Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha: Rama dogji statusin, siç mashtroi Petro Koçin

  Berisha në Fier: Rama shkelmoi statusin dhe marrëveshjen e Petro Koçit

Postuar: 15/05/2013 - 20:08

Kryeministri Berisha ka hapur fushatën elektorale në Qarkun e Fierit, ku dhe prezantoi skuadrën e tij të deputetëve për garën e 23 Qershorit. Lideri i mazhorancës akuzoi kryesocialistin Rama, si shkelmues të ëndrrës dhe të ardhmes Evropiane të shqiptarëve.

“Qytetarë të komuniteteve që përbëni këtë qytet të mrekullueshëm. Ndjehem i nderuar dhe mirënjohës ndaj jush për këtë pritje të përzemërt. Kam nderin tu paraqes kandidatët për deputetë për këtë qark, përfaqësues të vlerave tuaja më të mira. Jam para jush për tu dhënë fjalën se këta do të jenë përfaqësuesit jo të PD, por tuajt, të cdo qytetari, interesave fisnike. Do bëjmë gjithcka tu japim përgjigjen më të mirë interesave tuaja, problemeve tuaja.

Unë e di se këto vite së bashku kemi arritur ndryshime të mëdha, të pamohueshme. Në këto vite me përkushtimin tuaj ne ia dolëm të marrim pasaportën më të shkëlqyer të historisë sonë, anëtarësimin në NATO. E dimë që e ardhmja më e bukur për ju është të shihni veten qyetarë të BE. Në vlerësimin tim nuk ka ëndërr më fisnike se kjo.

KE la tre ligje për tu miratuar, për të cilat me ndërmjetësimin po të tij ishte rënë dakord për ti kaluar. Lideri i opozitës mori përgjegjësinë të shkelmojë mbi një interes jetik të qytetarëve, me atë lehtësi që shkelmoi marrëveshjen me Petro Koçin. 23 Qershori vjen, të gjithë sëbashku do të dimë të votojmë për të ardhmen tonë Evropiane, për statusin kandidat, hapjen e negociatave në BE”, tha Berisha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 09:00

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta po tenton të çojë ven

Postuar: 21/08/2019 - 08:07

Qeveria ka rikthyer aksionet për shfarosjen e kanabisit.

Postuar: 21/08/2019 - 08:05

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.