BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për viktima

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për
x
BREAKING NEWS

KAS i dha goditjen e fuqishme pak minuta më parë, reagon 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berisha: Ja kush ka dhënë urdhër

KAS i dha goditjen e fuqishme pak minuta më parë, reagon
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa rrëfen pazaret e fshehta: Ja si Fatos Nano ia dha fitoren Sali Berishës më 22 mars 1992, puçi që bënë me ndihmën e Ramiz Alisë dhe roli sekret i CIA që tronditi politikën

Muharrem Xhafa rrëfen pazaret e fshehta: Ja si Fatos Nano ia dha fitoren
x
BREAKING NEWS

Kaq ishte 'lufta'! KAS merr vendimin përfundimtar: Ja kush do e udhëheqë PD-në në zgjedhjet e 14 majit. Publikohet DOKUMENTI

Kaq ishte 'lufta'! KAS merr vendimin përfundimtar: Ja kush do e
x
BREAKING NEWS

Gërdeci/ Gjykata e Posaçme jep vendimin për Fatmir Mediun

Gërdeci/ Gjykata e Posaçme jep vendimin për Fatmir Mediun
x
BREAKING NEWS

Nis seanca për Fatmir Mediun. Zbardhen kërkesat e SPAK dhe avokatëve

Nis seanca për Fatmir Mediun. Zbardhen kërkesat e SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Aferat e Kryemadhit me oligarkët rusë vetëm ‘maja e ajsbergut’, Meta-Berisha fshehin miliona euro pasuri të pajustifikuara nëpër botë, ja pronat e tyre sekrete në Shqipëri që pritet të sekuestrohen

Frrok Çupi: Aferat e Kryemadhit me oligarkët rusë vetëm
x
BREAKING NEWS

U dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia bën rekurs në Gjykatën e Lartë, ja saga 24-vjeçare e përplasjeve të tij me Berishën dhe tentativa për ta eliminuar në 2019 kur do padiste ish-kryeministrin 

U dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia
x

Politike

"Berisha sheh ëndrra me sy hapur", Bejko ironizon hapur ish kryeministrin: Me miellin e amerikanëve s'bëhet shaka

"Berisha sheh ëndrra me sy hapur", Bejko ironizon hapur ish

Sekretari për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike zyrtare, Roland Bejko ka ironizuar Sali Berishën për standardin e dyfishtë që mban me SHBA. Duke iu referuar reagimeve pasi u shpall ‘non grata’ dhe krahasimit me mënyrën se si po e trajton dosjen e McGonigal, Bejko thotë se Berisha e di mirë që me SHBA s’bëhet shaka vetëm kur flitet për Ramën por edhe për të.

Në një postim në Facebook, Bejko thotë se Berisha “sheh ëndrra me sy hapur” kur mendon se Amerika do rrëzojë Edi Ramën.

“Berisha e di që me miellin e amerikanit nuk bëhet shaka, por ama, vetëm kur flitet për Ramën, kur flitet për të, ai është përfaqësues i popullit sovran dhe nuk pyet ça thot Amerika.. Ose, përndryshe, harron që amerikanët e kanë shpallur "Non Grata" duke i kujtuar vazhdimisht atij dhe mbështetësve të vet, që të kenë kujdes se me miellin e amerikanëve, nuk bëhet shaka.

Ça kujton ky dhe ata që i shkojnë pas, se amerikanët do rrëzojnë Ramën për të kthyer Berishën?! Kur shikon shumë ëndra me sy hapur, bashkëjeton me to dhe të duken si të vërteta pastaj. Kështu po u ndodh dhe këtyre të foltores. Harojeni pushtetin sa të jetë Berisha nga ajo anë. Ramën nuk e heqin se nuk kanë me kë e zëvendësojnë. Një opozitë e re, pa Berishën, Ramën e çon për skrap brenda disa muajve”, shkruan Bejko.

Ky reagim i Bejkos vjen pasi Sali Berisha thuajse çdo dalje publike hedh akuza për kryeministrin që sipas tij ka lobuar në SHBA për të shkatërruar PD përmes ish zyrtarit të FBI.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës në kohën e komunizmit, dhe mosdeklarim të shumës së dollarëve, për të cilat ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Më të lexuarat