se 8 vite në pushtet universitetet private kanë bërë presion për uljen e kuotave në universitetet publike natyrisht në interes të tyre. Por,  ndonëse kanë pasur mbështetjen e pakursyer të qeverisë, me heqjen e TVSH, miratimin e ligjit "tokë për shkollë" etj, kjo kërkesë nuk është pranuar asnjëherë.
 
Së dyti, mbyllja në një ditë të 31 shkollave të arsimit të lartë, nxjerrja në rrugë e 7800 studentëve është hapje e hapësirës për simotrat ku qeveritarët kanë vendosur aksionet e tyre dhe liçensimin dora dorës të universiteteve të tyre.
 
- Së treti, vetë zëdhënësja e Ramës për arsimin Nikolla deklaroi publikisht se Ministria do rregulloj në universitetet publike dhe private studentët që ju mbyllen shkollat. Natyrisht qeveria mund të rregulloj në universitete publike, por me sa duket ka arritur një marrëveshje korruptive me universitete private ku Rama - Meta kanë aksione për të dërguar studentët e universiteteve të cilat u mbyllën pa paraqitur as dhe një arsye të vetme ligjore. 
 
Ju bëj thirrje të rinjve shqiptarë të ngrihen në protesta të fuqishme kundër klikes Rama - Meta që po shkatërron të ardhmen e tyre.”- shkruan Berisha në Facebook. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par