Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha: Vizita e Kerry-t është historike, mbështetje për shqiptarët në luftën kundër krimit

Berisha: Vizita e Kerry-t është historike, mbështetje për shqiptarët në luftën kundër krimit

Postuar: 14/02/2016 - 17:16

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vizitën e sekretarit amerikan të shtetit John Kerry në Shqipëri dhe takimin e tij me kreun e PD-së. 
 
Në profilin e tij në facebook, Berisha e quan këtë vizitë historike duke theksuar se takimet, mesazhet publike të Kerryt janë një mbështetje për Shqipërinë e shqiptarët në luftën kundër krimit të organizuar.
 
Shkrimi i plotë i Sali Berishës
 
Vizitë historike e sekretarit John Kerry në Shqipëri!
 
Sot erdhi për një vizitë miqësore, historike në Shqipëri, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. 
 
Kjo vizitë, që është e pesta e një sekretari shteti në Tirane që nga viti 1991, është dëshmi e vlerësimit dhe ndjenjave miqësore që SHBA kanë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
 
Vizita e sekretarit Kerry, takimet, mesazhet e tij publike janë një mbështetje e madhe për përpjekjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe rrugën e integrimit, sigurisë dhe zhvillimit.
 
Sekretari Kerry, krahas pushtetarëve, zhvilloi një takim të veçantë shumë të rëndësishëm me kryetarin e Partisë Demokratike dhe dëgjoi zërin e opozitës mbi gjendjen tejet të rëndë të krimit të organizuar, lidhjet e tij të tmerrshme me Ramën dhe qeverinë e tij, korrupsionin e përmasave gjigande të qeverisë dhe rrënimin e zgjedhjeve nga Edi Rama.
 
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe udhëheqja e PD u takuan me sekretarin Kerry, duke qenë kontributor kryesor dhe promotori i ligjit dhe procesit të dekriminalizimit, për të cilin qeveria e SHBA dha një kontribut thelbësor.
 
Kjo vizitë bëhet dhe në kuadrin e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me 15 mars të vitit 1991 midis dy vendeve tona, akt historik që ndodhi vetëm tre muaj pas themelimit të PDSH dhe që u bë i mundur nga vendosja e pluralizmit politik në Shqipëri.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që shqiptarët të vononin. Kjo datë sipas tij ishte pikërisht dita e sotme, 13 tetor 2019.

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At

Postuar: 13/10/2019 - 20:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepr