Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha: Taksa progresive armiqësi ndaj biznesit, alternativa tjetër e kaosit

Berisha: Taksa progresive armiqësi ndaj biznesit, alternativa tjetër e kaosit

Postuar: 14/05/2013 - 13:08

Kryeministri Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në përurimin e Terminalit të ri të Doganës, ka hedhur akuza në drejtim të kreut të PS, Edi Rama, se me taksën progresive që propozon është armiqësi ndaj biznesit.

"Alternativa tjetër është alternativa e kaosit. Ai thotë se do të krijojë një zyrë speciale pranë kryeministrit, ndërkohë që biznesi ka patur takime të vazhdueshme me mua, ndërsa kemi shqyrtuar të gjitha kërkesat dhe shqetësimet që na kanë ardhur", u shpreh Berisha.

Kreu i Qeverisë premtoi heqjen e çdo pengese dhe thithjen e potencialit të biznesit, si dhe theksoi se dialogu konstant me biznesmenët është i vlefshëm për suksesin e mëtejshëm. “Kjo Qeveri e konsideron politikën miqësore ndaj jush, si platformën e palëkundur ndaj saj. Do bëjmë gjithçka për një mjedis miqësor. Kam qenë gjithnjë i interesuar për kërkesat tuaja. Ju e dini që sensi i suksesit tuaj qëndron në liritë tuaja. Në veprimtarinë e përditshme, ju përballeni me arbitraritete të punonjësve të administratës. Por ju siguroj se do bëjmë gjithçka për një transparencë të marrëdhënieve me ju. Barazi para ligjit, për të gjithë ju”, tha ai.

“Lira ekonomike ka zgjedhur bizneset tuaja. Kam bindjen më të thellë, nuk ka paketë të fundit fiskale për këtë Qeveri, ka paketë të radhës. Ne besojmë se liria e individit, liria e iniciativës së tij të lirë është vendimtare për mirëqenien e biznesit”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 08:07

Qeveria ka rikthyer aksionet për shfarosjen e kanabisit.

Postuar: 21/08/2019 - 08:05

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.

Postuar: 21/08/2019 - 07:50

Me ngritjen e SPAK, hapi i radhës që do të vijojë është Byroja Kombëtare e Hetimit.