Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berlini propozon rikthimin e vizave për Shqipërinë, bllokon kufijtë për azilkërkuesit

Berlini propozon rikthimin e vizave për Shqipërinë, bllokon kufijtë për azilkërkuesit

Postuar: 16/08/2015 - 07:49

Rritja e numrit të azilkërkuesve edhe pas paralajmërimeve të shumta të shtetit gjerman, mund të sjellë kosto për Shqipërinë. Berlini propozon rikthimin e vizave për Shqipërinë, ndërsa ka bllokuar kufijtë për azilkërkuesit. Autoritetet gjermane marrin propozimin e parë për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë dhe vende të tjera të Ballkanit.
 
Unioni i qyteteve dhe komunave ka kërkuar që të ndalet me çdo kusht fluksi i azilkërkueseve nga këto vende. Kjo është masa më e rreptë që mund të ndërmarrë Berlini, si e vetmja mënyrë për të ndalur fluksin e azilantëve. Berlini zyrtar ka urdhëruar marrjen e masave për të luftuar numrin e madh të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit, ku një prej masave të propozuara është pikërisht rivendosja e vizave. Megjithatë, ky vendim do të kërkonte një vendim në nivel të BE-së pasi Gjermania nuk mund të vendosë në mënyrë të pavarur për lëvizjen e lirë në zonën Schengen. Zyrtarët kanë bërë thirrje që Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të deklarohen vende “të sigurta”. Kjo u jep lehtësira autoriteteve gjermane që të kthejnë në atdhe azilkërkuesit. Sipas një përllogaritjeje, Gjermania do të shpenzojë këtë vit për azilkërkuesit të paktën 5 miliardë euro, nga 2.2 që ishte vitin e kaluar. “Deri tani numri i sulmeve ndaj emigrantëve në Gjermani në gjashtë muaj ka qenë 202 raste. Ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2014 ishin vetëm 198 raste”, bën të ditur ministria e Brendshme.
 
Bllokimi i kufijve
 
Një ndër masat që autoritetet gjermane kishin paralajmëruar për ndëshkimin e refugjatëve ekonomikë nga Ballkani ishte masa e ndalesës së hyrjes së sërishme të tyre në Gjermani pas dëbimit. Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) tashmë ka filluar edhe zbatimin praktik të kësaj mase: janë dërguar tashmë vendimet e para për ndalimin në fjalë. Presidenti i BAMF, Manfred Schmidt, ka thënë se kjo mundësi ka filluar të shfrytëzohet nga 1 gushti. “Vendimet ndërkaq janë dërguar prej disa javësh”, ka shtuar ai. Ato vendime përmbajnë ndalesë hyrjeje dhe qëndrimi për azilkërkuesit përkatës në shtetet anëtare të Shengen-it, që janë shumica e shteteve anëtare të BE-së si dhe Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni.
 
Në dy javët e fundit, Gjermania dhe Luksemburgu kanë kthyer rreth 300 azilkërkues në Rinas; vetëm 1 për qind e shqiptarëve që pritet të kenë të njëjtin fat në muajt e ardhshëm. Në Rinas ndiqen dy procedura për të kthyerit. Vullnetarët zbresin si pasagjerë të zakonshëm, ndërsa të dëbuarit shoqërohen me eskortë policie dhe i kalojnë ca orë të mira në komisariat. Shefi i komisariatit të Rinasit shpjegon se të depërtuarit intervistohen për rrugët e ndjekura dhe më pas lihen të lirë. Më shumë se tek të kthyerit, vëmendja e policisë së Rinasit është e përqendruar tek ata që tentojnë të ikin. Në këto kushte, autoritet shqiptare janë vënë në lëvizje duke bllokuar kufirin për të mos lejuar kalimin e atyre që kërkojnë azil në Gjermani apo në ndonjë shtet tjetër. Eneida Jaçaj
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par