Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha shpërndan CV e dy kandidatëve, lavde Bashës, eklipson karrierën e Olldashit

Berisha shpërndan CV e dy kandidatëve, lavde Bashës, eklipson karrierën e Olldashit

Postuar: 08/07/2013 - 10:27

Partia Demokratike ka publikuar dje CV zyrtare të dy kandidatëve për kreun e PD që do të zgjidhet në 22 korrik, ku që në fillim të prezantimit të tyre vihet re se mbahet njëanshmëri ndaj kryebashkiakut Basha. Prezantimi i Bashës përshkruhet me fjali të gjata, të mbushura me ngjyrim dhe lavde. Ndërsa e kundërta ndodh me Sokol Olldashin, ku përshkrimi i përvojës së tij në PD është i shprehur me fjali  të shkurta dhe të thata, në formë zyrtare. Kështu, nëse Olldashi pretendon se ka shumë vite në PD, nuk mbetet mbrapa as Basha, që e ka nisur shumë herët me protestat e para në rrugën e tij në PD. Në CV-në e Olldashit për këtë periudhë thuhet se ka qenë anëtar i Partisë Demokratike, dega Durrës, që në dhjetor 1990 dhe anëtarë i mbledhjes themeluese të FRPD-së. Kurse në CV-në e Bashës për këtë periudhë, thuhet se Lulzim Basha u angazhua që në dhjetorin e 1990 bashkë me të rinj të tjerë gjimnazistë të Tiranës, përkrah studentëve dhe Partisë Demokratike të sapothemeluar. Pjesëmarrës aktiv në protestat para dhe pas zgjedhjeve të Marsit 1991, gjatë zgjedhjeve të 1992 ai ishte vëzhgues i Partisë Demokratike në KQZ. Por ndërsa Sokol Olldashi thotë se e ka kartë të fortë faktin që ka qenë në opozitë përgjatë tetë viteve, edhe Basha krenohet për këtë periudhë të jetës së tij. CV-ja e Olldashit për këtë periudhë, thuhet shumë thjesht: “Maj 2002 – Shtator 2007, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Maj 2005 – Maj 2009 kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës, Anëtar i Kryesisë së PD-së që nga viti 2002. Qershor 2001 – Maj 2005, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, përshkruhet ai. Kurse në CV-në e Bashës thuhet se “Në vitin 1999 Lulzim Basha u bë pjesë e skuadrës që përgatiti akt-akuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi. Ai më pas shërbeu në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ku ndihmoi në krijimin e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë”.

Në krye të ministrisë

Në CV e Bashës është përgatitur nga Partia Demokratike, periudha kur ai ka qenë ministër i Brendshëm, përshkruhen arritjet, ndërsa në CV e Olldashit thuhet vetëm se ka qenë ministër nga kjo periudhë deri në këtë periudhë kohore. “Në korrik 2005 Lulzim Basha u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë si një nga përfaqësuesit e qytetit të Tiranës. Fitores së një prej zonave të vështira elektorale për Partinë Demokratike në Tiranë, i parapriu angazhimi i Bashës si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave, zëdhënës i fushatës 2005 dhe pjesëmarrja e tij në dhjetëra debate televizive përballë përfaqësuesve të mazhorancës socialiste”, thuhet në CV e tij. “2005 – 2007 ministër i Brendshëm, 2007 – në vazhdim ministër i Punëve Publike dhe Transportit”, përshkruhet në CV e Olldashit. Fjalitë që përshkruajnë përvojën e Bashës në PD nuk kanë fund krahasuar me ato të përshkrimit për Olldashin. “Në vitin 2011, Lulzim Basha kandidoi kundër ish kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama. Fushata e Tiranës u konsiderua fushata më e mirë që Partia Demokratike kishte zhvilluar ndonjëherë. Fitorja e Bashës riktheu Partinë Demokratike në pushtet në Bashkinë e Tiranës pas 11 vitesh. Gjatë më pak se dy viteve në drejtim të Bashkisë Tiranë, kryebashkiaku Basha ka udhëhequr një proces transformimi të kryeqytetit shqiptar. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, përmirësimi i cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës”, thuhet në CV e Bashës.

Selia e PD, e boshatisur

Pas caktimit të 22 korrikut si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për kreun e ri të PD, selia blu është pothuajse bosh dhe pa asnjë lëvizje. Asnjë ministër, deputetë apo anëtarë nuk ka qenë këto ditë i pranishëm. Të gjithë duket se janë shpërndarë nëpër bazë, disa në mbështetje të kandidatit për kryetar partie Sokol Olldashi dhe disa të tjerë në mbështetje të kandidatit tjetër Lulzim Basha. Deri më datën 22 korrik, ata do të zhvillojnë fushatë në të gjitha qytetet e vendit për të tërhequr sa më shumë vota nga demokratët për të fituar vendin e Sali Berishës pas dorëheqjes nga postet partiake. Enkeleda Agalliu

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2019 - 20:51

Në përurimin e stadiumit të ri "Air Albania" stadium kryeministri Rama i është përgjigjur të gjithë kritikëve, të cilët e kanë konsideruar atë si qendër tregtare.

Postuar: 17/11/2019 - 20:40

Kryeministri Rama ndodhet në këto momente në stadiumin e ri  të Kombëtares së Shqipërisë për

Postuar: 17/11/2019 - 19:45

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, bashkë me djalin e tij

Postuar: 17/11/2019 - 18:44

Presidenti Ilir Meta do të takohet të martën me krerët politikës të opozitës së bashkuar në orën

Postuar: 17/11/2019 - 18:37

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj deklaratave të ish

Postuar: 17/11/2019 - 18:14

Sekretari i LSI-së Endrit Braimllari akuzoi deputetët e PS-së Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafën se po

Postuar: 17/11/2019 - 17:27

Ministrat e BE-së më 19 nëntor për herë të parë propozimin francez për reformimin e politikës së