Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha publikon denoncimin: Situatë katastrofale në fakultetin e Mjekësisë Dentare

Postuar: 20/11/2017 - 22:23

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një studenti të Fakultetit të Mjekësisë Dentare që flet për kushte të rënda në këtë institucion.

Studenti thotë se Klinika Stomatologjike Universitare ndodhet në kushte krejtësisht të papërshtatshme për shërbimin ndaj pacientëve që marrin shërbim stomatologjik publik në këtë institucion.

Sipas tij, studentët blejnë doreza, maska, preparate të ndryshme si alginat, silikonë të ndryshme që përdoren për trajtimin e pacientëve.

Berisha thotë se kjo është një situatë katastrofale që nuk ka ekzistuar kurrë më parë.

Statusi i Sali Berishës:

Noriega dhe madame Vila për klientelën shpartallojnë universitetet publike!

Stdudenti dixhital denoncon:

Një situatë katastrofale që kurrë nuk ka ekzistuar më parë në fakultetin e Mjekësisë Dentare.

Lexoni mesazhin e tij.

“Përshëndetje doktor. Jam student në Fakultetin e mjekësisë dentare (dikur fakulteti i stomatologjisë). Dua t’ju shpreh shqetësimin e studenteve të cilët janë të detyruar të blejnë vetë materialet dentare për praktikat mësimore dhe shërbimin ndaj pacientëve. Klinika Stomatologjike Universitare ndodhet në kushte krejtësisht të papërshtatshme për shërbimin ndaj pacienteve që marrin shërbim stomatologjik publik në këtë institucion.

Studentët blejnë doreza, maska, preparate të ndryshme si alginat, silikonë të ndryshme që përdoren për trajtimin e pacientëve që gjithsesi paguajnë një tarifë për shërbimin që marrin. Përgjigja e pedagogëve dhe mjekëve që punojnë këtu është: nuk ka materiale dhe duhet ti blini vetë.

Kjo është e papranueshme pasi pacientët paguajnë vetë për shërbimin që marrin, në paguajmë tarifë vjetore si studente, gjithashtu shteti e ka detyrim shërbimin stomatologjik bazë pasi në të gjithë paguajmë taksat. Ankesat janë të shumta nga pacientët për vonesa të gjata në bërjen e protezave dentare.

Këta pacientë janë të moshuar, pensioniste dhe njerëz në nevojë që nuk kanë mundësi ekonomike që këto shërbime t’i marrin në klinikat private. Kjo mesa duket nuk ju intereson mjekëve që punojnë këtu, shumica e të cilëve kanë poliklinika dentare private, ku studentët i shohin si rivale të ardhshëm në treg dhe pacientët që vijnë këtu si njerëz të kategorisë së tretë, vetëm sepse kanë zgjedhur një shërbim publik. Ju uroj gjithë të mirat. Anonim të lutem”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2018 - 22:58

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer tre takime me kryeministrin Edi Rama në vitin 1991, në ditët e para të krijimit të PD-së. Në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24 u shfaqën dy foto ku Rama, Berisha dhe Ardian Klosi bisedonin, si dhe një tjetër ku Rama fliste në mitingun e PD-së.

Postuar: 20/02/2018 - 22:11

Kryeministri Edi Rama thotë se çelja e negociatave të Shqipërisë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian mund të shtyhet nga qershori, për në fund të 2018-ës.

Postuar: 20/02/2018 - 21:34

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Studio e Hapur” në News 24 tha mbrëmjen e sotme se e ka të gdhendur në memorie ditën e 20 shkurtit 1991, duke e cilësuar nj

Postuar: 20/02/2018 - 19:54

Beqir Nuredini, kryebashkiaku i akuzuar për shpërdorim detyre, ka reaguar lidhur me akuzat që ka ngritur prokuroria ndaj tij:

Postuar: 20/02/2018 - 19:41

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur sot për të diskutuar për situatën në Kukës dhe pakënaqësitë e krijuara në bazë pas vendimit për shkarkimin e Mimi Kodhelit si e deleg

Postuar: 20/02/2018 - 18:44

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar  një skandal në qytetin e Durrësit që po shihet nga sytë e gjithë publikut, në një kohë që qeveria nuk po vep