Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha: Programi i Piktorit dështak ka vetëm mashtrime

Berisha: Programi i Piktorit dështak ka vetëm mashtrime

Postuar: 11/09/2013 - 21:58

Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar sërish me akuzat e radhës ndaj programit qeverisës që Kryeministri Edi Rama ka prezantuar gjatë pasdites së sotme në Kuvend. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha është shprehur programi i qeverisë Rama është një ligjëratë bajate e një OJQ-je familjare, ku nuk ka asnjë shifër, , asnjë afat, asnjë kosto, asnjë projekt vetëm mashtrime.

"Të dashur miq, sot u njohëm me programin e qeverisë së Piktorit dështak. Si asnjë program tjetër në historinë e Parlamentit pluralist, ky program nuk përmban asnjë kosto apo buxhetim, asnjë afat të caktuar, asnjë projekt konkret, asnjë përqindje apo shifër të veçantë përveç 300 mijë vende pune, 155 mijë në bujqësi, por se me çfarë buxheti askush nuk e di. Bashkë me vapën e gushtit na paska ikur jo vetëm 100 ditshi por dhe 300 ditshi, të përgatitur me aq bujë, sekret dhe djersë në mbledhjet nomade të Vlorës dhe Shkodrës.

Ky nuk është program qeverie por thjesht ligjëratë bajate e një OJQ-je familjare fund e krye urrejtje ndaj opozitës dhe qeverisë së PD. Axhamiu 2 meterlik doli sot cullak, jo nudo si në plazhe, por pa program para shqiptarëve. Pra antiglobalizëm, mashtrim dhe vetëm mashtrim. Të vetmet të vërteta në ato faqe janë një listë e gjatë premtimesh por që kanë muaj dhe disa syresh vite tashmë që janë realizuar nga qeveria e PD", shkruan Berisha.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që shqiptarët të vononin. Kjo datë sipas tij ishte pikërisht dita e sotme, 13 tetor 2019.

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At

Postuar: 13/10/2019 - 20:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepr