Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Betimi i qeverisë tek Meta, reagon LSI: Ja ç'kërkon BE, dhe ja ç'premton qeveria

Postuar: 13/09/2017 - 18:59

Pas dekretimit të qeverisë së re nga presidenti Ilir Meta ka ardhur edhe reagimi i LSI. Me anë të një statusi në “Facebook” nënkryetari i LSI-së Luan Rama thekson se është injorancë që qeveria premton shtetin ligjor.

Luan Rama shton se “të flasësh sot pas 27 vitesh demokraci pluraliste per shtet ligjor, do të thotë të mos kesh kuptuar e të mos kesh marrë vesh asgjë për kushtin e parë të tërë procesit të integrimit europian dhe që është shteti i së drejtës!”

MESAZHI I LUAN RAMËS
BE kërkon shtetin e së drejtës, Qeveria premton shtetin ligjor! Çfarë injorance!
“Shteti ligjor dhe drejtësia e re!
Kështu emërtohet një prej kapitujve të programit të qeverisë! Më falni, po shprehje më alarmante të injorancës nuk mund të ketë! Të flasësh sot pas 27 vitesh demokraci pluraliste per shtet ligjor, do të thotë të mos kesh kuptuar e të mos kesh marrë vesh asgjë për kushtin e parë të tërë procesit të integrimit europian dhe që është shteti i së drejtës!
Shteti ligjor dhe shteti i së drejtës janë dy koncepte që bëjnë diferencën mes shtetit demokratik nga sistemet e tjerë të organizimit shtetëror.
Diferencat janë thelbësore. Më ndjeni për tonet didaktike, por ka dallime esenciale dhe përmbajtësore mes shtetit të së drejtës në kuptimin euroatlantik, të cilit une po i referohem dhe shtetit ligjor për të cilin flet programi i qeverisë!
Sepse shtet ligjor ka qenë edhe shteti që ndërtoi Zogu, shtet ligjor ishte Shqipëria edhe në ato 6 muajt e qeverisjes se Nolit, shtet ligjor ishte edhe në kohën e fashizmit, edhe gjatë komunizmit, shtet ligjor ka qënë edhe Shqipëria postkomuniste, por nuk ka qenë e për fat të keq nuk është as sot shtet i së drejtës!

Edhe ju në sloganin tuaj zoti Kryeministër ju flisni vetëm për shtetndërtim, e jo për shtet të së drejtës!
Ju na flisni për mirëqeverisje, po mirëqeverisje pa idealin e shtetit të së drejtës nuk ka e nuk mund të ketë!
Por le të ecim më tej me thagmat e programit tuaj. Bashkë me shtetin ligjor në vend të shtetit të së drejtës, ju na servirni edhe togjalëshin “drejtësi e re”!
Eshtë një togfjalësh i huazuar mbi 70 vjet më parë, në kohën kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re. Në vitin 1946, pas shpalljes së Republikës Popullore të Shqipërisë, në vigjilje të gjyqit kundër deputetëve e më pas, mori qytetari koncepti “drejtësia e re popullore”.
Nuk ka drejtësi të vjetër e as drejtësi të re. Qysh prej Justinianit e deri në ditët tona, drejtësia ka qenë e ka mbetur drejtësi.
Ndoshta dikush mund të thotë se në programin e qeverisë “drejtësia e re” është një metaforë! Pa dashur t’ju marr kohë e t’ju shpegoj çfarë është metafora, në kontekstin që është përdorur në programin e qeverisë togfjalëshi “drejtësi e re” është metaforë injorance!
Dikush tjetër mund të thotë që lidhet me reformën në drejtësi e me vetingun! Edhe në këtë kontekst, sado që programi i qeverisë për reformën në drejtësi ka vetëm fjali të përgjithshme per demagogji, “drejtësia e re” është ajo që thashë: metaforë e injorancës!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2017 - 22:06

Shqipëria dhe Gjermania kanë firmosur marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të kontributeve shoqërore.

Marrëveshja me përfaqësuesen gjermane u firmos nga ambasadori shqiptar në Berlin, Artur Kuko.

Postuar: 19/09/2017 - 21:48

Eurodeputeti Knut Fleckenstein, njëkohësisht reporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian, thotë se Shqipëria nuk rrezikon rikthimin e regjimit të vizave me zonën Shenge

Postuar: 19/09/2017 - 21:41

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstien është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” përballë gazetarit Sokol Balla për të folur për si

Postuar: 19/09/2017 - 21:32

Një incident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku një makinë luksoze "Audi A8" e blinduar goditi një automjet të policisë.

Postuar: 19/09/2017 - 20:54

Presidenti i Rajonit të Abruzzo-s, Itali, Luciano D’Alfonso zhvilloi një vizitë pune në Tiranë me ftesë të Kryetarit të Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Da

Postuar: 19/09/2017 - 20:46

Opozitarët kanë reaguar menjëherë pas vendimit nga ana e Partisë Socialiste për të marrë një vendim bashkë me popullin në lidhje me ligjin e mbetjeve.

Postuar: 19/09/2017 - 20:36

Organet e reja të vettingut pritet të nisin punën në tetor, me dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve.