BREAKING NEWS

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt, alarmohet Garda e Republikës dhe merr në mbrojtje kryetarin e opozitës

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt,
x
BREAKING NEWS

Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen e Drejtorisë së Transportit dhe Tatimeve për rritjen e çmimit të patentës, e cilëson në kundërshtim me ligjin dhe paralajmëron se do monitorojë tregun 1 vit

Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen e Drejtorisë
x
BREAKING NEWS

Qeveria shkarkon nga detyra Lefter Allën, opozita zbulon se ish-kreu i bashkisë Bulqizë u arrestua pasi prishi pazaret e Belinda Ballukut

Qeveria shkarkon nga detyra Lefter Allën, opozita zbulon se ish-kreu i
x
BREAKING NEWS

Çfarë do bëhet me fatin e emigrantëve ilegal në Britani? Çuçi ultimatum Bravernan dhe zbardh bisedimet e takimit: Të amnistohen shqiptarët të cilët punojnë në...

Çfarë do bëhet me fatin e emigrantëve ilegal në
x
BREAKING NEWS

Vrasja e dy vëllezërve Bilali në Shkodër, “Apeli” dënon me 25 vite burg Arsen Stojkun, autori është mik i Licëve, ja si ndodhi ngjarja

Vrasja e dy vëllezërve Bilali në Shkodër,
x
BREAKING NEWS

E pabesueshme, por e vërtetë! Policia mësyn me ‘ultimatum’ në banesën e të shumëkërkuarit në Durrës, por ‘surprizohet’ nga ajo çfarë i gjen babait të tij

E pabesueshme, por e vërtetë! Policia mësyn me
x
BREAKING NEWS

Media e njohur gjermane plas skandalin që po trondit Beogradin: Ja si presidenti Vuçiç bashkëpunoi me hakerat izraelitë për të eliminuar nga politika liderin opozitar

Media e njohur gjermane plas skandalin që po trondit Beogradin: Ja si
x
BREAKING NEWS

Ndizen sirenat e alarmit në Ukrainë: Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë rrezikon të shpërthejë, ja si mund të përsëritet katastrofa “Fukushima”

Ndizen sirenat e alarmit në Ukrainë: Termocentrali më i madh
x

Politike

Berisha vizitë “blic” në Gjermani për të blerë lobistë që t’i heqin “non gratën”, ofron miliona euro për t’i fshirë emrin nga “lista e zezë” e SHBA, Britanisë dhe evropianëve

Berisha vizitë “blic” në Gjermani për të

Më 19 maj të vitit të kaluar DASH shpalli “non grata” Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA, Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Shqipërisë, madje shkoi deri aty sa hodhi në gjyq, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Berisha, i shfaqur në disa ekrane televizive, është munduar t’i ngrejë piedestal pafajësisë dhe ndershmërisë së tij si ish-president, ish-kryeministër dhe deputet i Shqipërisë gjatë këtyre 30 vjetëve.

Berisha vizitë “blic” në Gjermani

Në intervistat televizive Berisha ka treguar se ai ka refuzuar çdo lobim për të hequr “non gratën”. Sipas tij, ka pasur shumë oferta të sigurta, por nuk i ka pranuar sepse është i bindur se akuzat janë të pabaza. Por gazeta “SOT” ka mësuar në prapaskenë se Sali Berisha po punon fort për të zhdukur emrin e tij nga “lista e zezë”. Burime bëjnë me dije se dy ditët e fundit Sali Berisha ka udhëtuar për në Gjermani, pasi po mundohet të gjejë lobistë të fuqishëm duke ofruar miliona euro që të heqë “non gratën” e SHBA, Britanisë, por edhe së shpejti atë të Bashkimit Evropian, pasi edhe Evropa do të ndjekë të njëjtën linjë me të korruptuarit. Gjithashtu mësohet se ish-kryeministri nuk ia ka dalë dot të gjejë njerëzit e duhur pasi heqja e emrit nga “lista e zezë” e SHBA nuk mund të hiqet dhe kjo është faktuar vetë nga Uashingtoni.

 SHBA i shuan çdo shpresë Berishës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shuar çdo shpresë Sali Berishës se mund t'i hiqet “non grata”, e aq më tepër t'i kërkojnë falje. Kjo është fakt dhe mesazhin ia kanë dhënë nëpërmjet shifrave, që janë të pathyeshme. Mbi 200 persona janë shpallur 'Non Grata' nga SHBA deri më tani dhe ka pasur 'zero' raste që është hequr dhe 'zero' raste që është kërkuar falje. “Nëse kishit dyshime, numri i personave që janë shpallur “non grata” mbi 200, numri i personave që u është hequr 'zero', numri i personave që u është kërkuar falje 'zero'", ka njoftuar SHBA disa muaj më parë. Pra kjo do të thotë se të gjithë tentativa e Berishës me gjyqin në Francë apo edhe aksionin politik të nisur muajt e fundit, por edhe vizita e tij “blic” në Gjermani, duket të jetë e kotë, pasi ai do të vijojë të jetë një njeri "i padëshiruar" për Perëndimin për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Berisha do shpallet së shpejti “non grata” nga Bashkimi Evropian

Frika e Berishës me lëvizjet e fundit ka ardhur pasi edhe Bashkimi Evropian po përgatitet që ta shpallë “non grata”. Lajmin e ka dhënë 3 muaj më parë Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ai tha se Sali Berisha do shpallet ‘non grata’ nga Bashkimi Evropian dhe ky veprim nuk do të vonojë. Balla u shpreh se në Parlamentin Evropian është depozituar një iniciativë për personat e shpallur të padëshirueshëm nga SHBA-të. Sipas tij, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë gjithmonë të koordinuara mes tyre, kur bëhet fjalë për shpalljen e personave ‘non grata’. “Unë mendoj që për çështje të karakterit të luftës kundër korrupsionit, të minimit të demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë gjithmonë të koordinuara mes tyre. Në fakt, ka një përpjekje në Parlamentin Evropian, një iniciativë tashmë të depozituar, ku kërkohet që personat të cilët janë shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po organizma të tjerë që SHBA-të po i implementojnë për të identifikuar këdo që punon në dëm të interesit të Ballkanit Perëndimor, natyrshëm që kjo do ndodhë edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Në vlerësimin tim, kjo nuk do të vonojë. Ky është vlerësim i imi, por mendoj që është gjëja e duhur”, theksoi ai.

Më të lexuarat