
“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Berisha sfidon policinë pasi nuk i dha leje për protestën e 6 dhjetorit, fton qytetarët të mblidhen para Kryeministrisë dhe sulmon Ramën me Alibeajn, i përgjigjet ashpër Kapllanajt

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 26 Nëntor 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar policinë lidhur me protestën që do të zhvillohej në 6 dhjetor, pasi kjo e fundit nuk i ka dhënë lejë për tubim para selisë së Qeverisë, duke iu bindur kështu urdhrave të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një konference për mediat nga selia blu, Berisha theksoi se protesta e 6 dhjetorit do mbahet para kryeministrisë. “PD ka njoftuar, është parti e shtetit ligjor, ka njoftuar policinë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur, është krejtësisht i panevojshëm autorizimi i policisë. Ne kemi njoftuar. Cila është përgjigjja? Ajo që dikton Edi Rama, që bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast, do shfrytëzojë samitin për të shtypur liritë dhe të drejtat e popullit opozitar. Ne e parashikuam këtë dhe ndaj thirrëm protestën”, deklaroi ai.
Berisha: Kandidatët e Alibeajt janë emrat e Ramës
Ndërkohë, Berisha iu është përgjigjur akuzave të ish-kreut të PD, Lulzim Bashës, i cili në deklaroi se ish-kryeministri dhe “oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit”. Berisha i kërkoi Bashës të flasë me emra, duke paralajmëruar se “s’po them gjëra të tjera që janë më përvëluese se këto”. Ndërsa akuzoi Ramën se ka kryer “një akt makbethian, absolutisht më të rëndë, duke përfshirë kreun e opozitës në aferën e projektit të Durrësit”. “Nëse ka një akt makbethian të Ramës, absolutisht më të rëndë, është përfshirja e kreut të opozitës në aferën e projektit të Durrësit. Di një vend tjetër ku kreu i opozitës ishte marrë peng me dokumente dhe ngeli 20 vite në krye të opozitës? Populli priste t’i çonte në fitore. Ai gjeti një qenie të dobët, por kryeministri s’mund ta bëjë dot kurrë atë. Vendi duhet të ketë opozitë, ti e lufton opozitën por jo në këtë mënyrë. Shfrytëzon një njeri të dobët dhe e fut në aferë. Këtë e them me përgjegjësi të plotë. Atë e quaj mega-krimin më të madhe ekonomik, Portin e Durrësit. S’ka qëllim tjetër nga Sali Berisha, sa i përket ndonjë njeriu afër meje, Basha le të flasë me emra. S’po them gjëra të tjera që janë më përvëluese se këto, po them kaq. Nuk ka asnjë diskutim që PD del me një kandidat. Çdo kandidat tjetër që del, del në emër të Ramës për të dëmtuar PD-në. Kjo u takon shqiptarëve të thonë fjalën e tyre. PD del me një kandidat të zgjedhur me primare. E di ti sa tenderë ka fituar Agron Kapllanaj? Ka fituar me dhjetra tendera, përfshi pallatet ku u krijua keqtrajtimi më i shëmtuar ndaj qytetarëve te 5 Maji”, tha Berisha.
Kapllanaj i përgjigjet Berishës
Por akuzave të Sali Berishës se është i blerë me pallate nga Edi Rama, Agron Kapllanaj i është përgjigjur duke i thënë se mund ta ketë fjalën për kompleksin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Në një intervistë televizive dje, ai u shpreh se demokratët kanë ngecur me ish kryeministrin, por nuk e cilëson si alternativë për PD. Po ashtu i sugjeron ish-kryeministrit të reflektojë dhe të gjejë gjuhën e përbashkët me grupin e Alibeajt për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit me kandidat të përbashkët. Ndër të tjera Kapllanaj shprehet se do të mungojë në protestën e 6 dhjetorit pasi nuk do të bëhet pjesë e turpit ndërsa në Tiranë vijnë liderët e BE. “Ndoshta e ka fjalën për pallatet e dhëndrit të vet se nuk kam pallate. Unë nuk merrem me biznes. Sali Berisha sulmon cilindo që është kundër tij dhe mua më vjen keq për këtë por s'kam lidhje as me pallatet apo me ndonje biznes. Jam marrë e merrem me politikë. Gjithë akuzat e Sali Berishës janë për interes të vet, s'më interesojnë fjalët e tij. Betejën e kemi dhe do e vijojmë me Edi Ramën. Unë jam mes mallakastriotëve. Deklaratat e Berishës nuk janë lajm. Këto janë lojëra politike. I kuptoj se janë të zemëruar me Bashën sepse nuk i sollën në pushtet. Berisha nuk është në alternativë dhe më kanë thënë që s’kemi gjë në terezi me të por kemi ngecur se nuk kemi tjetër. Sa të jetë Berisha, kjo është e vështirë të ndodhë. Uroj të reflektojë”, tha Kapllanaj.
Më të lexuarat


KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

“Regjimi i Edi Ramës duhet të përfundojë aty ku e ka vendin”/ Berisha prezanton kandidatin për kryetar bashkie në Kamzë, ja EMRI

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Nga integrimi i grave të dhunuara e deri tek mbështetja financiare, Ilir Meta publikon 4 angazhimet e PL-së

“Rama mban peng të shoqen...", deputeti i PD-së hedh akuzat e rënda ndaj qeverisë dhe thumbon kryetarin e bashkisë: Është i denjë për Akademinë e Barinjve

Zbulohet një tjetër kandidat i PS në zgjedhjet e 14 majit (EMRI)

Zgjedhjet e 14 Majit/ “Blerje votash, presion, keqpërdorim i burimeve shtetërore”, ambasada amerikane u bën thirrjen e fortë qeverisë dhe partive dhe i paralajmëron

"Xhaxhi hë të keqen mos e përdor administratën…", deputeti i Partisë Demokratike tregon arsyet se pse nuk do të votohet PD-ja në zgjedhjet e 14 majit

PD ende pa vendim për zgjedhjet, ish-deputeti: Bardhi kundër Alibeajt, s’do nxjerrin dot kandidatë në 61 bashki
