BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Berishës i vijnë sinjale të këqija, prokuroria në presion nga amerikanët për arrestimin e tij, dyshi i ambasadës vizitë blic në selinë e PD

Berishës i vijnë sinjale të këqija, prokuroria në

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i trembet një arrestimi të mundshëm nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Teksa 11 dhjetori kur do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i thirrur nga ish-kryeministri po afron, në korridoret e politikës po flitet për një proces gjyqësor kundër Berishës. Për rrjedhojë, ekzistencën e një lajm të tillë nuk po e fsheh as vetë ish-lideri demokrat, i cili ditët e fundit nuk po e fsheh frikën që e ka kapluar për një hetim të mundshëm ndaj tij. Dje zoti Berisha ka dhënë një intervistë për gazetarin, Jason French në radion amerikane “French Capital Podcast”, teksa ka pohuar se amerikanët po ushtrojnë presion mbi Prokurorinë Speciale, në mënyrë që kjo e fundit të nisë hetimet ndaj tij. Sipas tij, pas këtij skenari qëndron ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. I pyetur nëse ka urdhër arresti ndaj tij ai tha: “Unë mund të lëviz sepse nuk ka asnjë akuzë kundër meje, nuk kanë prova. Presioni është i lartë nga ambasadorja amerikane. Ajo ka kërkuar që të bllokohet hyrja ime në Kuvend. Ajo bindi kryetarin e partisë që të më përjashtonte nga grupi parlamentar në shkelje të plotë të kushtetutës së partisë. Ka pasur një reagim dhe kjo më nxiti që të kem një projekt për t’u rikthyer fuqishëm”, deklaroi ai.

Mesazhet e amerikanëve

Por kjo deklaratë e ish-kryeministrit Sali Berisha se ambasadorja Kim po ushtron presion ndaj SPAK që të nisë hetimet ndaj tij, tregon qartë se ish-kryeministri është alarmuar tej mase. Kjo pasi teksa Berisha vijon marshimin qytet më qytet duke takuar demokratët, amerikanët janë vënë në lëvizje në prapaskenë, duke lëvizur gurët që Prokuroria Speciale të nisë hetimet ndaj Berishës. Pra, fakti që ish-lideri demokrat po artikulon së fundmi faktin se ndaj tij s’ka hetime por po ushtrohet presion mbi institucionet e drejtësisë që ta hetojnë atë, tregon se Berisha i trembet një arrestimi të mundshëm. Ndërkohë në intervistën për radion amerikane, ish-kryeministri hodhi akuza ndaj ambasadores Kim, që sipas tij, kërkon që të censurohet “Foltorja” e tij. “Pavarësisht kësaj, ambasadorja amerikane, për çudi, thirri një grup gazetarësh një ditë dhe u kërkoi që të censuronin lëvizjen time në lajme. Gazetarët nuk ishin të kënaqur me këtë dhe i thanë së në qoftë se dëshironte të mbështeste kryetarin e PD-së L. Basha, atëherë le të shtonte kritikat ndaj qeverisë. Ajo tha se nuk mund të ndërhynte. U mërzita sepse ky është një gjest i shëmtuar, është një shkelje e kushtetutës së SHBA-së. Ajo duket sikur vjen nga mbretëria e censurës, jo nga vendim më i madh i lirisë në botë”, nënvizoi Berisha. Mirëpo teksa selia blu vijon të përballet përgjatë ditëve të fundit me 2 realitete të ndryshme, amerikanët vijojnë të shfaqin hapur mbështetjen e tyre për kreun e PD, Lulzim Basha. Dje zv/ambasadori i SHBA në Tiranë, Demian Smith ka zhvilluar një takim me zyrtarët më të lartë demokratë në selinë e PD, sikundër është nënkryetarja e kësaj partie, Jorida Tabaku. Mësohet se temë e diskutimit ka qenë situata e brendshme brenda kësaj partie, ndërkohë që takimi vjen para Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha.

Më të lexuarat