BREAKING NEWS

Gati 4 mijë testime! Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Gati 4 mijë testime! Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan
x

Politike

Berisha rrezikon të merret në pyetje nga SPAK, nis grumbullimi i dokumenteve për aferën e “Kompleksit Partizani”, do thirren të gjithë të akuzuarit

Berisha rrezikon të merret në pyetje nga SPAK, nis grumbullimi i

Ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të thirret nga Prokuroria e Posaçme për t’u marrë në pyetje mbi skandalin me privatizimin e “Kompleksit Partizani”. Gazeta ka mësuar se hetimet për skandalin në fjalë janë në fazën e verifikimit dhe grumbullimit të dokumenteve. Prokurorja e çështjes ka vënë në dijeni institucionet përgjegjëse për të dorëzuar të gjithë dokumentet e nevojshëm mbi privatizimin e truallit ku dikur ishte “Kompleksi Partizani”. Faza e parë do të jetë pikërisht krahasimi i dokumenteve dhe pretendimet e palës kallëzuese në padi, ndërsa faza e dytë do të jetë ajo e marrjes në pyetje të palës së akuzuar. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka paditur disa persona, ku më kryesorët janë Jamarbër Malltezi, Arben Imami dhe Sali Berisha. Një burim nga Prokuroria e Posaçme i tha gazetës se sipas Kodit të Procedurës Penale të akuzuarit duhet të merren në pyetje dhe të japin qëndrimin e tyre mbi akuzat në fjalë. Jamarbër Malltezi pritet të jetë një ndër të parët që do të pyetet bashkë me disa ndërtues të tjerë, ndërsa më pas rrezikojnë si Arben Imami ashtu dhe Sali Berisha. Ish-kryeministri duket se i ka fobi dyert e gjykatave dhe të prokurorive, pasi i vetmi rast që ka shkuar në organin e akuzës është ai i akuzave të ngritura nga Tom Doshi se Ilir Meta kishte dashur ta eliminonte. Në atë kohë doli se Berisha kishte pasur informacion dhe u thirr nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkohë kemi raste të tjera kur ai ka qenë i akuzuar dhe ia ka dalë të mos shkojë në gjykatë. Rasti i njohur është ai i vrasjes së Azem Hajdarit, ku edhe pse u thirr disa herë në atë kohë nga prokuroria, nuk shkoi kurrë. Rast tjetër kemi aferën e CEZ, ku ai ishte i akuzuar, por prokuroria nuk e thirri, duke thirrur emrat e tjerë. Por SPAK ka paralajmëruar se do sjellë ndryshimin në drejtësinë shqiptare dhe burime të sigurta nga kjo prokurori i thanë gazetës se nuk përjashtohet që për rastin e kompleksit të thirret edhe Berisha. Duhet kujtuar se pasardhësi i tij në krye të PD, Lulzim Basha është paraqitur disa herë në dyert e prokurorive për t’u marrë në pyetje. Rasti më i fundit është ai i lobimeve të PD.

Skandali me “Kompleksin Partizani”

Sipas padisë, toka në fjalë ka qenë e pronarëve, por ajo i kaluar shtetit dhe në vitin 1940 ata janë dëmshpërblyer nga qeveria italiane, pasi vendi ynë ishte pushtuar nga Italia. Madje pronarët janë shpërblyer me franga ari. Qeveria italiane kishte plane të bënte një aeroport aty dhe prandaj mori tokën. Madje toka është blerë nga Shefqet Vërlaci dhe Jako Mane. Toka, nga “Rr. e Kavajës” deri tek “Rr. Durrësit” është blerë nga italianët dhe më pas ka kaluar në duart e shtetit. Pra, pretendentët e këtyre pronave janë kompensuar një herë nga italianët dhe më pas toka është shtetëzuar, duke i kaluar në pronësi Ushtrisë. Në vitin 2008 një grup personash që pretendojnë se janë pronarë të truallit, nisë procedurat e kompensimit dhe përfaqësuesi ligjor i tyre ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës. Sipas marrëveshjes, Malltezi do të merrte jo më pak se 5 për qind të vlerës së pronave të kthyera. Sot ka me mijëra shqiptarë që luftojnë prej 30 vitesh për pronat e tyre dhe akoma nuk i kanë marrë, por ajo që bie në sy është se pronat e Klubit Partizani u kompensuan brenda 6 muajsh. Procesi nisi në qershor 2008 dhe në dhjetor gjithçka mbaroi. Pra këtu pati rol vendimtar dyshja Berisha-Imami. Ajo që bie në sy është se kemi një kompensim në qendër të Tiranës me vlerë tepër të ulët. Janë rreth 33 mijë metër katror tokë, ku shteti ka dhënë për pronarët 100 milionë lekë. Metoda e kompensimi përdorur nga grupi i ekspertëve është në kundërshtim të hapur me VKM 794 datë 21.11.2007 dhe të Udhëzimit Nr. 6364 datë 03.07.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe procedurën e shitjes”, të cilët përcaktojnë që vlera e objekteve të privatizuara duhet t’i referohet çmimit të tregut të lirë. “Fakti që ekspertët kane vlerësuar në masën 10.109.000 lek vlerën e objekteve mbi truall për para blerje dhe privatizim, vlerë kjo tepër e ulet në raport me sipërfaqen ndërtimore të saj apo dhe faktin se kjo zonë është zonë e miratuar për zhvillim ndërtimi, vendndodhja e saj në qendër të Tiranës provon fare qartë qëllimin kriminal të të gjithë personave të akuzuar”, thuhet në padinë e Ballës.