Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Berisha s’vë dot gjumë në sy prej kësaj", Rama tregon frikën e madhe të ish kryeministrit

Postuar: 12/06/2019 - 20:47

Në një takim elektoral në Lushnje, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe deklaratën e Presidentit Meta se ishte informuar nga agjensi ligjzbatuese brenda e jashtë vendit se më 8 qershor mund të kishte akte dhunë në protestë.

“Thotë mora informacion nga shërbimet sekrete ligjzbatuese, jo mo jo, nga fallxhorja që i tregon filxhan, shiko se po të del një gjarpër që do bëhet në formë tete e po të ha. Ilir Meta thotë ka frikë nga konflikti civil se dhe ai përmend 97, po kush i ka humbur këtu paratë e gjakut dhe djersës? Askush. Në ‘97 humbi gjithë populli. Sot i fryjnë konfliktit ata që s’duan të humbin nesër”,- tha Rama.

Sipas Ramës, në protestë kundër qeverisë së tij nuk janë shumë njerëz, por 4 figura politike, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Sa për Berishën, ai tha se, “Të jeni të sigurt se më gjumë në sy nuk vë dot ai që i trembet si djalli temjanit reformës në drejtësi dhe i katërti doli vetë siç del zakonisht në këto rast me zë dhe figurë, bëri atë shfajqje për të ardhur keq…A mund ta thoni çfarë borxhi i kemi një njeriu që pa mbushur 50 vjeç është bërë kryetar partike, kryeministër e presidenti e nuk e zë vendi pa futur shkopinj nën rrota e pa hedhur gurin e fshehur dorën, e në fund doli vetë edhe gur edhe dorë”.

I bindur për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, Rama shtoi se, “Mbas 30 qershorit kokat e kuçedrës do hanë njëra-tjetrën”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 14:42

Kryeministri Rama ka dal me një vendim të ri, i cili është shumë i rëndësishëm.

Postuar: 17/09/2019 - 13:56

45 dosjet e para të vetingut për drejtues të Policisë së Shtetit janë drejt përfundimit për t'

Postuar: 17/09/2019 - 13:33

Ministri i Jashtëm në detyrë  Gent Cakaj në Komisionin e Integrimit është pyetur nga deputet

Postuar: 17/09/2019 - 13:23

Pas takimit me kryetaren në largim të bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, Lulzim Basha nuk i kur

Postuar: 17/09/2019 - 13:21

Në një seancë dëgjimore në Komisionin për Integrimin Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e J

Postuar: 17/09/2019 - 13:12

Krahas sporteve popullore si futbolli, basketbolli apo volejbolli, edhe tenisi po bëhet gjithnjë