Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha urdhër administratës, çdo punonjës të sjellë 15 votues për PD ndryshe humbet vendin e punës

Berisha urdhër administratës, çdo punonjës të sjellë 15 votues për PD ndryshe humbet vendin e punës

Postuar: 18/05/2013 - 11:05

Ditët e fundit të Sali Berishës dhe të dinastisë së tij në pushtet po i kushtojnë shtrenjt administratës publike, e cila prej 8 vitesh është njësuar me Partinë Demokratike. Administrata publike, si asnjëherë më parë, po kalon ditët më të zeza nën terrorin dhe shantazhin e kupolës barbare në pushtet. Pasi e mbushi me militantë e dallkaukë mali, pasi e përdhosi duke e rreshtuar në çdo miting të partisë, pasi e bëri dekor të qeverisë së tij të krimbur nga korrupsioni dhe pasi e spastroi nga profesionistët, Sali Berisha e sheh administratën publike si të vetmen shpresë për t’i zgjatuar agoninë e tij politike. I pashpresë për t’u ricikluar në pushtet për shkak të zullumeve, mashtrimeve, vrasjeve, vjedhjeve dhe frontit opozitar që ka përballë, Sali Berisha ka lëshuar urdhrin më mafioz dhe kriminal për 102 mijë punonjësit e administratës publike. Urdhri më i fundit që ka mbërritur në të gjitha dikasteret dhe drejtoritë e piramidës së administratës publike, parashikon që çdo punonjës duket të dorëzojë tek drejtuesit e PD, 15 emra me banim në Tiranë, të cilët mundësisht të votojnë për Partinë Demokratike. Krahas emrave, gjenealiteteve, adresës së banimit dhe bindjeve politike, çdo punonjës i administratës duket t’u japë drejtuesve të PD në degën përkatëse, edhe numrat e telefonit për çdo preson. Urdhri ka mbërritur fillimisht në të gjitha drejtoritë arsimore dhe po shpërndahet verbalisht nëpër shkolla, me qëllim që të mos bie në duart e mediave. Por, urdhri që ka dalë nga kupola e Partisë Demokratike, ka shkuar edhe në çdo qelizë të administratës publike. Urdhri shoqërohet edhe me masat ndëshkimore për të gjithë ata që nuk i binden pushtetit. Kush nuk dorëzon 15 emra me banim në Tiranë tek drejtuesit e PD, humbet vendin e punës. Kush nuk i bindet urdhrit të kupolës së PD, në 24 qershor shkarkohet nga puna. Urdhri ka sjellë pështjellim, panik dhe ankth në radhët e administratës, ku shumë punonjës janë shpresa e vetme për mbijetesë për familjet e tyre. Një pjesë kanë nisur të gjejnë njerëzit, përgjithësisht të afërm të tyre, ndërsa të tjerë shpresojnë se Sali Berisha nuk do të jetë më në pushtet pas 24 Qershorit.

Administrata në rresht në miting

Administrata po përdoret barbarisht nëpër mitingje. Partia Demokratike po përdor me shkresa zyrtare presionin për të mbledhur punonjësit e administratës në mitingjet e saj elektorale. Në një shkresë zyrtare të dalë nga Ministria e Transporteve tri ditë më parë, urdhërohej pjesëmarrja në mitingun e Tiranës, ku u hap fushata elektorale. Shkresa me 23 emra, mban datën 13 maj 2013, me objekt “pjesëmarrësit në Tiranë”, pra në mitingun e PD-së, dhe më djathtas prezenca, ku në listën me 23 punonjës administrate, ku vetëm 3 prej tyre mungonin. Emrat e tyre ishin rrethuar me të kuqe dhe për ta jepet edhe paralajmërimi: Të merren masa. Shkresa e turpshme vërteton zyrtarisht deklarimet që dhanë punonjës të administratës për emisionin “Fiks fare’ më 13 maj, duke faktuar se ishin detyruar për tu paraqitur në sheshin “Nënë Tereza” për mitingun e hapjes se fushatë së PD.

Kontratat e punës

Mijëra kontrata tremujore elektorale në këmbim të votës për riciklimin Sali Berishës në pushtet, dhjetëra drejtori fantazmë, dyfishim të rrogëtarëve në disa ministri, mijëra vende pune fiktive, të sajuara në letër vetëm për zgjedhje dhe dhjetëra miliona euro borxh për të përballuar të gjithë fushatën. Kjo është lëvizja më e fundit e Sali Berishës dhe e lukunisë së manipulatorëve në oborrin e pushtetit, për të deformuar votën popullore në zgjedhjet e 23 Qershorit. Kush garanton 100 vota për Partinë Demokratike, firmos kontratën tremujore për t’u punësuar në administratën publike. Kjo është edhe manovra e radhës e partisë në pushtet, e cila kërkon të mbijetojë para uraganit të frontit opozitar në zgjedhjet e 23 Qershorit, duke përdorur pasurinë publike dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë. Vendi i punës nuk ka rëndësi, mjafton të garantosh votat, të luash poker në një nga zyrtar e piramidës së administratës shtetërore dhe të firmosësh në fund të muajit në përdoro. Operacioni po kryhet me urdhër nga kupola e Partisë Demokratike, me shpejtësi si dhe në mënyrë të organizuar. Adriatik Doçi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.

Postuar: 21/08/2019 - 07:50

Me ngritjen e SPAK, hapi i radhës që do të vijojë është Byroja Kombëtare e Hetimit.

Postuar: 20/08/2019 - 23:58

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me procesverbalin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Be

Postuar: 20/08/2019 - 23:46

Ministrja Elisa Spiropali shprehet se rritja e numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë është

Postuar: 20/08/2019 - 23:33

Pronari i një lokali në Sarandë, Spiro Iljadhi replikon me ish-kryeministrin Sali Berisha pas den