Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha: Qeveri pa program për 100 ditët e para, Meta: Rama në Bruksel i votuar

Berisha: Qeveri pa program për 100 ditët e para, Meta: Rama në Bruksel i votuar

Postuar: 15/09/2013 - 13:21

Lidhur me programin e qeverisë, i cili po diskutohet në një seancë maratonë në Kuvendin e Shqipërisë, ka replikuar ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, në Kuvend nuk po diskutohet një program i mirëfilltë, pasi qeveria nuk ka paraqitur një të tillë për 100 ditët e para të qeverisjes.

Lidhur me këtë fakt, Berisha i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, të shtyhet votimi, në mënyrë që të plotësohet programi.

“Zoti kryetar, siç po shkojnë punët këtu, nuk po diskutohet për program dhe kabinet. Dinjiteti i vendit është dinjiteti i vendit. Kurrë nuk ka ndodhur këtu që një qeveri, të mos vijë me një program 100 ditësh. Propozoj që qeveria të marrë kohë, të shtyjmë punimet, 24 orë. Por pa 100 ditësh nuk ecet, nuk ka ndodhur kurrë. Ku është 100 ditëshi, ju lutem merrni kohën. Kërkoni dhe ndihmën e Fate Velos. Jemi të gatshëm të vijmë të diskutojmë për 100 ditë. Nga shkoi, ku është. Duhet 100 ditëshi". Sipas Metës, një kërkesë e tillë për shtyrjen e votimit nuk mund të pranohet, pasi kryeministri i zgjedhur Edi Rama, nuk mund të shkojë në Bruksel i pavotuar.
 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që shqiptarët të vononin. Kjo datë sipas tij ishte pikërisht dita e sotme, 13 tetor 2019.

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At

Postuar: 13/10/2019 - 20:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepr