Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berlini paralajmëron uljen e pagesës mujore për azilantët shqiptarë, marrin më shumë para se një polic në Shqipëri

Berlini paralajmëron uljen e pagesës mujore për azilantët shqiptarë, marrin më shumë para se një polic në Shqipëri

Postuar: 15/08/2015 - 07:48

Berlini ka paralajmëruar uljen e pagesës mujore për azilantët shqiptarë, pasi marrin më shumë se një polic në Shqipëri. Ky është propozimi i ministrit të Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, i cili ka deklaruar se do reduktohet ndihma financiare për azilkërkuesit, për ta bërë Gjermaninë edhe më pak tërheqëse për refugjatët nga vendet e varfra. Thomas de Maizière u shpreh se pagesat mujore të ndihmës, që refugjatët përfitojnë gjatë qëndrimit në kampet gjermane, janë shumë të larta dhe nxisin ardhjen e azilkërkuesve të rinj. De Maiziere tha se këto pagesa janë të barabarta me rrogat e policëve në Shqipëri e Kosovë. Aktualisht, pagesa individuale për azilkërkuesit është 140 euro në muaj dhe është përllogaritur për të përmbushur nevojat themelore të jetës së përditshme.
 
Që kjo pagesë është e lartë, Ministri gjerman thotë se ia kanë vënë në dukje edhe kolegët europianë. Ai kërkon nisjen e një debati të gjerë mbi standardin europian të dinjitetit njerëzor dhe pagesave, sikundër propozoi që paratë të mos u jepen në dorë azilkërkuesve. Ato të përdoren për të blerë mjete të nevojshme për jetesën e përditshme, si ushqime apo veshje. Krerët e shteteve federale kërkojnë reformim rrënjësor të politikave të azilit, përfshirë edhe shpalljen e Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi, vende të sigurta origjine. Autoritetet paralajmërojnë se me fluksin e lartë të azilkërkuesve, parashikohet që në Gjermani, këtë vit të mbërrijnë jo 450 mijë sa ishte thënë më parë por 600 mijë refugjatë.
 
Kthimi i azilantëve
 
Gjermania nuk ndodhet vetëm në kushtet për të ulur pagesën mujore të azilkërkuesve, por ajo po përgatit kthimin e 30 mijë shqiptarëve të tjerë, të cilët kanë paraqitur kërkesën për të fituar statusin e azilantit ekonomik. Janë 30 mijë shqiptarët kanë aplikuar së fundmi si azilantë ekonomikë, por, ashtu si të tjerë, priten të kthehen gjatë këtyre ditëve. Lajmin e ka njoftuar Presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët në Gjermani, Manfred Schmidt.
 
“Ne kemi një numër shumë të madh azilkërkuesish këtu në Gjermani. Gjatë këtij viti kemi llogaritur që kanë ardhur 450 mijë të tillë. Kryesisht, vendi nga vijnë më së shumti është Siria, por ajo që ne na shqetëson më tepër aktualisht është se vendi i dytë nga vijnë ata është Shqipëria. Për një kohë të shkurtër na kanë ardhur rreth 30 mijë aplikues. Këta azilkërkues nga Shqipëria kanë mundësi shumë të pakta për të fituar të drejtën e azilit në Gjermani. Arsyet që paraqesin ata për të kërkuar azil janë shumë të dobëta”, ka thënë Manfred Schmidt. Por, ende pritet që në shtetin gjerman të mbërrij një numër i madh azilkërkuesish, pavarësisht se Gjermania ka nisur kthimin e emigrantëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Që prej qershorit ka pasur një rritje të madhe të numrin të azilkërkuesve.   Eneida Jaçaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:54

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar deklaratat që presidenti Thaçi bëri mbrëmë në një studio televizive, ku u shpreh se Berisha ka qenë argat i Millosheviçit dhe e ka furnizuar atë me armë që të vazhdonte

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët h