Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha reagon për arrestimin e studentëve: Vezë të prishura mbi Edi Ramën

Berisha reagon për arrestimin e studentëve: Vezë të prishura mbi Edi Ramën

Postuar: 02/11/2015 - 14:20

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar për ngjarjen e ditës së sotme në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku një grup studentësh qëlluan me vezë makinën e kryeministrit Rama.
 
Menjëherë pas këtij sulmi, policia ka vënë në pranga autorët përgjegjës, ndërsa nuk ka munguar as dhuna gjatë arrestimit.
 
Berisha në një status në “Facebook”, ka dënuar arrestimin e studentëve, duke dënuar dhunën ndaj tyre.
 
Në fund ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin studentët për të mbrojtur pavarësinë e universiteteve të vendit.
 
Reagimi i plotë
 
“Të dashur miq, sot studentët e Universiteteve të Tiranës, në një akt revolte të thellë gjuajtën me vezë të prishura Edvin Kristaq Ramën, njeriun që në një akt urrejtjeje ndaj të rinjve mbylli me antireformën e tij, dyert e universiteteve për të varfrit e vendit. Me ketë ligj, Edi Rama dekapitoi autonominë e universiteteve dhe kundrejt ryshfeteve të majme bllokoi gradat shkencore në universitetet publike për llogari të universiteteve të klienteles së tij private.
 
Policia me dhunë ka arrestuar tetë studente dhe keqtrajtuar shumë të tjerë. Dënoj me ashpërsinë me të madhe dhunën dhe terrorin shtetëror ndaj studentëve, revolta e të cilëve është shkaktuar nga ligji klientelist i Edi Ramës për arsimin e universitetet, i diktuar nen për nen nga universitete private, dhe kërkoj lirimin e studenteve të ndaluar.
 
Ju bëj thirrje qytetareve të të gjitha bindjeve politike, të mbështesin studentet në përpjekjen e tyre të drejtë për të hapur dyert e universiteteve dhe shkollave të larta edhe për fëmijët e shtresave të varfra dhe mbrojtur pavarësinë e universiteteve të vendit!”.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par