BREAKING NEWS

A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të ketë hetime nëse...

A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të
x
BREAKING NEWS

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po bën FBI me këtë çështje

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po
x
BREAKING NEWS

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me kryeministrin: Rama ka anuluar aktivitetet, që nga e mërkura...

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me
x
BREAKING NEWS

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E dashura e McGonigal i dërgoi e-mail FBI, kërkoi hetimin e tij

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së
x
BREAKING NEWS

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen
x

Politike

Berlini shuplakë “Berishës”, zëdhënësi dhe eurodeputeti i CDU zbarkon në Tiranë, takon grupin e Bashës dhe kërkon që PD të shohë nga Perëndim

Berlini shuplakë “Berishës”, zëdhënësi dhe

Zëdhënësi dhe eurodeputeti i CDU, Gunther Krichbaum, i cili njihet si kritik i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka zbarkuar dje në Tiranë, ndërsa ka takuar deputetët të grupit të Bashës, të cilëvë ua ka bërë të qartë që Partia Demokratike duhet të shoh nga Perëndimi. Ka qenë deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, ai i cili ka zhvilluar një takim me deputetin e Bundestagut Gjerman, njëkohësisht edhe zëdhënësin e CDU-së, Gunther Krichbaum. Gjekmarkaj ka postuar foto nga takimi në rrjetet sociale, ndërsa bën me dije se kanë diskutuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Madje, sipas Gjekmarkajt që gjithashtu është kritik i Berishës, një fokus gjatë takimit kanë marrë edhe zhvillimet në Partinë Demokratike. “Takim i gjatë dhe i përzemërt me Kryetarin e Komisionit për çështjet Europiane, parlamentarin e Bundestagut Gjerman, Zëdhënësin e CDUsë, z. Gunther Krichbaum. Ndër takimet më të frytshme dhe realiste mbi çështjet akute te integrimit europian e linjave të politikës sonë drejt hapave negociues me BE. Po aq sa dhe trajektoret e demokracisë së brendshme, reformën në drejtësi, zhvillimin ekonomik e tema të tjera të dinamikave shqiptare. Pikë kyçe në bashkëbisedimin tonë ishin zhvillimet në Partinë Demokratike, mundësitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur vlerat perëndimore mbi të cilat ajo është themeluar. Ndihma që vjen nga miku gjerman dhe CDU -CCU është mëse e mirëpritur”, shkruan Gjekmarkaj. Pra, ky takim është një “shuplakë” e fortë për Berishën, i cili edhe nga gjermanët e CDU duket se është shpallur “non grata”.

Krichbaum: Nuk do të bashkëpunojnë me PD nëse e merr Berisha

Kujtojmë, se pak kohë më parë Krichbaum, tha në emër të CDU, se ata nuk do të bashkëpunojnë me PD, nëse drejtimin e saj e merr Sali Berisha. Ai deklaronte se nëse Berisha merr Partinë Demokratike do angazhohej që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. “Së pari, më vjen shumë keq për zhvillimet në PD dhe nuk jam i vetmi. Sigurisht që është çështje e vetë partisë se kë dëshiron të zgjedhë për lider. Neve nuk na takon të ndërhyjmë. Por kjo do të thotë edhe për ne dhe për mua personalisht, se unë do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit. Nëse nuk do të jetë kështu, por do të ketë kthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen time personale. Në një rast të tillë, unë do të angazhohesha që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Sepse ne, si Parti Popullore Evropiane duhet të ecim përpara. Besoj se u shpreha qartë ashtu siç e thashë. Partia lipset të marrë një vendim të mençur dhe të marrë parasysh efektin në planin ndërkombëtar, nëse në të vërtetë ndjek pretendimin se jo vetëm dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit. Ky është qëllimi legjitim i një partie në demokraci: që të vijë në pushtet e të formojë qeverinë. Unë mendoj se amerikanët kanë gjetur fjalë të qarta dhe mendoj se partia bën mirë që fjalë të tilla të mos i lërë pa i dëgjuar”, tha ai. Ndërkohë, Berisha tha se ai është një qëndrim personal në i deputetit të Budentstagut, ndërsa vijoi se ndjen keqardhje nëse Krichbaum mendon se mund të ndërhyjë në procesin e zgjedhjeve të PD-së. Dhe këtë po bëjnë, pasi nuk po e presin Sali Berishën në asnjë takim, duke njohur Alibeajn si përfaqësues të PD-së.