Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha: Rama dogji statusin, shkeli marrëveshjen si me Petro Koçin

Berisha: Rama dogji statusin, shkeli marrëveshjen si me Petro Koçin

Postuar: 16/05/2013 - 10:07

Kryeministri Sali Berisha çeli fushatën elektorale edhe në Qarkun e Fierit, ku prezantoi kandidatët e djathtë. Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha tha se është në Fier për t’u zotuar se, kandidatët për deputetë nuk do të jenë të PD, por të çdo qytetari. “Kandidatët për deputetë këtu janë përfaqësues jo vetëm të PD, por tuajit të çdo aspirate tuaja, të halleve e derteve tuaja. Me deputetët tuaj do bëjmë gjithçka me përkushtim të madh, t’u japim përgjigje më të mirë interesave tuaja, aspiratave tuaja, problemeve tuaja”, tha Berisha. Sipas Berishës, shqiptarët do të dinë të zgjedhin mes modelit të djathtë dhe atij të majtë duke votuar më 23 Qershor, të ardhmen e tyre. Në këtë pikë, kryeministri nuk kurseu as akuzat ndaj kundërshtarit të tij në politikë, Edi Ramës. “Firmosëm reforma, ia dolëm me vizat, morëm anëtarësimin në NATO dhe u propozua Shqipërinë për vend kandidat për BE. Por KE la një detyrë shtëpie, 3 ligje, për të cilat me ndërgjegjësimin e tij, ishte arritur ujdia absolute. Statusin Shqipëria nuk e mori sepse, kreu i opozitës, mori përsipër përgjegjësinë historike të shkelmojë mbi një interes të çdo shqiptari, me atë lehtësi që shkelmoi marrëveshjen e Petro Koçit, shkelmoi KE, shkelmoi çdo interes të qytetarëve të Fierit”, u shpreh Berisha. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shoqërua nga thirrje elektorale me rimë të simpatizantëve: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do!”. Që në hyrje, Berisha përshëndeti gjithë komunitetet që jetojnë në Fier. “Të dashur qytetarë të të gjithë komuniteteve që jetoni këtu, myzeqarë, çamë, kosovarë...Kam nder të madh t’ju paraqes sot këtu, kandidatët për deputetë të Fierit, vajza dhe gra, burra, djem të ndershëm, të përkushtuar, përfaqësues të vlerave tuaja më të mira. Jam para jush për t’ju dhënë fjalën, për t’u zotuar se këta do të jenë përfaqësuesit jo të PD, por tuajt, të aspiratave tuaja. Unë ndalem gjithnjë dhe sodis kodrat e Mallakastrës, që më duken më të bukurat e planetit, sepse janë të qëndisura me ullinj”, u shpreh Berisha.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 08:07

Qeveria ka rikthyer aksionet për shfarosjen e kanabisit.

Postuar: 21/08/2019 - 08:05

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.

Postuar: 21/08/2019 - 07:50

Me ngritjen e SPAK, hapi i radhës që do të vijojë është Byroja Kombëtare e Hetimit.