Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha poston në Facebook një foto me Merkel: Kancelarja hodhi poshtë pretendimet e Ramës se Shqipëria pengohet në rrugën e saj drejt BE nga besimi fetar mysliman

Berisha poston në Facebook një foto me Merkel: Kancelarja hodhi poshtë pretendimet e Ramës se Shqipëria pengohet në rrugën e saj drejt BE nga besimi fetar mysliman

Postuar: 09/07/2015 - 10:46

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social facebook ka komentuar vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel.
 
Sipas Berishës,  Merkel ia bëri të qartë Ramës se lidhjet e tij me krimin e pengojnë vendin për t’u integruar në Bashkimim Evropian.
 
Berisha ka postuar edhe një foto të saj të bërë disa vite më parë.
 
Shkrimi i plotë i Sali Berishës
 
Një vizitë për t'u përshëndetur përzemërsisht!
 
Të dashur miq, Kancelarja e Gjermanisë, vendi dhe kombi donator kryesor i Shqipërisë, Angela Merkel erdhi sot për një vizitë në Tiranë në një tur shumë të rëndësishëm rajonal. Vizita e Kancelares gjermane është një ngjarje historike për çdo vend dhe aq me tepër për ne shqiptarët. Në këto 25 vite qeveriteë dhe taksapaguesit gjermanë, kanë financuar me më shumë se 1.1 miliardë euro qindra projekte nga jugu në veri, nga lindja në perëndim të vendit, në infrastrukturën bazë dhe nevojat më jetike qytetarëve shqiptar dhe kanë ndryshuar shumë jetën e tyre.
 
Ardhja e saj është një akt miqësor ndaj mbarë qytetarëve shqiptar dhe një përpjekje serioze për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të gjithanshëm midis dy vendeve tona. Opozita dhe mbarë shqiptarët duhet t’i jenë shumë mirënjohëse kancelares për mesazhet e rëndësishme që ajo dha haptas dhe në interesin më të mirë të vendit tonë dhe qytetarëve të tij. Mesazhet e rëndësishme të kancelares Merkel ishin dhe problemet më kryesore që shqetësojnë më shumë opozitën dhe mbarë qytetarët shqiptare.
 
Kancelarja bëri të qartë se ajo 1- mbështet integrimin e Shqipërisë në BE por mbi bazën e reformave dhe zbatimit të tyre në praktike. 
 
2- luftës kundër krimit të organizuar. Krimi i organizuar dhe lidhjet e Ramës dhe qeveritarëve të tjerë me krimin, janë dhe problemi më madhor i brendshëm i vendit. Pikërisht për këtë arsye opozita eështë angazhuar së bashku me komunitetin ndërkombëtar për dekriminalizimin e politikës dhe institucioneve të vendit, proces të cilin e ka bllokuar direkt Edi Rama.
 
3- luftës kundër korrupsionit. Mesazh tejet i rëndësishëm pasi gjer sot pavarësisht nga vjedhjet dhe shpërdorimet e mëdha të Ramës dhe qeveritarëve të tij me pasuritë dhe fondet publike, asnjë zyrtar i lartë as dhe një i vetëm nuk është vendosur para ligjit.
 
 
Në axhendën e saj në Shqipëri një vend qendror zinte eksodi dhe kërkesa për azil politik, problem kryesor ky. Ajo në mënyrë të përsëritur u ndal në problemin e eksodit dhe theksoi se statusi i vendit kandidat, kërkesat për hapa të mëtejshme per integrim dhe eksodi dhe kerkesat e shqiptareve per azil politik nuk pajtohen, çka do te thote se nderpreja e eksodit dhe kerkesave per azil politik eshte nje kusht tjeter per avancimin e metejshem te procesit te integrimit. Opozita ka theksuar vazhdimisht se eksodi eshte akt-akuza me e rende per qeverisjen e keqe dhe krizen sociale qe ka shkaktuar kjo qeverisje.
 
Kancelarja Merkel hodhi poshte ne menyre te perseritur pretendimin absurd te Edi Rames se Shqiperia pengohet ne rrugen e saj drejt BE nga besimi fetar musliman i shumices se shqiptareve, pretendim qe behet me qellim per te mbuluar lidhjet e tij direkte personale me krimin, korrupsionin dhe politikat e tij eksodogjene.
Ne rrafshin rajonal Kancelarja, pasi vleresoi bashkepunimin politik, permendi nje seri projektesh rajonale qe do financohen ne BE dhe burime te tjera, te cilat do kene nje impakt shume pozitiv per zhvillimin e rajonit tone.
 
Nje komponent shume i rendesishem i kesaj vizite ishte konferenca e biznesit gjermano - shqiptar, ne te cilen investitoret gjerman denoncuan mos zbatimin nga qeveria shqiptare te vendimeve te gjykates se Strasburgut, pa lere pastaj te gjykatave te vendit si dhe per anullime antiligjore te kontratave te kompanive gjermane si ajo e portit te Durresit anulluar nga qeveria!
Si perfundim te dashur miq, te falenderojme me mirenjohje Kancelaren Merkel per viziten dhe mesazhet e saj tejet te rendesishme, bujarine dhe mbeshtetjen e madhe qe i ka dhene Shqiperise. s
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 22:33

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” tha se kryeministri Rama nuk ka arritur të marrë asnjë lekë për shkak se në Shqipëri ka korrupsion.

Postuar: 05/12/2019 - 22:08

Nesër do të bëhet prezantimi i Prokurorit të ri të Përgjithshëm, Olsian Çela i cili u zgjodh sot

Postuar: 05/12/2019 - 22:00

Ministri fuqiplotë Bledi Çuçi është shprehur në një linjë me kryeministrin Rama sa i takon abuziv

Postuar: 05/12/2019 - 21:51

Ministri fuqiplotë Bledi Çuçi, i cili është caktuar nga  kryeministri për të përballuar situ

Postuar: 05/12/2019 - 21:42

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi pranoi që ka patur një plasaritje të vogël në shtëpinë e tij ng

Postuar: 05/12/2019 - 21:36

Spartak Ngjela i ftuar në emsionin ‘360 gradë’ tha se kryeministri Edi Rama nuk e di

Postuar: 05/12/2019 - 21:29

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se kryeministri po bën lojë politike dhe nuk shk