BREAKING NEWS

Gati 4 mijë testime! Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Gati 4 mijë testime! Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan
x

Politike

Berisha u përgjigjet sulmeve të Ramës pas 4 ditësh, e akuzon për shitjen e detit, asnjë pendesë për marrëveshjen e 2009

Berisha u përgjigjet sulmeve të Ramës pas 4 ditësh, e akuzon

Çështja e kufirit detar ka trazuar prej disa javësh politikën shqiptare. Vendimi i Greqisë për të zgjeruar territorin me 12 milje është interpretuar ndryshe nga klasa jonë politike. Qeveria dhe njerëzit pranë saj e cilësojnë si të drejtë legjitime të përcaktuar në konventat ndërkombëtare. Ndërkohë opozita akuzon kryeministrin se po shet detin. Nuk ka mbetur jashtë debatit edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka sulmuar kryeministrin mbi një intervistë që dha ditën e enjte, ku nxori hartat. Edhe pse Berisha është ai që firmosi aktin e 2009 dhe që për shkak të tij sot jemi në konflikt me Greqinë, ai akuzon qeverinë se është ajo që do të shesë territor. “Miq, pasi shiti qindra e mijëra milje detare ujërat shqiptare të detit Jon dhe pasuritë nënujore të gazit dhe naftës prej triliona euro duke njohur të ligjshëm vendimin e Greqisë për zgjerimin e ujërave të saj territoriale ne detin Jon nga 6 në 12 milje, Edvin Zografi Bis për të mbuluar tradhtinë e tij të lartë bën dudumin apo tuhafen. Ai u servir shqiptarëve matematiken e tradhtarit apo shitjes se detit sipas të cilës 6 është më e madhe se 12 dhe se 12 është më e vogël se 6”, tha ai. Argumentin e tij ish-kryeministri e ka justifikuar me mesazhin një qytetari që ia ka dërguar në mediat sociale. “Këtu më poshtë keni denoncimin që i bënë aktit të shitjes se detit Zografi Bis nga qytetari dixhital. SB: Në emisionin Opinion të ditës së Enjte, ne Top Channel, kryeministri ynë, Edi Rama u mundua të na mbushte mendjen ne shqiptarëve se Berisha kishte bërë keq se i kishte dhënë grekëve 6 km nga shelfi ynë detar, ndërsa ai, lideri ynë me përmasa botërore, kishte vepruar më mire se Berisha se i kishte dhënë grekëve 12 km nga shelfi ynë detar, por këtë po e bënte nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Ky i shkreti është i ndershëm si Pons Pilati kur dënoi Krishtin. Me logon dhe demagogjinë e tij na gënjen dhe na mashtron çdo ditë, por tani ka arritur në pikën e talljes me popullin tonë”, ka thënë Berisha.