BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Beteja për rikthim në detyrë nga gjykata Strasburgut, reagon SPAK ndaj të shkarkuarve nga vettingu

Beteja për rikthim në detyrë nga gjykata Strasburgut, reagon SPAK

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve te shkarkuar nga vettingu po e vazhdojnë betejën për rikthim ne gjykatën e Strasburgut.

11 komisionerë e gjyqtarë te vettingut janë verifikuar nga prokuroria e posaçme antikorrupsion gjatë dy muajve te fundit, por me përjashtim te gjyqtarit te vettingut Luan Daci, për te tjerët SPAK vlerëson se nuk ka asnjë element te dyshimtë dhe me këtë argument është vendosur mos fillim hetimesh.

Prokurori i SPAK, Atin Dumani shprehet se nuk ka asnjë element dyshues për shpërdorim detyre nga tre komisionerët e vettingut Etelda Ciftja , Xhensila Pine dhe Brunilda Bekteshi te denoncuara nga ish gjyqtari Petrit Aliaj. Ky i fundit nuk u paraqit asnjëherë ne seancat e vettingut, por ju drejtua SPAK me argumentin se i kishin lënë vetëm tre ditë kohë për tu mbrojtur dhe se e kishin fyer. Ish gjyqtari ne denoncim solli ne vëmendje një vendim te mëparshëm te KPK ndaj një gjyqtari te konfirmuar ne detyrë, ku gjatë kontrollit te tij u lexua një raport i Dsik. Ky raport e hidhte dyshime se gjyqtari i konfirmuar gjatë ushtrimit te detyrës si inspektor ishte paguar nga gjyqtari mitdhënës Petrit Aliaj. SPAK thekson se komisonerët nuk kanë shpërdoruar detyrën dhe nuk ka asnjë element dyshues ndaj tyre.

Komisioni i pavarur i kualifikimit, argumenton SPAK, ka te drejtën eskluzive që të grumbullojë prova dhe nuk mund te marrë përsipër bazueshmërinë e këtyre vendimeve qofshin ato te ndërmjetme apo përfundimtare pasi kjo është kompetencë e KPA dhe sa me sipër nuk ka asnjë indicie qe ne vendimin ndaj Aliaj komisionerët te jenë infektuar nga ndonjë interes tjetër jashtë gjyqësor ndaj shpallet mos fillimi.

Dosja tjetër e prokurorit Edvin Kondili sqaron kallëzimin e ish prokurores Rovena Gashi qe denoncoi se gjyqtarët e vettingu Natasha Mulaj , Luan Daci, Albana shtylla Ardian Hajdari, Rezarta Schuez dhe Ina Rama. Dyshimet e Gashit për hedhjen e shortit dhe caktimin e trupës ndaj saj u konsideruan te pabazuara nga prokurori i SPAK i cili shkruan ne vendimin e mos fillimit se kreu një sërë kqyrjesh ne zyrat e KPA.

Për pretendimin tjetër te Gashit qe denoncon se KPA shpërdoroi detyrën duke mos e zëvendësuar gjyqtarin Luan Daci sapo ai u pezullua për llogari te hetimeve te hapura kundër tij, SPAK vlerëson se nuk mund te ndërhyjë ne veprimtarinë e këtij institucioni.

Mos fillim është vendosur edhe për denoncimin e Alaudin Malaj ndaj Lulzim Hamitaj, Etleda Ciftja dhe Suela Zhegu, kjo e fundit e akuzuar nga gjyqtari se nuk kishte raportuar ne formulare , dënimin e bashkëshortit. SPAK thekson se Zhegu nuk ka qenë asnjëherë e dënuar dhe se nuk ekziston asnjë indicie dyshimi ndaj saj.

Në duart e prokurorëve janë nën verifikim edhe denoncimet e ish prokurorëve Antoneta Sevdari dhe Besnik Cami, që kanë kallëzuar dy gjyqtarët e vettingut Ardian Hajdarin dhe Luan Dacin.

Më të lexuarat