BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Politike

Berisha thirrje për protesta të fuqishme: Do t’i tregojmë vendin qeverisë

Berisha thirrje për protesta të fuqishme: Do t’i tregojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sërish thirrje dje për protesta, gjatë një takimi me fermerë. Berisha tha se nëse ne nuk e largojmë këtë qeveri sa më shpejt, në mbledhjen tjetër nuk do të bëjmë gjë tjetër, veçse të vajtojmë më shumë. Ish-kryeministri shprehu besim se me vullnet, me guxim dhe me vendosmëri, qytetarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie. “Nëse ne nuk e largojmë këtë qeveri sa më shpejt, në mbledhjen e tjetër nuk do të bëjmë gjë tjetër veçse të vajtojmë më shumë se kaq. Ndaj duhet të ngrihemi. Sot janë me dhjetëra e mijëra biznese që po shkojnë drejt falimentimit, po ulin qepenat. Sot janë dhjetëra e mijëra fermerë që po shkojnë drejt falimentimit. Ka vetëm një rrugë, protestë dhe vetëm protestë, ta largojmë. Kjo është një qeveri që nuk përfill qytetarët shqiptarë. Ju e thatë bukur këtu, as na ka pyetur. Cilido që të pyesësh, a ju ka pyetur kush për këtë ligj apo këtë vendim. Absolutisht jo! Asnjëherë! Ky vend nuk ka pasur asnjëherë kryeministër më të dobët se ky njeri. Ky, përveçse mashtron çdo ditë, përveçse tregon cinizëm dhe shpërfillje, nuk pasqyron as nocionet më elementare të dijes në një fushë të caktuar. Thotë bujqësia po ecën shumë mirë, po përfiton bujqësia nga 'Ballkani i Hapur', turizmi është më i përsosur...turizmi është në terr. Rendi i shkëlqyer... çdo ditë vriten dhe përgjaken vendet tona. Të ngrihemi sepse jemi në rrezik të madh, në rrezik të vërtetë ekzistencial. Një komb që në 6 vite largohen 744 mijë qytetarë. Unë kam besim se me vullnet, me guxim dhe me vendosmëri ne do t’i tregojmë vendin kësaj qeverie dhe ju garantoj se do realizojmë plotësisht të gjitha projektet dhe platformat për bujqësinë”, theksoi Berisha.