Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha: Statuti i PD u shkel, të bashkohen palët për të kapërcyer krizën

Postuar: 13/09/2017 - 21:56

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka e ka pranuar që statuti i partisë është shkelur.

Në këtë intervistë Berisha ka folur për problemet e brendshme në PD dhe kundërshtarët e Bashës.

Ai tha se ndërhyrjet në statut janë të domosdoshme dhe se palët duhet të bashkohen për të kapërcyer krizën. Berisha tha se ish-bashkëpunëtorët e tij, sot kundërshtarë të Bashës duhet të kujtojnë investimin e tyre politik.

“Gjykimi i Sali Berishës, që ja kam shprehur dhe kryetarit dhe këtyre, është se ndërhyrjet në statut janë të domosdoshme. Ndonëse duhet të them që statuti ka nene që janë shkelur. Për të shmangur të gjitha këto, unë gjykoj se palët duhet ti bashkojnë ndryshimet statutore. Në bisedat që kam pasur kam gjetur gatishmëri të plotë tek kryetari i PD-së, edhe tek të tjerët.

Unë gjykoj se kjo është një rrugë me interesin më të madh për të gjitha palët për ta kapërcyer këtë krizë të PD-së. Në këtë rrugë çdo palë duhet të lëshojë diçka, në emër të një perspektive të partisë dhe të vetë politike. Unë gjithnjë më ka rastisur të takoj politikanë nga Shqipëria, nga Kosova, nga të gjitha anët, që ishin shumë të zemëruar në shkallën më të lartë me kryetarin, por unë ju kam rikujtuar një gjë: Problemi është investimi yt. Njerëzit që kanë investim politik, ata duhet të kujdesen mbi të gjitha për investimin e tyre politik.

Po të marrësh disa prej bashkëpunëtorëve të mi, të marrësh se çfarë kanë shkruar ndaj meje, mund të bësh vëllime, por unë përsëri i kam pranuar ata plotësisht pikërisht mbi bazën e investimit të tyre politik, dhe kam qenë i kënaqur që ata po kthehen në investimin e tyre politik. Ndaj dhe unë i ftoj të gjithë politikanët që të kthehen në investimin e tyre politik dhe të gjejnë një gjuhë, nëpërmjet kompromiseve të shkojnë drejt një perspektive të re”, u shpreh Berisha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 23:33

Ngritja e një kampi refugjatësh në Shqipëri është një nga çështjet më të komentuara në vendin tonë.

Postuar: 23/06/2018 - 21:32

Drejtuesi i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima i ftuar në studion e Ora News, e konsideroi si katas

Postuar: 23/06/2018 - 21:23

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar të tjera detaje rreth projektit “Smile Albania”.

Postuar: 23/06/2018 - 21:16

Pas hapjes së sezonit turistik, kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet që udhëzojnë qytetarë

Postuar: 23/06/2018 - 21:10

Pas hapjes së sezonit turistik, kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet që udhëzojnë qytetarë

Postuar: 23/06/2018 - 19:54

Prej disa muajsh artistët po protestojnë kundër shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar

Postuar: 23/06/2018 - 19:51

Analisti Ilir Kulla ka argumentuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 se ve