Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha shkrin kryetarët e komisioneve parlamentare, ikën Rusmali, Gjana, Beja dhe Demi

   Berisha shkrin kryetarët e komisioneve parlamentare, ikën Rusmali, Gjana, Beja dhe Demi

Postuar: 13/05/2013 - 10:30

Përpos kundërshtarëve të Lulzim Bashës dhe mbështetësve të Jozefina Topallit, kryeministri Berisha ka treguar një kujdes të veçantë për të përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë të gjithë ata figura të Partisë Demokratike, që njihen si mbështetës së linjës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të faktorit ndërkombëtar. Ilir Rusmali është njëri ndër to. Nga zbardhja e kabllogrameve që ambasada amerikane në Tiranë i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, rezulton se Ilir Rusmali ka raportuar sistematikisht në ambasadën amerikane. Edhe pse Rusmali është identifikuar si një besnik i Berishës, ai ka qenë edhe një i besuar i amerikanëve në PD. Ndërkaq, lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike mund të konsiderohet edhe si një goditje ndaj kryetarëve të komisioneve të përhershme parlamentare. Kryetari i komisionit më të rëndësishëm në Kuvend, pra i Komisionit të Ligjeve, është përjashtuar nga lista. Berisha ka përjashtuar gjithashtu edhe anëtarët më të rëndësishëm të Komisionit të Ligjeve, si Enkelejd Alibeaj, Viktor Gumin, Fatos Hoxhën, Arenca Trashanin, Paulina Hoxhën etj. Gumi dhe Alibeaj njihen si juristët më të mirë të së djathtës. Ndërkaq, Berisha ka përjashtuar nga lista edhe kryetarin e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Bëhet fjalë për Jemin Gjanën, i cili kërkoi që të ndaheshin postet partiake nga ato ekzekutive. Kjo kërkesë duket se i sjellë edhe përjashtimin e nga lista. Po ashtu, Berisha ka përjashtuar edhe kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme, Fatos Bejën. Berisha ka përjashtuar edhe kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Leonard Demin. Berisha ka zhvendosur në zonën e rrezikshmërisë edhe ish-kryetarin e Komisionit të Shëndetësisë, Tritan Shehun. Me pak fjalë reprezalja e Berishës në grupin parlamentit demokrat është e paimagjinueshme. Figurat më të shquara të PD nuk do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 09:00

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta po tenton të çojë ven

Postuar: 21/08/2019 - 08:14

Bashkia e Shkodrës ka vënë përballë një sfide shumë institucione për të zgjidhur ngërçin e krijua

Postuar: 21/08/2019 - 08:11

Kryetarja në ikje e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi vijon të këmbëngulë në detyrën e saj, duk

Postuar: 21/08/2019 - 08:07

Qeveria ka rikthyer aksionet për shfarosjen e kanabisit.

Postuar: 21/08/2019 - 08:05

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator.