
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Berisha shton sulmet ndaj PD zyrtare dhe krijon alibinë për të qëndruar në krye të bandës së tij politike, fton deputetët “puçistë” brenda selisë blu t’i bashkohen kauzës së tij anti-amerikane

Shkruar nga Rigels Seliman 10 Qershor 2023

Pavarësisht disfatës së 14 majit, ish-kryeministri Sali Berisha nuk bën hap prapa, teksa akuzon Ilir Rusmalin, Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, si personat përgjegjës për humbjen e thellë. Por përveç kësaj, ai ftoi të gjithë deputetët, sidomos ata “puçistë” që luajtën lojën e tij brenda PD zyrtare, si Dashnor Sula, Gazment Bardhi, Lefter Gështenja dhe Saimir Korreshi, që të bashkohen në një mbledhje për të diskutuar rreth të ardhmes së Partisë Demokratike, por përjashton Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn. Sipas tij, ata të dy kanë lidhje me Edi Ramën dhe nuk pranon diskutime me ta. Për situatën Brenda kampit, një rikthim i mundshëm i Lulzim Bashës, pas çeljes së garës për kryetar më 29 korrik nga PD zyrtare, Berisha e quan skenar të kryeministrit Rama. “Me përjashtim të dy personave që kanë lidhje të tmerrshme me Edi Ramën, me të gjithë deputetët e tjera jam gati që të ketë çdo lloj debati, diskutimi, mirëkuptimi pa përjashtim, sepse ata në moment themelor mbështetën kandidatët e Primareve. De-facto mbështetën statutin e PD. Ky është investim i tyre, nuk ndodhi për Sali Berishën. Investuan në partinë që i përkasin, prandaj ndaj tyre PD është e hapur. Jo që s’bëj një hap mbrapa por bëj një hap para për t’i ftuar ata, Unë i ftoj ata që të diskutojmë dhe të bëjmë më të mirën për PD, opozitën dhe të ardhmen e vendit”, deklaroi ai. I pyetur nëse është i gatshëm që për hir të bashkimit me këtë pjesë të PD dhe të lëshojë diçka nga pushteti personal, Berisha u shpreh se partia funksionon sipas statutit dhe në bazë të tij do të ketë votëbesim pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 Majit. “Gjithçka përcaktohet nga anëtarësia e partisë. Ne kemi statutin më demokratik që një parti mund të ketë sot. Unë i qëndroj me korrektesë statutit. Nuk ndërtohet partia në bazë të dëshirave, por në bazë të rregullave”, u shpreh ai.
Berishës nuk i del inati me Rusmalin: Kriminel elektoral
Ndërkohë, ish- kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish dje anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmalin, duke thënë duke thënë se ai është kriminel elektoral. Ai tha, se në lidhje me votat Rusmali ka bërë një shkelje flagrante të ligjit, pasi sipas tij ai ka inat që u shkarkua nga posti i zv/kryeministrit dhe ministër i drejtësisë për shkak të korrupsionit.“Në një seancë që ka vazhduar gjer në 6 të pasdites, provat filmike të pakundërshtueshme janë paraqitur përpara KAS-it, i cili siç del, kryesohet nga një kriminel i vërtetë elektoral. Pra, një proces antiligjor i faktuar me dokumente zyrtare, të marrë nga kamerat e qendrave të votimit, faktohet se është zhvilluar në shkelje flagrante të ligjit dhe të fshehtësisë së votës, injorohet nga një person që ka urrejtje në çdo qelizë të trupit të tij sepse është shkarkuar nga zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë për shkak të korrupsionit. Ai nuk meriton, ai e ka vendin aty ku duhet të jetë çdo kriminel elektoral. Ju i keni ndjekur ndoshta dje, nga salla e KAS-it, në çdo qendër votimi, gjatë gjithë ditës, operatorët shkelnin ligjin elektoral, kontrollonin votën e zgjedhësve”, tha ai.
Ftesa për bashkim, Alibeaj shpërthen keq ndaj Berishës: Sali je rrënuar
Nga ana tjetër, ish- kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar dje në rrjete sociale, pas thirrjes së Sali Berishës, për të diskutuar me deputetët demokratë, përveç tij dhe Lulzim Bashës. Ai thotë se Berisha po vijon me serinë e përsëritjes së justifikimeve bajate që nuk ja hanë më as kandidatët dhe as besnikët e tij. Më tej, Alibeaj i ka kërkuar të largohet nga skena politike nëse i ka mbetur një fije dinjiteti, në mënyrë që PD-ja të bashkohet.“Humbësi i zgjedhjeve të 14 majit ka vijuar dhe sot serinë e përsëritjes së justifikimeve bajate që nuk ja hanë më as kandidatët dhe as besnikët e tij. I zhytur në mjerimin e mungesës së shpresës dhe alternativës, Sali Berisha vijon serinë e shpalljes së armiqve me shpifjet e zakonshme dhe banalitetin konstant, për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai. I dëshpëruar por i palodhur nga përpjekja për të përçarë PD, i rrënuar moralisht por i paepur në përpjekjen për të mbajtur peng një pjesë të demokratëve, me ligësinë e dikujt që koha dhe veprat ia kanë shkruar fundin e palavdishëm, ndaj Sali Berishës ka vetëm një zgjidhje: të largohet i braktisur dhe të heshtë duke marrë me vete edhe atë fije dinjiteti, nëse i ka mbetur. Kështu demokratët do të fitojnë mundësinë për të qenë alternativë e re për shqiptarët”, shkruan Alibeaj.
Më të lexuarat


“Vuçiç i përfshirë në skenar”, Basha: Armatimi në Kosovë është futur prej muajsh

Basha: Sulmi në Veri i përgatitur nga segmente shtetërore të Serbisë

Sulm terrorist në Ankara/ Presidenti Begaj: Shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë turke

Sulmi terrorist para parlamentit, reagon Rama

Basha vijon turin nëpër Shqipëri, kreu i PD e nis ditën me takime në Ndroq

Tensionet në Veri/ Ministrja Gërvalla reagon ashpër ndaj propozimit të Ramës: Shumë i rrezikshëm, trembem kur dëgjoj...

“KFOR të marrë Veriun”/ Ish-ministri Lleshaj ‘shuplakë’ Ramës, del kundër deklaratave të tij për Kosovën: E përcakton NATO, jo...

Beleri bën lëvizjen e radhës nga burgu

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Tensionet në Kosovë/ “Jemi naivë nëse themi që s’mund të ketë konflikt”, Mediu bën paralajmërimin e fortë: Mund të kemi skenar të ngjashëm me...
