
Do ti bashkohet PS pas distancimit nga PD-ja? Mjeku Halim Kosova reagon për herë të parë

Berisha: Rama udhëton me autobus luksoz. Rama: Me helikopter nuk lidhesh me iPad

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Maj 2013

Në këtë fushatë elektorale hera-herës nuk mungojnë edhe sulmet sa ironike aq edhe qesharake. Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar liderin e opozitës, Edi Rama, se po pengon statusin e vendit kandidat dhe mohon çdo zhvillim pozitiv në vend, ndërsa e akuzoi se po bën fushatë me autobus luksoz. “Rama udhëton me një autobus luksoz në rrugë pa gropa dhe kërkon ku të gjejë një gropë dhe del burri dy metra i gjatë në një gropë me të thënë mendja se, i kanë bërë vetë gropat. Z. Rama të them këtu se rrugën në Shqipëri janë nderuar në katër anë, vetën në Kukës janë mbi 500 km”, u shpreh kryeministri. Nëse e krahasojmë me fushatën në SHBA, autobusi që përdori Obama gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2012-s ka kushtuar 1.1 milionë dollarë. Rama ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Berisha. “Kryeministrit në ikje i paska mbetur mendja tek turi me autobus dhe lidhjet me iPad! Epo normal, nuk e kopjon dot se nga helikopteri nuk funksionon dhe aq mire lidhja!”, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook. Akuzat e Berishës vijnë gjatë inaugurimit të segmentit rrugor Kukës–Shishtavec. Në fjalën e tij Berisha e cilësoi Kukësin “kampion politik” dhe uroi që në të ardhmen të kthehet edhe në “kampion në futboll”. “Kukësi është kampion politik dhe uroj që në të ardhmen të jetë kampion edhe sportive. Kam kënaqësi që inauguroj sot këtë rrugë një premtim i kahershëm për Shishtavecin, Zapotin dhe Stojanin. Rruga është vetëm përpjekja jonë e parë drejt këtyre maleve”, u shpreh kreu i PD. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur para pak muajsh, opozita ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Flamur Noka, se ka rritur në mënyrë fiktive numrin e popullsisë për këtë qark me qëllimin që të mos i hiqej një mandat deputeti. Si përfundim, mandati i deputeti iu hoq Qarkut të Beratit dhe Korçës dhe i kaloi Tiranës dhe Durrësit. Më pas Berisha e cilësi Kukësin gjithashtu kampion edhe për pataten. “Përveç turizmit rëndësi të madhe ka zhvillimi i fermave bujqësore dhe blegtorale. Kjo është zona e patateve më të mira të Shqipërisë”, tha ai.
Më të lexuarat


U përjashtua nga Genc Ruli nga Komisioni i Vlerësimit, Halim Kosova zbulon mesazhet me Bashën: Ma punuan!

Alfred Peza tregon goditjen e fortë që do të marrë Basha dhe Kryemadhi: Opozita është në krizë, nuk është e bashkuar

Meta tha se do të japë dorëheqjen më 26 prill nëse Edi Rama fiton 71 mandate, vjen reagimi i fortë nga numri dy i PS

"Kam folur 10 ditë më parë", Jozefina Topalli zbulon komunikimin e fundit me Berishën: I jam mirënjohëse që më ka dhënë...

Plani i PD-së për pandeminë, Halim Kosova nxjerr zbuluar demokratët: Kur e pashë mendova është program anti-Rama apo …

Sulmet ndaj SHBA pas vlerësimit për Ardian Dvoranin, Balla këshillë Lulzim Bashës: Meta ka degraduar, më bëri habi që...

Analisti i njohur zbërthen deklaratën e fortë të Ilir Metës: Paralajmëroi se nuk do njohë zgjedhjet

‘Dëgjojeni dhe kuptoni çfarë politikani pa karakter është ky’, Erion Braçe publikon pamjet dhe kap mat Lulzim Bashën pasi firmosi marrëveshjen me LSI

Elisa Spiropali bën llogaritë elektorale: LSI ka një rënie drastike! Ja sa mandate do të marrim në Tiranë

A po synohet “shkrirja” e partive të vogla? Ministrja Spiropali jep përgjigjen e prerë
