BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda me akuza të forta: Ma ka vrarë shteti, sot do të mbushte 22 vjeç

Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda
x
BREAKING NEWS

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do të jetë i pranishëm

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara të Ramës, mos u fshihni pas fustanit të Alibeajt

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara
x
BREAKING NEWS

Përmendja e Ramës në çështjen “McGonigal”/ Berisha jep lajmin, zbulon lëvizjen e radhës: Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ja DATA

Përmendja e Ramës në çështjen
x
BREAKING NEWS

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit: Deputetë pa sens protagonizmi dhe identitet politik

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit:
x
BREAKING NEWS

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat: Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI? Habit me përgjigjen Gazment Bardhi

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me
x
BREAKING NEWS

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja çfarë çova në SPAK

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja
x

Politike

Berisha shfrytëzon festën e Pavarësisë për të sulmuar Ramën: Regjimi po përzë të rinjtë nga vendi, merrni në dorë përgjegjësinë për të ardhmen

Berisha shfrytëzon festën e Pavarësisë për të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e ditës së Pavarësisë, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama. Në një mesazh në Tik Tok kreu i selisë blu shprehet se ka ardhur koha që të gjithë të bashkohemi për të përzënë regjimin që përzë shqiptarët. Berisha shprehet se sot kombi ndodhet para një problemi të madh, sipas tij regjimi që përzë shqiptarët duhet të largohet. Ndërkohë ai e ka mbyllur përshëndetjen e tij me një thirrje për të gjithë shqiptarët që të marrin fatin e tyre në dorë dhe përgjegjësit e tyre. “Të dashur miqtë e mi të Tik Tok-ut, Me këtë mesazh dëshiroj t’ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Flamurit! Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Të shpreh nderimin tim më të thellë, për Ismail Qemalin dhe për të gjithë ata burra dhe gra që sakrifikuan me jetë, me penë dhe ne të gjitha format bënë të mundur pavarësinë e këtij vendi. Pavarësia e Shqipërisë është si të thuash festa e të gjitha festave të Shqiptarëve. Pa pavarësinë e Shqipërisë, ne do të ishim vidhisur në honet apo mjegullnajat e Ballkanit. Lavdi Zotit, sot ne jemi të lirë! Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që ndodhemi. Por sot, ne kemi një problem shumë të madh, këtë regjim i cili, me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike, po përzë shqiptarët! Po përzë rininë e kombit, sa asnjë regjim tjetër në histori. Ndaj dhe kjo ditë është një thirrje për çdo të ri të këtij vendi, për çdo shqiptar të marrë përgjegjësitë e tij në mënyrë që Shqipërinë, këtë tokë të begatë, këtë vend të bekuar ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona në shtëpinë e së ardhmes sonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti ju bekoftë ju! Faleminderit shumë", deklaroi Berisha.