BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e njohur ruse lëshon alarmin: Katastroftë bërthamore...

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i Transparencës ndryshon sërisht çmimet, ja sa do të shiten karburantet

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i
x
BREAKING NEWS

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, zbulon se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e
x
BREAKING NEWS

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve në spitalin e Fierit dhe mbajtja peng e Xhamisë së Namazgjasë, si ndryshoi qëndrim Edi Rama për gylenistët pasi Erdogan filloi të tërhiqte investimet në Shqipëri

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve
x
BREAKING NEWS

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave të Gylenit, te blerja e dronëve 40 milionë euro nga dhëndri i Sulltanit turk

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave
x
BREAKING NEWS

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim vizitë blic te spiuni Ilir Metaj, ish-Presdeinti distancohet nga “non grata” Sali Berisha

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim
x
BREAKING NEWS

Nis “gjuetia” për paratë e pista në Shqipëri, ndërkombëtarët ngrenë siparin e arrestimeve në nivel politik, asistenca e BE që do të sjellë “tërmet” në politikën shqiptare

Nis “gjuetia” për paratë e pista në Shqipëri,
x

Politike

Berisha xhindoset pas vendosmërisë së Alibejat për të miratuar ligjin që do e përjashtojë nga politika, nis kërcënimet dhe shantazhet ndaj deputetëve që kanë paralajmëruar votimin e nismës

Berisha xhindoset pas vendosmërisë së Alibejat për të

Fundi i Sali Berishës në politikë do të vijë pikërisht nga lëvizja e iniciuar nga Partia Demokratike që do të aktivizohet nga Partia Socialiste. Një mundësi që po shqyrtojnë socialistët është përdorimi i një mjeti ligjor të propozuar nga PD dhe me anë të të cilit demokratët kanë larguar nga Kuvendi disa deputetë e kryetarë bashkish të socialistëve, dekriminalizimin. Izolimi nga ndërkombëtarët nuk e ka ndaluar Berishën të vazhdojë jetën e tij politike. Por jo për shumë gjatë, pasi në shtator priten ndryshime në ligjin e Dekriminalizimit, ku veç personave të dënuar të përfshihen edhe ata të shpallur non grata nga SHBA, apo partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Ky parashikim do të largonte nga Kuvendi automatikisht Sali Berishën, që është i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Sinjalet janë dhënë qartë dhe Partia Socialiste së fundmi është treguar e gatshme, duke nënvizuar qartë se fokusi i tyre në shtator do të jetë nisma për të përjashtuar nga politika Sali Berishën. Pra, në vjeshtë fokusi i Parlamentit do të jetë pikërisht te ndarja e politikës nga e shkuara komuniste. Meta është i pari që rrezikon të përjashtohet nga postet publike, ndërsa nuk përjashtohet mundësia dhe për Berishën, i cili është me teserë të PPSH. PS nuk i ka e vetme votat për këto nisma dhe i duhet mbështetja e opozitës dhe Enkelejd Alibeja ka dhënë sinjale se ai mbështet ndarjen nga e shkuara komuniste. Por këto sinjale kanë xhindosur Sali Beirshën. Nga burime të gazetës “SOT”, Berisha ka nisur në prapaskenë shantazhet dhe kërcënimet ndaj deputetëve që kanë paralajmëruar votimin e nismës që vulos përfundimisht “vdekjen e tij politike”. Sa herë që Berisha e ndjen se “laku” po i shtrëngohet, nis fuqishëm presionet si rrugëzgjidhja e tij e vetme, pasi në dorë i kanë mbetur vetëm “skenarët destabilizues”, ku si gardianë ka ndërkombëtarët, të cilët kanë paralajmëruar se nuk do lejojnë dhe janë gati për çdo trazirë që rrezikon vendin tonë.

Berisha u mbyll dyert kundërshtarëve

Sherri i fortë mes ish-kryeministrit dhe mbështetësve të kreut të komanduar të Partisë Demokratike, Enklejed Alibeaj brenda PD sa vjen edhe thellohet edhe më shumë. Sinjalet e qarta nisën pak ditë më parë në selinë blu. Një grup i madh deputetësh të Partisë Demokratike u mblodhën në një nga hotelet e Tiranës. Mësohet se në takim ishin 34 deputetë që njihen si “mbështetës” të ish-kryetarit Lulzim Basha. Gazeta “SOT” mori informacione se Berisha nuk i lejoi këta deputetë që të afrohen në godinën e Partisë Demokratike. Ky i fundit është shfaqur shumë arrogant me çdo demokrat që mendon ndryshe nga ai, sa i ka detyruar dhe deputetët e PD të mblidhen nëpër lokale dhe jo në selinë blu ashtu siç duhet të ndodhte. Ndryshe, kryefoltoristi shfaqet në publik, si politikani që është aty për të bashkuar të gjithë demokratët, por në prapaskenë fshihen të tjera situata. Fytyrën “e vërtetë” të Berishës, e shohin vetëm ata që i dalin kundër. Gazeta ka mësuar gjithashtu, se Berisha ka arritur deri në kërcënime të deputetëve. Klima e tensionuar në PD, ka vënë në lëvizje Berishën që përmes presionit, dhunës dhe shantazhit, të uzurpojë dhe të mbajë me forcë të gjithë godinën e Partisë Demokratike, pa folur ende gjykata e Apelit. Por duke parë vendosmërinë e Alibejat për të miratuar ligjin që do e përjashtojë nga politika, situata është bërë akoma më e nxehtë brenda Partisë Demokratike.

Më të lexuarat