Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha: Rama damkosi Shqipërinë, shkelmoi ëndrrën evropiane

Berisha: Rama damkosi Shqipërinë, shkelmoi ëndrrën evropiane

Postuar: 13/05/2013 - 10:16

Edhe pse është ai që kërkon të bëjë marrëveshje me Ramën dhe Metën për të marrë Gjykatën Administrative, kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kryesocialistin për mosmiratimin e tre ligjeve. Ai tha se Rama damkosi dhe shkelmoi ëndrrën evropiane. Këto akuza Berisha i bëri gjatë inaugurimit të rikonstruksionit të lotit II të rrugës Kukës- Shishtavec. “Duke bllokuar tre ligjet, z. Rama shkelmoi ëndrrën e çdo të riu shqiptar, të cilët më statusin e kandidatit do të kishin të drejtë të aplikonin në universitetet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me forma më të leverdishme dhe të punësoheshin atje për kohën që studionin”, tha kryeministri. Ai u ka kujtuar qytetarëve të Kukësit rekomandimin e KE për marrjen e statusit. “Unë ju ftoj të mos harroni se në tetor të vitit 2012 Komisioni Evropian, pasi shqyrtoi të gjitha zhvillimet në Shqipëri, pasi analizoi të gjitha ndryshimet e mëdha në Shqipëri, pasi shqyrtoi të gjitha ligjet e vendit, praktikat që ndiqen në këtë vend, qëndrimet që mbahen në këtë vend, vendosi njëzëri t’i propozojë Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat dhe la datën 20 nëntor si datën përfundimtare të dërgimit të këtij rekomandimi, me kusht që Shqipëria të votonte tre ligje, ligje për të cilat kishte ujdi të plotë. Nga ajo ditë deri më sot ato ligje janë bllokuar në Parlamentin Shqiptar dhe janë bllokuar nga z. Edi Rama. Ato ligje janë bllokuar me qëllimin e vetëm për të dëmtuar, sipas mendjes së tij, qeverinë”, u shpreh Berisha. Ai nënvizoi se Rama me kokëfortësinë e tij ka dëmtuar shqiptarët. “Në të vërtetë, ai dëmton një interes jetik të mbarë shqiptarëve, të çdo shqiptari, fëmije, gruaje, burri, të riu, të moshuari. Statusi i vendit kandidat do të thotë disa qindra milionë euro falas nga Komisioni Evropian, investime për rrugë, për ujësjellës, për kanalizime, për shkolla, për spitale, në mënyrë që shqiptarët të kenë infrastrukturën e qytetarëve evropianë”, u shpreh Berisha. Më pas ai ka kërkuar mbështetjen e kuksianëve në 23 qershor. “Zgjedhjet po vijnë dhe unë kërkoj mbështetjen tuaj, të miqve tuaj dhe të mbarë shqiptarëve që të votojnë me 23 qershor për projektin tonë evropian, të votojnë më 23 qershor në mënyrë që kurrë ndonjëherë tjetër ndokush të mos pengojë ëndrrën tonë evropiane”, tha Berisha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.

Postuar: 21/08/2019 - 07:50

Me ngritjen e SPAK, hapi i radhës që do të vijojë është Byroja Kombëtare e Hetimit.

Postuar: 20/08/2019 - 23:58

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me procesverbalin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Be

Postuar: 20/08/2019 - 23:46

Ministrja Elisa Spiropali shprehet se rritja e numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë është

Postuar: 20/08/2019 - 23:33

Pronari i një lokali në Sarandë, Spiro Iljadhi replikon me ish-kryeministrin Sali Berisha pas den

Postuar: 20/08/2019 - 22:38

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën, me anë të